Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fati i një njeriu përballë realitetit mistik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fati i një njeriu përballë realitetit mistik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fati i një njeriu përballë realitetit mistik

2 posters

Shko poshtë

 Fati i një njeriu përballë realitetit mistik Empty Fati i një njeriu përballë realitetit mistik

Mesazh nga WebMaster Thu 9 Jun 2011 - 0:51

Rekuiem për Sabajeta Peposhin. Shkrimtaria e saj, prozë dhe poezi u ndërpre kur parandjeu dhe paracaktoi vetë fatin e vet, fat i njeriut përballë një realiteti të pavëmendshëm ndaj njeriut, realitet që e ngacmoi dhe e trandi atë vazhdimisht aq sa i dha fund.



Shpesh krijohet përshtypja, për krijues të talentuar të një moshe relativisht të re si ajo e Sabajeta Peposhit, se shkruajnë mbi nivelin e moshës së tyre. Është një perceptim disi i sipërfaqshëm dhe në raste të tilla lind keqkuptimi sikur kemi të bëjmë me talente të përshpejtuar, me një shkëlqim të parakohshëm.

Keqkuptimi vjen se krijues të tillë shkëputen estetikisht nga masivja krijuese (qofshin këta nxënës shkollash, studentë apo dhe në moshë më madhore) dhe krijojnë vetvetiu profilin e krijuesit të njëmendtë.

Sabajeta në moshën 21-vjeçare pothuajse e mbylli krijimtarinë e vet. Kështu i erdhën rrethanat ose i ftoi me vetëdije të plotë rrethana të tilla të ndërpriste krijimin. Mbi këtë moshë ajo shkroi pak proza, tek-tuk edhe ndonjë poezi që e shënoi në fletoret e leksioneve kur ndiqte Fakultetin e Gazetarisë.

E talentuar, nuk ka kurrfarë dyshimi se qe e tillë.

1. Sabajeta u lind në Kukës më 20 qershor 1986. Gradualisht u përpoq të formësonte profilin e vet dhe përveçse të ruante brishtësinë, delikatesën dhe të njerëzishmen, u fut në fushën e letërsisë e pajisur me ndjesinë e të shkruarit, me talentin fort të dhuntishëm dhe njëkohësisht me punën përkushtuese.

Filozofike në konceptet që parashtronte në shkrimet e saj. Në vitin 1998, në moshën 12-vjeçare, në konkursin letrar të nxënësve të shkollave tetëvjeçare të Kukësit, fitoi vendin e parë.

Në vitin 1999 botoi përmbledhjen poetike "Në qetësinë e qiellit" (Kl. letrar "A. Pashku", Kukës). Qysh prej asaj kohe botoi cikle me poezi dhe prozë në organe të ndryshme letrare (Tiranë, Prishtinë, Shkup); përfshihet gjithashtu me dhjetë proza në përmbledhjen "Para pasqyrës" (2004) si dhe me esenë "Karvani i yjeve të përlotur" në përmbledhjen "Fjala në litar" (Shkrime për Havzi Nelën), 2005.

Në vitin 2004, fitoi vendin e parë në konkursin letrar të shkollave të mesme "E. Çabej" (Tiranë) me poezinë "Atdheu" dhe vendin e dytë me prozën "Lëmshi". Maj 2008, botoi përmbledhjen me proza "Mungesë në ballo" (Ombra GVG).

2 Korrik 2008, në Ditën e Komunikimit në Departamentin e Gazetarisë, mori çmimin e parë (Atelieja e Radios). Në vitin 2008, mbaroi studimet për Gazetari në Tiranë. Më 2008 deri në mars 2010, punoi në disa organe shtypi të Tiranës.

2. Qe janari i vitit 1998

Drejtoja jurinë e një konkursi letrar për nxënësit e shkollave 8-vjeçare për rrethin e Kukësit. Gjatë përzgjedhjes, më ra në sy një fletore me rreth 20 poezi, shkruar me një shkrim të kujdesshëm. Në kapakun e fletores, emri dhe mbiemri i autores: Sabajeta Peposhi.

Sabajeta ndiqte mësimet në klasën e pestë. Nuk qe vështirë të dalloje poezitë e saj për cilësinë. Juria i dha vendin e parë. E njoha të voglën Sabajeta, ose Sabin, siç e thërrisnin shokët e shoqet e klasës: trupimët, e brishtë, me sy mbushur gjithë dritë, jashtëzakonisht e ndrojtur.

Mbas një jave më solli dy fletore të tjera me poezi dhe proza. Por qe mjaft befasuese për mua kur më tha se libri që i kish pëlqyer më tepër qe "Plaku dhe deti" i Hemingueit. I lexova me vëmendje poezitë dhe prozat e saj dhe pata një ndjesi të këndshme se e vogla Sabi qe e pajisur me shumë talent. Nisa të përkujdesem për krijimtarinë e saj.

Një vit më vonë i botohet libri me poezi "Në qetësinë e qiellit". Në hyrje të librit pata nënvizuar se "Ajo shkruan thjesht, pa kurrfarë retorizmi, pa fjalë të përgjithshme që mund të vihen re në pjesën më të madhe të nxënësve, sidomos të shkollës tetëvjeçare, që merren me shkrime letrare, kryesisht me poezi; shkurt, shkruan e shtyrë nga frymëzimi, vetëm nga ajo shtysë e brendshme që sjell në jetë poezinë".

Në krye të dy a tri vjetëve, krijimtaria e saj në poezi e prozë pati një ngritje të çuditshme sa vështirë mund të hetohej se autorja qe gjimnaziste. Boton në organe të ndryshme letrare. Tërheq vëmendjen e krijuesve, si V. Koreshi, R. Musliu, L. Stani, M. Gjana, A.

Selmani, A. Morina, L. Lleshanaku, Y. Berisha, R. Sylaj etj., dhe tash së voni edhe të krijuesve të tillë në Prishtinë si A. Konushevci, M. Ramadani (madje ky i fundit realizoi edhe një grafikë i frymëzuar në njërën prej prozave të Sabajetës), apo dhe të A. Kyçykut (Bukuresht).

Zhvendoset familjarisht në Tiranë, në zonën periferike. Në kohën kur kryente studimet për gazetari, botoi librin me proza "Mungesë në ballo". Nuk kishte dëshirë të përfshihej në asnjë konkurs letrar; më pati thënë se i qe krijuar përshtypja se konkurset në Shqipëri sikur nuk zhvilloheshin për letërsinë e mirë, po për rrethe të ngushta miqsh e shokësh.

Në tekstin letrar të Sabajetës, mund të shihet kuptimësia e parë, më pas nënteksti dhe në plotninë e vet, teksti funksionon vetëm sipas parametrave që parasheh një tekst letrar. Të bënte përshtypje ajo brishtësi dhe ndrojtje e saj, dhe në anën tjetër, në shkrimet e saj, mund të hetoje situata thuajse të frikshme ekzistenciale.

Mesa duket, ajo e shihte letërsinë jo si pasqyrë të jetës, por si një hapësirë plot mister dhe me fije të padukshme. "Jam e urtë deri në atë cak sa gjykoj se nuk më kanë cënuar në një formë apo tjetër identitetin tim si njeri.

Prandaj, kujdes! Ky ishte thjesht një paralajmërim. E dua jetën në çdo sens që përfshin dritëhijet e saj, por në disfavor të errësirës së hijeve". Kështu shkroi në ditarin e saj më 12 janar të vitit 2004.

3. Më pati thënë se mbasi të kryente Fakultetin në Shqipëri, do të ambjentohej për do kohë me të mirat dhe mungesat në Shqipëri, dhe ndërkaq, mbasi të vijonte të mbushej me kulturën e domosdoshme që kish të bënte kryesisht me letërsinë, por dhe me diplomacinë, shumë gjëra që kish shkruar më parë do t'i rishihte, do të rimerrte motive më të hershme, do të shfrytëzonte shënime të kohëmbaskohshme dhe do t'i rikthehej shkrimtarisë me energji të re.

Në shtator të 2009-s më tha gjithashtu se mbas pak kohësh do të niste të shkruante intensivisht, se kishte në mendje disa proza e poezi, por sikur s'i kishte ardhur çasti fatlum t'i hidhte në letër, por dhe me një lloj shfajësimi të lehtë se donte të shkruante më cilësisht se ç'kishte shkruar më parë.

Mbasi kreu Fakultetin për gazetari, nuk aplikoi të ndiqte studime të mëtejshme. As për brenda, as për jashtë vendit, as për letërsi e gazetari, por as për diplomaci. Shumë gjëra ia la rastësisë të cilën e priste që, ndoshta, kur asaj vetë të mos i shkonte nëpër mend, t'i shfaqej si rastësi fatlume.

Por rastësia qe për të një dritë e re që s'po i avitej, një rendje e fuqishme mbas ëndërrimit, një pikë ku mund të gjente qetësinë që dëshironte.

Edhe pse koha fizike qe e pamjaftueshme për të, krejt fatale, ajo shkroi dhe realizoi një letërsi jashtë parafabrikateve, origjinale, si reagim i ndjeshëm përmes një qetësie shembullore ndaj një realiteti të pakëndshëm dhe deri diku të paperceptueshëm për të.

Pavarësisht se ia doli ta sendërtojë në mënyrën më të mundshme, në një formë gati-gati magjike, në kumtimet e saj në prozë e poezi. (Ajo tashmë ka lënë në dorëshkrim rreth 100 poezi, 50 proza dhe ditarin që e mbajti gjatë viteve të gjimnazit, që do të shohin dritën e botimit në një kohë t'afërt).

Në moshën 17-vjeçare, në përmbyllje të prozës "Buzë gropës së hapur", Sabajeta shkroi: "Kësisoj, e lodhur nga parashikimet e çuditshme buzë gropës së hapur, e mbylla monologun e trishtë me një kryefjalë po të tillë: "Me ose pa jetë, do më duhet një varrmihës mua, mishit të gjallë të quajtur rastësisht: njeri".

Mesa duket, ajo e parandjeu dhe paracaktoi vetë fatin e vet, si fati i njeriut përballë një realiteti sa mistik, aq edhe i pavëmendshëm ndaj njeriut, sa trazues, aq edhe i rëndë, realitet që e ngacmoi dhe e trandi atë vazhdimisht.

Tashmë, nuk mund të them se Sabajeta vazhdon të shkruajë, për shkak se prej orës 6.30 të mbrëmjes së 28 prillit të këtij viti, ajo nuk jeton më. Dhe, po të jetonte, të dielën, më 20 qershor do të mbushte 24 vjet. /Shekulli/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Fati i një njeriu përballë realitetit mistik Empty Re: Fati i një njeriu përballë realitetit mistik

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 0:39

Fati i njeriut;sot je i lumtur neser qan,sot je i pasur neser troke.Fati eshte nje loje.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi