Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e një fëmije me shumë “prindër” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e një fëmije me shumë “prindër” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e një fëmije me shumë “prindër”

2 posters

Shko poshtë

Historia e një fëmije me shumë “prindër” Empty Historia e një fëmije me shumë “prindër”

Mesazh nga WebMaster Wed 15 Jun 2011 - 7:00

Raporti midis prindërve dhe fëmijës është baza e çdo lloj lidhjeje shoqërore. Në disa raste, ajo mund të paraqitet si një lidhje shumë e bukur, e fortë ose jo e mirë, mund të shkaktojë vuajtje por mund të jetë, ashtu siç ndodh shpeshherë, një lidhje pa probleme.

Gjithsesi, çdolloj lidhje që mund të paraqitet, nuk kalon pa lënë gjurmë, pasi karakterizon sjelljen, personalitetin për sa i përket ëndërrave, shpresave, frikës, humbjeve, zhgënjimeve që i shoqërojnë fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre. Rëndësia qëndron tek domosdoshmëria e gjetjes së një mënyre për të realizuar një lloj komunikimi që të çojë drejt edukimit.

Sigurisht që një lidhje e fortë dhe pozitive duhet të arrihet nëpërmjet komunikimit. Një bashkëbisedim i llogjikshëm, një dialog i hapur, i ndërtuar me stimuj e përgjigje pa paragjykime, këshilla dhe kritika që ndihmojnë fëmijën të përdorë arsyetimin. Me pak fjalë, ndihmojnë këtë të fundit që të rritet.

Ndërkohë, figura e babait bëhet një pikë referimi, një model identifikimi dhe fëmija bën të pamundurën për ta imituar. Kur kjo figurë e rëndësishme mungon (për arsye të ndryshme) fëmija, në mënyrë krejt të natyrshme, krijon një lidhje të fortë me mashkullin që qëndron më pranë nënës së tij. Pra, me atë njeri që është i pranishëm në jetën e tij të përditshme. Jo më kot thuhet që “babai i vërtetë është ai që të rrit”.

Në realitetin e shoqërisë shqiptare ndodh dicka shumë kureshtare në lidhje me këtë temë. Është një realitet i hershëm, por akoma sot mjaf i përhapur.

Në vagonin e një treni të mbuluar nga pluhuri i pisët: tipik i një qyteti të madh metropoli, një xham është gjysëm i hapur. Ajri hyn me forcë në vagonin që ngjan me një kuti sardelesh. Një perde që dikur, me siguri ishte ngjyrë jeshile valvitet si flamur. Në cep të dritares disa rrjeshta fjalësh më shtojnë kureshtjen, por janë të pa kuptueshëm. Boja e zezë është e zbehur dhe në muret e vagonit ngjyrë gri është e vështirë t’i dallosh. Afrohem. Me dorën e majtë ndal perden që valvitej nga era dhe të djathtën e kaloj mbi rrjeshtat e shkruara pa kujdes, siç mund të ndodhë kur shkruajmë diçka ndërkohë që treni është në lëvizje.

“Babai im nuk më ka mësuar si të jetoj: thjesht ka jetuar e më ka lejuar që unë ta vështroja”. Tre rrjeshta të shkurtër, por që në realitet mbartin një pafundësi mendimesh. Më lind menjëherë një pyetje. Sa përqind e shqiptarëve do të gjenin vetveten në këto rrjeshta të shkurtër? Në mendje më trokasin fjalët e Arditit që një ditë më kishte thënë: “në shqipëri është më e thjeshtë të bëhesh baba se sa të jeshë i tillë”.

Opinion tepër i fortë. I thënë në këtë mënyrë do të fyente shumë prindër shembullorë dhe shqiptarët që janë kundër dhunës në familje, janë për lirinë e individit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Nëse do të bënim një përmbledhje në shkallë kombëtare, do ti jepnim mbarë botës një imazh jo të mirë: në Shqipëri dhuna brenda mureve të shtëpive nuk është ndalur.

Nuk kam në dorë të dhëna të qarta dhe konkrete përsa i përket rasteve të dhunës në familje, por edhe po të ishin do të konsideroheshin pa as edhe një llojë vlere reale. Kjo, për të vetmin fakt që në Shqipëri nuk ekziston akoma një sistem serioz, një mbrojtje e sigurtë për t’i dhënë forcën e duhur viktimave të denoncojnë dhunën e pësuar sidomos brenda mureve të shtëpisë.

Nëse bëjmë një analizë të drejtpërdrejtë për kushtet e mjedisit shoqëror në të cilat Shqipëria jeton dhe mungesën e tepruar të shtetit ligjor për të mbrojtur viktimën edhe pas denoncimit, arrijmë të kemi një pamje më të qartë të problemit. Kjo bën që një pjesë e madhe e viktimave të heshtë, ata dorëzohen dhe vazhdojnë të durojnë dhunën edhe për hir të opinionit publik, dmth për të mos rrezikuar jetën e mos prishur imazhin e familjes, ata vazhdojnë të sakrifikohen.

Gratë justifikojnë shenjat e dhunës të lëna në trup me punët e shtëpisë. Ndërsa fëmijët mundohen të bindin të tjerët që shenjat në trup janë si pasojë e pakujdesisë kur luajnë me njëri-tjetrin. Ata mundohen të bindin edhe vetveten e mbeten me shpresën që kjo të jetë e fundit herë e të mos përsëritet më kurrë.

Shpresa. Sa fjalë boshe! Sa pa lidhje është domethënia e kësaj fjale nëse nuk e lidhim me besimin fetar! Megjithatë, është ë pranishme në fjalorin e gjithkujt. Edhe tek ata që nuk kanë një lidhje të fortë me besimin fetar. Kush beson në fuqinë e kësaj fjale është si diçka që qëndron midis dy zjarreve. Një pafundësi interpretimesh janë bërë rreth domethënies së saj. Dikush thotë që me shpresën shkohet vetëm në parajsë (gjithmonë nëse ekziston një e tillë). Në më të shumtën e rasteve, shpresat ndihmojnë njerëzit të ngjyrosin momentet e errëta që kalojnë në periudha të ndryshme të jetës së tyre. Papritmas zgjohen në kurthën e një matrapazi që gënjen haptazi dhe pa pushim. Me pak fjalë, shpresa është mashtruesja më e madhe e së vërtetës. Edhe pse me vetëdije të plotë, njerëzit e përdorin si të vetmin “ilaç” për të lehtësuar dhimbjet e shpirtit kur marrin rrugën e vdekjes. Në jetën e përditshme shpresa është shkaktarja e shumë vuajtjeve. Prandaj, kur është e mundur duhet elemininuar që në lindje.

Viktimë e dhunës, i fshehur pas shpresave të kota është edhe Arditi. Ai sot është i rritur, është një nga shqiptarët që ka mësuar ti fshijë shpresat që në lindje dhe të marrë masat e duhura për të shmangur vuajtet e kota të shkaktuara nga zhgënjimet. Ai nuk e gjen veten as në fjalët që përmendëm më sipër: “Babai im nuk më ka mësuar se si të jetoj: thjesht ka jetuar dhe më ka lejuar që unë ta vështroja”. Por shumë prej jush mund të gjejnë veten në historinë e tij.

Atje, në një vend relativisht të vogël. Në atë shtëpi të madhe në një kodrinë banon Arditi. Ka mure të larta të ndërtuara me gurë të gdhendur, shumica e të cilëve janë radhitur me kujdes duke krijuar një godinë simetrike. Një pemë shumëvjeçare pengon rrezet e diellit, duke lënë shtëpinë në një dritëhije të zbehtë. Muret duken sikur janë të lodhur duke mbajtur në krahë peshën e çatisë së lagur nga mjergulla.

Atje në dritëhije, brenda në shtëpinë e ndërtuar me gurë ngjyrë gri jetonte Arditi me familjen e tij. Ai është më i vogli i një familjeje të madhe. Kur ai ju paraqit botës çdo gjë qëndronte në vendin e vet. Nuk kishte asgjë të çuditshme. Prindërit e tij punonin nga mëngjesi deri në darkë. Motrat dhe vëllezërit kujdeseshin për njëri-tjetrin, dhe të gjithë kujdeseshin për më të voglin e familjes. Nëse ky fakt i bezdiste, ishin problemet e tyre dhe jo të tij.

Pak nga pak ajo “çdo gjë në rregull”, fillon të bëhet shumë rrëmujë në mendjen e të voglit Ardit. Problemet e tyre bëhen pjesë e jetës së tij, pasi përkujdesja për të ndryshonte në bazë të humorit të pjesëtarëve të familjes.

Të miturit komunikojnë dhe protestojnë. Ata edhe kur nuk përdorin fjalën, komunikojnë me gjeste të ndryshme që vetëm prindërit mund ti kuptojnë. Një nënë njeh naturën e të qarit të fëmijës, arrin të kuptojë se çfarë e shqetëson dhe për çfarë ka nevojë në ato momente. Mjafton ta marrë në krahë të dëgjojë të rrahurat e zemrës. Një nënë dallon edhe ngjyrën e lotëve e fëmijëve të saj. Ështe një lidhje shumë kurioze që lind nga ajo “lëndë e parë” që quhet gjak. Lidhja e gjakut që shpeshherë në këtë kontekst, konsiderohet diçka e thjeshtë dhe merr vlera të stërmëdha në kontekste të tjera krejt të panevojshme dhe shumë sipërfaqësore.

Shpesherë, kjo lidhje gjaku jep e mohon të drejta që nuk kishin një kuptim as në botën primitive. Me të mëdhenjtë në moshë, pjesëtare të familjes së Arditit, në emër të kësaj lidhje kaq sublime, ngrenë dorën dhe e dhunojnë fizikisht. Zgjedhin ecurinë e rritjes së tij, zgjedhin me kë nga moshatarët e tij duhet të argëtohet dhe me kë mund të shoqërohet. Në emër të kësaj lidhje marrin të drejtën të komandojnë jetën e më të riut të familjes.
Çdo individ ka një personalitet të ndryshëm nga tjetri. Edhe pse janë pjestarë të së njëjtës familje, çdonjëri nga ata ka mendime të ndryshme. Ndaj nevojat, mendimet dhe të drejtat e Arditit nuk janë kurrë të drejta.

Po kujt ti drejtohej Arditi?
Kush kishte të drejtë dhe kush po gabonte?

Shpesh, një zë buçet, një dorë ngrihet në ajër dhe bie zhurmshëm mbi fytyrën e tij në momentin kur ai nis të rebelohet dhe kërkon me të drejtë, që mendimi i tij të merret në konsideratë. Nuk ishte dora e babait dhe as ulërimat e nënës. Ishte një prind tjetër, ishte një dorë tjetër: ajo e vëllait më të madh që kanosej kundër tij.

Ajri brenda asaj shtëpie të ndërtuar me gurë ngjyrë gri bëhet gjithmonë e më i rëndë, ngjason me frymën e shpifur të një duhanxhiu që zgjohet në mëngjes me dhimje trupi si pasojë e alkolit të tepërt. Brenda asaj shtëpie, e vetmja gjë e pastër ishte dhimbja e Arditit.

Dhimbja është një përvojë personale. Ndryshon nga individi në individ. Dhimbja e të voglit Ardit kthehet në vuajtje, mplekset me ankthin: së bashku krijojnë të ashtëquajturën përvojë negative të ndjenjave dhe emozioneve të pakëndshme kur ai rritet.

Shpeshherë, vuajtja shpirtërore identifikohet si rrjedhojë e përvojave të kaluara, nga struktura psikike dhe nga faktorët sociale e kulturorë. Vuajtja shpirtërore gjithashtu, edhe pse mund të duket si diçka e pakuptimtë mund të jetë diçka e dobishme atëherë kur ajo merr vlerat e një “këmbane alarmi”, krijon një alarmizëm tek individi dhe i bën të kuptojë që në realitet gjendet përballë një problemi real, dhe duhen marrë masat e nevojshme për të mënjanuar pasojat e rënda që mund të shkaktohen nëse ky problem nuk gjen një zgjidhje.

Pikërisht në momentin kur Arditi kupton që vuajtjet e tij vijnë si rrjedhojë e një problemi, niset në kërkim të së pamundurës, kërkon të jetë i pavarur, të marrë në dorë jetën e tij. Mundohet të ndjekë ëndrrat e tij që shpeshherë i kishte shkruar në faqet e librave, me shpresën që dikush ti lexonte, interpretonte dhe ta ndihmonte. Ta ndihmonte të dilte jashtë nga ajo vorbull e zezë që kishte mbuluar fëmijërinë e tij.

Prindërit e vërtetë nuk kishin kohë të kontrollonin librat dhe fletoret e tij, motrat dhe vëllezërit shtireshin si prindër në momentin kur kishin nevojë të urdhëronin dikë të bënte diçka në dobin e tyre. Mësuesit e tij ishin të shqetësuar për të mbajtur faqet e librave të pastra. Askush nuk lexonte shënimet e tij që në realitet ishin sinjale nëpërmjet të cilëve ai kërkonte ndihmë.

Arditi kërkonte ndihmë.

Kishte një nevojë të dëshpëruar që dikush ti tregonte një rrugëdalje. Kërkonte dikë që ai ta kishte si pikë orientimi, nuk kërkonte një pafundësi prindërish. Kërkonte dikë që ta lavdëronte, ta përkëdhelte sa herë që ai sillej mirë, ta qortonte kur ai gabonte dhe ti shpjegonte përse veprimi i tij ishte i gabuar dhe jo ta qëllonte, ti ulëriste sa herë që merrte iniciativën të bënte apo të thoshte diçka.

Pak nga pak, Arditi rritej dhe familja e tij bëhej më e pakët në numër, dikush martohet, dikush largohet. Por çuditërisht, detyrat shtoheshin çdo ditë. Vetja i dukej si të ishte dikush i huaj në atë familje kaq të madhe. Mos vallë e kishin shkëmbyer për dikë që kishte për detyrë ti shërbente familjes ku të gjithë shtireshin si prindër dhe që në realitet figura e prindërit mungonte krejtësisht?

Njëri nga “prindërit” prej kohësh ishte vetëshpallur “kryefamiljar”. Komandonte të gjithë, edhe prindërit e tij. Rregullat e tij ishin të pakta por të qarta. Në atë shtëpi (që Arditi urrente çdo ditë e më shumë) komandonte vetëm ai, bëhej siç thoshte ai, por nuk duhej në asnjë mënyrë që të tjerët të silleshin siç sillej ai. Ai ishte i lirë, të tjerët jo. Kishte një grua dhe 3 fëmijë, por të punonte nuk kishte ndërmënd. Ishin të tjerët që duhet të punonin dhe të mendonin për çdo gjë edhe për veset e tij që në më të shumtën e rasteve çonin të gjithë familjen në një dëshpërim total. Tepër e lehtë dhe shumë komode, të martohesh dhe të bëhesh baba kur nuk duhet as të punosh as të përkujdesesh për ta.

Arditi ishte gjithmonë në pritje të një momenti të përshtatshëm për ti treguar familjes së tij që ekzistonte, që edhe ai kishte të drejtë të jetonte si të gjithë fëmijët e tjerë. Shpesh, familja mblidhej për të kuvenduar dhe për të marrë vendime të rëndësishme.

Atë ditë të nxehtë vere të gjithë flisnin me zë të lartë. Arditi dëgjonte në heshtje por me shumë vëmëndje. Nuk kishte akoma të drejtën e fjalës. Për familjen e tij, veçanërisht për “kryefamiljarin” ai ishte ende i ri edhe pse kishte kaluar të njëzetat.

Një diskutim banal “e lagu se lagu”, këmbëngulja e Arditit për të dhënë mendimin e tij, zëri i “kruefamiljarit” shndërrohet në ulërima, fjalët në ofendime dhe dora e tij godet në fytyrë Arditin, duke fshirë njëherë e përgjithmonë ato pak shpresa që i kishin mbetur për t’u bërë pjese asaj familje ku të gjithë shtireshin si prindër.

I vrarë në shpirt, i ofenduar, i pambrojtur, i zhgënjyer ndjek me sy fluturimin e dallëndysheve. Atë ditë më shumë se kurrë ai dëshironte të ishte si ata. Të merrte fluturimin dhe të ndalej në një botë tjetër. Larg nga ai realitet i shpifur, ku ishte më e thjeshtë të bëheshe baba se sa të ishe i tillë.

Në një farë mënyre Arditi arrin të largohet. Tashmë, ai jeton në një vend tjetër. Rrallëherë kthehet edhe në Shqipëri. Nuk ka arritur akoma të harrojë të shkuarën e tij. Çdo vend ku ai kalon i sjell në mendje kujtime jo të bukura. Ndjen dhimbje, vuan dhe nuk është në gjendje të falë kë i ka dhunuar shpirtin, kë i ka shkatërruar fëmijërinë dhe mohuar moshën më të bukur: RININË.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e një fëmije me shumë “prindër” Empty Re: Historia e një fëmije me shumë “prindër”

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 18:58

Nje histori shum ndryshe nga ato qe kam lexuar tashme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi