Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Messi në fund të muajit shkon para altarit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Messi në fund të muajit shkon para altarit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Messi në fund të muajit shkon para altarit

2 posters

Shko poshtë

Messi në fund të muajit shkon para altarit Empty Messi në fund të muajit shkon para altarit

Mesazh nga Emona Wed 8 Jun 2011 - 3:13

Messi në fund të muajit shkon para altarit 08-lionel_0806111310_1
Buenos Aires, 8 qershor - Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është marrëzisht i dashuruar me bukuroshen Antonella Roccuzzo dhe këtë dashuri ai planifikon ta kurorëzojë me martesë në fund të këtij muaji në vendlindjen e tij në Argjentinë, shkruan të martën mediet spanjolle.

Antonella është një vajzë 22 vjeçe, po ashtu nga Argjentina. Ajo ka lindur në qytetin e Rosarios, që është edhe vendlindja e Messit. Të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë prej moshës pesëvjeçare. Messi është takuar me Antonellan falë shokut të tij, Lucas Scaglia, që është kushëri i Antonellas.

"E kam parë Antonellan duke u rritur dhe njihemi prej fëmijërisë. Gjithashtu edhe familjet tona njihen shumë mirë mes vete, kështu që nuk kemi asnjë dyshim për njëri-tjetrin", ka thënë Messi, përcjell gazeta "AS" të martën.

Messi vlerëson se jeta e tij është e kompletuar, por pas martesës me Antonellan, ajo veçse do të bëhet edhe më e bukur dhe më e kompletuar. Futbollisti i Barcelonës llogaritet më i miri dhe ndër më të paguarit në botë. Ai ka kohë që bashkëjeton me të dashurën, Antonellan.

Në të vërtetë, emri i tij kohët e fundit është lidhur me shumë femra të bukura, përfshirë modelen e "Playboyt", Luciana Salazar apo edhe modelen e njohur katalunase, Macarena Lemos. Megjithatë, Messi ka qëndruar i qetë dhe ngul këmbë se Antonella është femra e vetme në jetën e tij.

"Ka kaluar një vit që jemi rregullisht së bashku dhe deri më tash askush nuk e ka ditur për lidhjen tonë. Kemi dashur të mbajmë lidhjen sekrete nga të gjithë. Ndonëse njerëzit na kanë parë nëpër rrugë, por kjo është një gjë shumë normale", është shprehur Messi. Por, lidhja e tyre është zbuluar para pak ditësh kur u botuan disa fotografi nga një festival në Barcelonë.

"Nuk e kam ditur se do të ketë paparaci në karnavalin Sitges, mirëpo kjo aspak nuk ka lidhje. Jam shumë i lumtur me Antonellan".

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Messi në fund të muajit shkon para altarit Empty Re: Messi në fund të muajit shkon para altarit

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 4:49

edhe ky iu dorezua dashurise;te trashegohet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi