Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Shko poshtë

Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari” Empty Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Apr 2011 - 14:05

Animacioni 3D “Adem Jashari” ka gjasa të mos shfaqet fare. Traileri gjashtëminutash është tërhequr nga ueb-faqja youtube.com. Sipas burimeve të gazetës, një gjë e tillë është bërë me kërkesën e familjes së heroit kombëtar, ndërkaq prodhuesit e këtij filmi ende nuk e kanë marrë pëlqimin e Jasharëve për shfaqjen premierë të këtij filmi, i paralajmëruar për pesë mars.
Murat Jashari, të dielën, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, me arsyetimin se “populli i Kosovës edhe ashtu është i lodhur dhe tema të tilla e ngarkojnë edhe më shumë atë”. Javën e kaluar, kur qe shfaqur inserti nga animacioni “Adem Jashari”, ai i pati thënë gazetës se nuk i pëlqen mënyra sesi është pasqyruar historia e luftës së familjes së tij, me aq sa kishte parë në gjashtë minuta, nga gjashtëdhjetë sa mendohej të zgjaste ky film. Prej pasqyrimit jo të drejtë të ngjarjes që ka ndodhur në Prekaz në mars të 1998-s, e deri te ngjyrimi fetar që përmbante traileri, Muratit i kishte ngjallur një mal dyshimesh. Më së shumti i kishte mbetur hatri që deri më sot kushdo që ka trajtuar në çfarëdo mënyre këtë histori është konsultuar paraprakisht me familjen Jashari. Këtë gjë, sipas Murat Jasharit, nuk e kishte bërë Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër, që me 50 mijë euro kishte mbështetur prodhimin e këtij filmi, e as kompania “Sira” - e regjistruar për shumë aktivitete, ndër to edhe aso fetare - e cila ka prodhuar këtë animacion.
Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë “Sira”, nuk ka gjetur kohë të dielën të japë asnjë sqarim për tërheqjen e trailerit nga interneti, aty ku ishte paralajmëruar animacioni “Adem Jashari”. Nuk ka dhënë përgjigje as në pyetjen nëse filmi do të shfaqet më 5 mars, ashtu siç kishin paralajmëruar më parë.
“Më telefono më vonë sepse jam i zënë”, ka thënë shkurt Avdiu, të dielën, pas telefonatës së parë. Pas disa përpjekjeve ai nuk u është përgjigjur më telefonatave të gazetës.
Por Basri Lushtaku, që në filmin e animuar “Adem Jashari” ka rolin e narratorit të ngjarjes, ka konfirmuar një detaj.
“Me sa di unë Jasharët janë takuar me producentët e filmit”, ka thënë Lushtaku.
Tashti ai ka bindjen se paraprakisht duhet të konsultohet me familjen, në mënyrë që të nxirret, siç thotë ai, yndyra e atij tregimi.
“Pikërisht ndoshta kjo ka munguar”, ka thënë ai, ani pse këtë e sheh si problem që mund të mënjanohet dhe animacioni në tërësi të shfaqet.
“Nëse Jasharët e shohin se diçka me të vërtetë nuk është në rregull, sigurisht se duhet respektuar, sepse është jomorale edhe prej nesh si artistë ta pasqyrojmë një ngjarje e cila nuk ka ndodhur ashtu”, ka thënë Lushtaku.
Megjithëse para një jave kishte deklaruar se “baca Shaban sa kishte qenë atdhetar aq kishte qenë edhe fetar”, tash Lushtaku ka tjetër qëndrim.
“Dihet se para së gjithash Jasharët kanë pasur besim në kombin”, ka thënë ai të dielën. Por megjithatë vazhdon të besojë se filmi në të cilin ai ka rrëfyer historinë nuk ka pasur për qëllim as përfitimin material e as përçimin e mesazheve fetare.
“Kompania, po besoj unë, është nisur prej parimeve të shëndosha sesi kanë qenë si familje Jasharët. Nuk ma merr mendja që ka qenë qëllimi që asaj t’i jepej konotacion fetar”, ka thënë Lushtaku.
Filmi i animuar “Adem Jashari” ishte paralajmëruar se do të shfaqej në kinemanë e vetme të kryeqytetit ABC, në 13-vjetorin e luftës heroike të Prekazit. Përveç që kjo kinema nuk ka mundësi teknike të shfaqë filmin në këtë format, ajo nuk ishte informuar fare që filmi do të shfaqet aty.
Menaxherja e kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, Miradije Vllahiu, ka thënë se ende në adresë të tyre nuk ka një kërkesë që filmi të shfaqet më 5 mars.
“Ne e kemi të rezervuar programin deri në qershor të këtij viti”, ka thënë Vllahiu.
Të mbështetur nga Fondacioni i Rinisë Islame me seli në Zvicër me 50 mijë euro, kompania “Sira” ia kishte mësyrë të prodhonte 60 minuta animacion në 3D, ani pse kurrë më parë as që ka bërë film.
Gjashtë minutat e shfaqur të animacionit “Adem Jashari” portretizonin Adem, Hamëz e Shaban Jasharin teksa luftonin në një vend që nuk i përngjante aspak fshatit Prekaz në Skënderaj. Ngjyrimet fetare ishin të dukshme edhe në trailerin e filmit, ku në vetëm gjashtë minutat e filmit të tre heronjtë kombëtarë të familjes Jashari i luten Zotit.
Murat Jashari i kishte thënë gazetës se janë të interesuar që gjërat që bëhen për familjen e tij të mbajnë vulën e institucioneve të vendit.

Gazeta 24 Ore
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi