Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Samanta Karavella: Ja si është e vërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Samanta Karavella: Ja si është e vërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samanta Karavella: Ja si është e vërteta

2 posters

Shko poshtë

Samanta Karavella: Ja si është e vërteta Empty Samanta Karavella: Ja si është e vërteta

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 1:40

Prishja e bashkëpunimit të saj me Big Bastën u bë shkak spekulimesh. E madje, aludime se pikërisht kjo ngjarje lidhej me mosfutjen e saj në finalen e festivalit të Top Fest. Por ja që dy ngjarjet ecin në dy rrugë të ndryshme dhe nuk kanë asnjë pikë lidhje me njëra-tjetrën. Vetë këngëtarja e suksesshme, Samanta Karavello tregon për gazetën “Mapo” sesi qëndron e vërteta e kësaj historie!Samanta, këtë edicion të tetë të Top Fest u prezantuat me këngën “Provoje edhe njëherë”. Nuk arritët të ishit pjesë e finales së këtij festivali… U erdhi surprizë ky lajm? Ndiheni e zhgënjyer?

Ishte hera e katërt që prezantohesha në ‘Top Fest’ dhe gjithmonë kur jam prezantuar në këtë festival kam sjellë këngë të rrymave të ndryshme, nga një këngë tek tjetra, si nga ana vokale, ashtu edhe për stilin e këngës apo performancën në skenë. Këtë edicion mendova që të vija me një stil ndryshe në festivalin Top Fest, ku solla këngën “Provoje edhe njëherë”, të realizuar nga Big Basta. Kënga arriti deri në fazën gjysmë finale, ashtu sikurse pati të njëjtin fat edhe kënga “Femër Fatale”, pa mundur të arrinte në finale. Sigurisht që dëshira ime ishte që të ishte pjesë e finales, përveç faktit që në numër ishte hera e katërt që unë merrja pjesë në këtë festival… Nuk mund të them se është një zhgënjim shumë i madh, që të më pengojë për të vazhduar rrugën time të artit, pasi kam rrugë të tjera përpara, por që sigurisht u mërzita nga ky festival, pasi nuk është hera e parë që konkurroj dhe gjithmonë kam ardhur ndryshe në të, që nga kënga e parë që unë u bëra pjesë e Top Fest, “Të dua”, kënga e dytë nga Pirro Çako, që edhe pse nuk arriti të hynte në finale u kthye në një hit, po ashtu “Femër Fatale”, që nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar dhe që nuk e pëlqen, “Provoje edhe njëherë”, sërish një këngë e veçantë, kështu që nuk është hera e parë që ndodh kështu.

Në fakt, Samanta, “gojët e liga” thonë se ka qenë pikërisht prishja e marrëdhënies suaj me Big Bastën, që rrezikoi mosmarrjen pjesë në finale?

Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Është shumë qesharake dhe mu duk shumë absurde si shkrim, thjesht është iniciuar prej faktit që miqësia ime me Big Bastën nuk vazhdon, por që nuk është aspak e vërtetë që unë nuk jam në finale prej atyre fjalëve që janë thënë, që ishin shumë të ulëta në fakt. Qesharake, në kuptimin e plotë të fjalës. Në momentin që unë e kam marrë vesh, kam qeshur.

Arsyet e prishjes së marrëdhënies suaj kanë qenë paratë?

Jo aspak! Është pjesa profesionale që ka ndikuar në prishjen e miqësisë tonë, ka të bëjë me këngët, por nuk ka aspak lidhje me pagesat, pasi kjo është gjë shumë e zgjidhshme!

Ka pasur një kontratë me shkrim mes ju të dyve?

Jo aspak! Nuk ka një kontratë, nuk ekziston diçka e tillë.

Me Big Bastën nuk komunikoni fare aktualisht?

Nuk mbajmë më kontaktet që kemi pasur më përpara!

Po pas shkrimit nuk keni komunikuar me njëri-tjetrin?

Jo absolutisht. Di vetëm që nuk është bërë shkrimi prej atij, pasi s’ka sesi të bëhej, kur nuk është një gjë e vërtetë, por që ende nuk e kam zbuluar arsyen pse e kanë bërë këtë shkrim. Ndoshta ka njerëz që nuk duan të më shohin aty ku duhet të jem dhe bëjnë gjëra të tilla!

A mendon se do të ndikojë në karrierën tuaj muzikore kjo ngjarje?

Unë them më pak fjalë e më shumë punë! Sigurisht që nuk u ndjeva shumë mirë, por që jeta vazhdon dhe këto gjëra mua më bëjnë edhe më të fortë, pasi pas kësaj jam bërë edhe më e fortë dhe më ka hipur një dëshirë dhe etje e madhe për të punuar!

Aktualisht po punon për një këngë të re?

Po, po punoj paralelisht për disa këngë të reja. Janë disa autorë me të cilët jam në kontakt, por unë do të përzgjedh një prej tyre. Të shoh se cila prej tyre do të jetë më ritmike dhe do të më pëlqejë më shumë dhe atë dua ta zgjedh për klipin e verës, në mënyrë që të më ngrejë edhe më shumë sesa kam qenë (qesh)! Ilda Lumani MAPO
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Samanta Karavella: Ja si është e vërteta Empty Re: Samanta Karavella: Ja si është e vërteta

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 17:40

ua u rrit goca e mire e mamit............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi