Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në një puthje, e gjithë dija e njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në një puthje, e gjithë dija e njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në një puthje, e gjithë dija e njeriut

3 posters

Shko poshtë

Në një puthje, e gjithë dija e njeriut Empty Në një puthje, e gjithë dija e njeriut

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 3:38

Muajin e kaluar, dy puthje të "mrekullueshme" kanë shëtitur në të gjithë botën. Ata që kanë kryer këtë akt janë George Clooney dhe Richard Gere - praktikisht dy princat e kaltër më seksi të kohës - të cilët kanë ngjallur habi dhe kanë tronditur botën me dy puthje prej "horrash". George i ka dhënë një super puthje për bamirësi. Ai i ka bërë një puthje me buzë të mbyllura gruas së një regjisori të famshëm amerikan, në një garë bamirësie në Festivalin e Kanës. Ndërsa Richard Gere ka puthur në mënyrë të shkujdesshme një yll të "Big Brother" (në versionin Indian), indianen Shilpa Shetty, në një vend të Indisë, ku të fejuarit nuk u japin as dorën femrave kur janë në rrugë. Në një gjyq të Rajastan është urdhëruar menjëherë arrestimi i aktorit, i cili është akuzuar për akte të turpshme në vende publike, ndërsa ekstremistët indianë kanë djegur në rrugë foton e aktorit që kreu aktin.
Mesa duket, në vendet lindore, në ndryshim me ato perëndimore, ka ende diçka të shenjtë në puthje, pavarësisht sjelljeve tona seksuale të lira dhe të shfrenuara: diçka të thellë e të fuqishme. Frojdi thoshte se anatomia është fat dhe në hartën e trurit goja ka një pozicion shumë më të rëndësishëm në lidhje me organet e tjera seksuale (vetëm dora dhe gishtërinjtë zënë një hapësirë analoge në tru). "Çfarë bën për puthjen, një puthje", këtë e tregon një libër, i cili do të dalë në shitje këto ditë dhe titullohet "Puthja", i shkruar nga Alan Montandon, profesor i letërsisë krahasuese në Paris dhe anëtar i Institutit Universitar në Francë. Fillohet me gjimnastikën, sepse puthja është edhe një çështje muskujsh: specialistët thonë se një puthje e thellë përfshin 29 muskuj të fytyrës, ku 17 janë vetëm për gjuhën: veç të tjerash vë në lëvizje 9 miligramë ujë, 0.18 lëndë të yndyrshme, 0.45 kripëra minerale, mijëra baktere dhe miliona mikrobe.
Antropologët, nga ana e tyre, shikojnë te puthja simbolin e një shkëmbimi, ushqyerje, dashurie, por edhe diçka më shumë: pothuajse njësoj si një transfuzion shpirtëror. Si lindin puthjet? Sipas etologut Desmond Morris edhe ne, qeniet njerëzore, e praktikonim të ushqyerin gojë më gojë, siç bëjnë zogjtë, majmunët dhe luaneshat. Nënat tona e përtypnin ushqimin vetë dhe ua jepnin të vegjëlve me gojë. Morris thotë se njeriu e ka praktikuar këtë formë të ushqyerit të paktën për 1 milion vite. Të dashurit që e "eksplorojnë" në mënyrë reciproke gojën me gjuhë, do të vinin re më pas mirëqenien arkaike, ndjenjën e kënaqësisë dhe besimin e të ushqyerit gojë më gojë. Por, kënaqësia e puthjeve është edhe një fakt kimik. Në rastin e "puthjes së parë" (me dikë që na pëlqen shumë) tek individi shfaqet në fakt një "stuhi" e vërtetë, që shkencëtarët i atribuojnë një molekulë feniletilamina (Pea), e cila shkakton efekte të ngjashme me amfetaminat dhe vepron mbi sjelljen dashurore, duke dhuruar prodhimin e dy hormoneve, dopamina, një neurotransmetues që prodhon ndjenja shpërblyese e të këndshme dhe noradrenalina që provokon ngacmimin dhe euforinë.

Marre nga : Gazeta Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në një puthje, e gjithë dija e njeriut Empty Re: Në një puthje, e gjithë dija e njeriut

Mesazh nga Durrsaku Mon 6 Jun 2011 - 3:41

per richard gere me behet qejfi ishalla e arrestojne kush eshte ky qe qenka mbi ligjin ishalla e denojne perderisa e ka me ligj si shtet
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në një puthje, e gjithë dija e njeriut Empty Re: Në një puthje, e gjithë dija e njeriut

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 2:54

Per disa nje puthje perben problem,ndersa per disa te tjere jo.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në një puthje, e gjithë dija e njeriut Empty Re: Në një puthje, e gjithë dija e njeriut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi