Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje

Shko poshtë

Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje Empty Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje

Mesazh nga WebMaster Wed 12 Aug 2009 - 7:47

Gjakmarrja Te Gjejme Forcen Te Falim Dhe Te Leme Shtetin Te Gjykoje
GJAKMARRJA TE GJEJME FORCEN TE FALIM DHE TE LEME SHTETIN TE GJYKOJE

Prijesat dhe familjet fisnike, kuvendojne per problemin e krimit ne vend, sidomos per gjakmarrjen. Rekomandojne masat e tyre ne kuadrin e nje baze ligjore per lufte ndaj kesaj dukurie te dhimbshme.

Cilat ishin rekomandimet per ligjin e gjakmarrjes?
Gjakesi te denohet me burgim te perjetshem
Shteti t'i mundesoje berjen e nje gjyqi te hapur
Te garantohet se pas faljes nga familja, gjakesi do denohet nga vete shteti
Mediatori qe do punoje me familjet ne gjak, te jete psikolog, sociolog apo edhe njeri qe din me kuvendu etj.

Te gjejme forcen ta falim gjakesin dhe me pas t'ia leme shtetit ne dore ta denoje ate. Kjo do te na shpetonte nga dhimbja shekullore e gjakmarrjes. Te tilla fjale dolen nga zemrat e shume prijesave e familjeve fisnike, mbledhur te gjithe se bashku dje ne emer te nje bashkimi te madh kunder krimit.

... Te gjejme forcen ta falim gjakesin dhe me pas t'ia leme shtetit ne dore ta denoje ate. Kjo do te na shpetonte nga dhimbja shekullore e gjakmarrjes. Te tilla fjale dolen nga zemrat e shume prijesave e familjeve fisnike, mbledhur te gjithe se bashku dje ne emer te nje bashkimi te madh kunder krimit. Burra te tille te nderuar si Kastriot Bajraktari, Sokol Delia, Zef Sokoli etj, kane ngritur dje zerin per apel shtetit ne ndihme te zhdukjes se fenomenit te gjakmarrjes.

Sipas tyre, nese gjenden fjalet e duhura, njerezit jane te afte te degjojne, pse jo edhe te falin, por ama duhet te gezojne mbeshtetjen e shtetit se gjakesi do te marre denimin maksimal dhe me nje gjyq te hapur. Vetem ne kete menyre, do te zhdukej ndoshta plotesisht vetegjyqesia, e cila deri me sot ka gllaberuar dhjetera jete njerezish.

Shoh me kenaqesi, qe mesazhe te tilla, sot po shtohen, ndryshe nga vite me pare. Nisma te tilla te prijesve shqiptare dhe familjeve fisnike per zbutjen e konflikteve dhe zhdukjen e gjakmarrjes jane per t'u admiruar dhe nuk kane kaluar pa rene ne sy edhe te autoriteteve te rendesishme nderkombetare. Keshtu, behet i ditur nje fakt. Se ne Kuvendin Kombetar te Prijesave dhe Familjeve Fisnike Shqiptare, i cili do te zhvillohet ne tetor te ketij viti, do te nderoje me pjesemarrjen e saj vete komisionerja evropiane Doris Pack.

Le te jete ky nje mesazh kurajo dhenes qe edhe Bashkimi Evropian iu jep ketyre burrave te fisem shqiptare per vijemesine e nismave te tilla qe e afrojne edhe me teper vendin tone drejt strukturave evropiane dhe mendesive te moderuara te te jetuarit, reaguarit e marrjes hak ...

Per nje front te perbashket kunder krimit .
Ne nje takim qe zhvilloi Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar me perfaqesuesit e komunitetit, shoqerise civile dhe mediave "Per nje Front te Perbashket me Shtetin ne Luften Kunder Krimit", u diskutua mbi strategjine per ndalimin e vrasjeve per hakmarrje e gjakmarrjes e respektimin e autoritetit te shtetit ligjor.

Sipas kryetarit te Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar, Gjin Marku, nje nder vlerat tona te spikatura ne aspektin e jetes shoqerore eshte e drejta zakonore shqiptare, qe per nga menyra e vendosjes se rregullit ne komunitet dhe e vendimmarrjes, deshmon se i perkasim nje kombi me cilesi te spikatura shtetformuese.

"Pikerisht ketu eshte ndalur dhe insiston strategjia e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar" pohoi ai gjate fjales se tij. Pra, nepermjet tradites pozitive per rregullin ne komunitet te mbeshtesim shtetin e se drejtes, te nxisim perparimin e ruajme jeten e shoqerise. "Fatkeqesisht, kjo tradite jo vetem nuk thirret per mbeshtetje, por eshte sulmuar ose keqinterpretuar me dashakeqesi, vecanerisht gjate viteve te tranzicionit.

Kjo tendence, buron si nga operatoret e krimit qe jane te interesuar per gjendjet destabilizuese e te pasigurise sociale ashtu edhe nga faktoret politike e ideolgjike qe kerkojne zhdukjen e vlerave te historise, tradites dhe kultures sone kombetare duke gerryer keshtu nga themelet edhe demokracine e shtetin e se drejtes" tha ai.

Sa vlere ka tradita zakonore per shtetin e se drejtes.
"Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar duke pare traditen pozitive perballe krimeve te koheve te fundit, vecanerisht te atyre qe kane lindur per shkak te levizjes se pakontrolluar te popullsise ne vendin tone apo perballe qendrimeve te vendeve perendimore ndaj emigranteve eshte bindur plotesisht se sa vlere te madhe ka tradita jone e mire zakonore ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes" vijoi ne fjalen e tij Gjin Marku.

Duke shtuar ne pas, faktin se ne asnje shtet te perparuar te botes pershembull, nuk i jepet nje qytetari vendas apo te huaj e drejta mbi token, ashtu sic eshte dhene nga populli yne gjate gjithe historise. "Ne traditen tone nuk perzeheshin kurre nga territori, krahina, treva apo fshati, ata vendas apo te huaj qe kerkonin te nguleshin e te jetonin pergjithmone aty. Rregullat tradicionale e normat zakonore ndalonin cdo veprim keqdashes ndaj ketyre individeve apo grupeve qe kerkonin bashkejetesen me ne.

Ne te drejten zakonore keta te huaj jo vetem nuk mund te perzeheshin por u jepeshin atyre te drejta te plota e te barabarta me vendasit, biles edhe privilegje. Atyre u jepej pa dallim toke, liri, kullota per bagetite, rendi i ujit, i mullirit si dhe pjesa e tokes brenda varrezave te komunitetit. Rregullat tradicionale percaktonin qarte detyrimet qe kishte fshati apo krahina per tu ardhe ne ndihme ketyre individeve e grupeve, vecanerisht ne tre vitet e para te jetes.

Cdo komunitet territorial apo familje e fshatit dorezonte per ta perqindjen e drithrave, bulmeteve, mishit te therur, veres, rakise e leshit. Ka vend ta theksojme kete tradite perballe indiferences se shoqerise se sotme ndaj vrasjeve e hasmerive qe kane lindur per token e pronat. Tradita jone nuk e pranon kete indiferentizem ndaj krimit. Ajo e percakton me detyrim nderhyrjen e secilit per ndalimin e cdo te keqeje qe po ngjet prane teje" tha ai.

Konfliktet linden se nuk u respektua tradita.
Por nese do ishin zbatuar rregullat tradicionale qe percaktojne qarte se ku duhet vendosur banesa sot, nuk do kishim asnje shtepi ne fushe, nuk do ishte prekur apo pushtuar asnje meter toke e dikujt tjeter. Nuk do kishim kurrsesi kete gjendje kaotike e konfliktuale me te cilen po perballemi cdo dite.

Aplikimi i tradites pozitive beri qe ligji 7501 mbi token edhe pse u miratua nga te dy partite e medha te shmangej atje ku ai sillte ngaterresa e te gjendej nje kompromis ideal per palet qe ligji i kundervinte me njera tjetren. "Ne kete rast tradita nuk sfidoi ligjin por e terhoqi ate nje hap me perpara drejt konceptit bashkohor mbi te drejten e prones.

Kete perovje ne duhet t'ua ofrojme politikave qeverisese qendrore e lokale, si edhe atyre ligjvenese. Mungesa e nje bashkepunimi te tradites sone qytetare me ligjvenesit ka sjelle pasoja te demshme mbi jeten tone ku ngado gjejme mungesen e rregullit e prezencen e krimit, vecanerisht te krimit ndaj jetes, prones e familjes" u tha nder te tjera ne takim nga kryetari i Komitetit te Pajtimit Kombetar.

Perfaqesuesi i qeverise: Duam bashkepunimin tuaj
Nga ana e tij, perfaqesuesi i qeverise, zevendes ministri i Brendshem Gjergj Lejzha, ka pershendetur kete takim. I cili sipasj tij, eshte nje nisme qe duhet vleresuar pasi perben nje barriere te forte kunder krimit te organizuar qe qeveria kerkon te parandaloje.

"Qeveria sado e fuqishme qe te jete, pa punen qe beni ju, nuk mund te kete rezultate optimale kunder krimit" tha ai. Duke shtuar se puna e prijesve per pajtimit kombetar mbetet e vleresueshme dhe e pazevendesueshme. "Ky eshte nje problem madhor qe ju me dinjitet e keni marre persiper" tha ai. Duke besuar edhe me teper akoma ne te ardhmen, per nje shtim te bashkepunimit mes paleve.

Nuk kemi baze ligjore per hakmarrjet dhe gjakmarrjet.
Realisht ne Shqiperi, u tha ne takim, se nuk kemi asnje baze ligjore qe parandalon vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje apo ngujimin e qytetareve, vecanerisht te grave dhe femijeve. E kodet e etikes kanunore kane qene shume me te qyteteruara e me imponuese se ligjet e sotme per mbrojtjen e jetes se grave dhe te femijeve. "Ngujimi e marrja e tyre neper kembe ne ditet e sotme eshte nje absurditet qe ne s'duhet ta lejojme kurrsesi.

Edhe pse policia e perfaqesuesit e pushtetit lokal bejne perpjekje per parandalimin e vrasjeve, apo krimit te cdo lloji ndaj prones e familjes perseri ato nuk e kane bazen ligjore e mjetet e nevjshme per te marre ne mbrojtje kontigjentin e familjeve ne gjakmarrje" ishte problemi i ngritur nga pjesemarresit. Sic e dime, fenomeni me i rrezikshem qe eshte perhapur ne Shqiperi dhe ka terhequr vemendjen e opinionit nderkombetar eshte ai i vrasjeve per gjakmarrje.

Prijesit ne fjalen e tyre theksuan edhe se "reagimi i forte i shoqerise shqiptare kunder dhunimit te jetes, prones, familjes dhe te te drejtave te tjetrit nuk eshte veprim i nje populli barbar, por eshte reagim i nje shoqerie te pambrojtur qe kerkon rregull e drejtesi.

Sigurisht, zgjedhja e vetgjyqesise ne kete reagim dhe shmangia e ligjit ka rene ne kundershtim si me aspiraten per te bere shtetin e se drejtes ashtu edhe me traditen. Ka rene ne kundershtim me traditen sepse ajo asnjehere nuk e ka pranuar vetegjyqesine. Edhe sot populli nuk e mbeshtet vetgjyqesine, por nuk i garantohet drejtesia".

1200 dosje per vepra konflikti.
Sipas te dhenave, deri tani prane gjykatave, jane rreth 120.000 dosje me ceshtje civile e vepra penale qe mbartin konflikt. Pjesa me e madhe e tyre jane shkaktuar nga ligjet mbi pronat e ai 7501 mbi token. Nga keto vetem 28 perqind e paleve kane pranuar zgjidhjen ne rruge ligjore.

Rreth 15 000 prej tyre shprehen se s'kane besim tek gjykata e do e zgjidhin ceshtjen vete midis palesh duke lene keshtu te nenkuptuar edhe udhen e vetgjyqesise. Per keto arsye Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar ka vendsur ne strategjine e tij mbi ndalimin e vrasjeve per hakmarrje e gjakmarrje e respektimin e shtetit ligjr edhe aplikimin e vendimarrjes ne komunitet kunder fenomeneve negative qe cenojne interesat e grupit apo te shoqerise.

Kuvendi i Prijesave te Familjeve fisnike ne tetor.
Ne daten 12 qershor, Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar, ka nisur nje ekspedite tete mujore pajtimi, e cila krahas pajtimeve, ka si synim te siguroje plotesisht verifikimin e te gjitha konflikteve dhe hasmerive te cilat kane lindur nga ligji 7501 mbi token apo problemet qe do dalin nga ligji i ri mbi legalizimet.

Nisma eshte marre si rezultat i shqetesimeve qe ka sjelle shtimi problemeve konfliktuale ne terren e do te perfshije edhe periudhen e fushates elektorale per zgjedhjet vendore. Ky organizim bazohet mbi pervojen e ekspedites dy mujore te vitit te kaluar, qe u zbatua gjate fushates elektorale me pjesmarrjen e 2680 misionareve nga te gjitha rrethet e vendit dhe arriti qe ne 60 dite, te kishte vetem dy vrasje perkundrejt 12 22 vrasjeve qe tani kemi ne nje muaj.

Nderkaq, ne daten 27 dhe 28 tetor Kuvendi Kombetar i Prijesave e Familjeve Fisnike shqiptare qe do trajtoje me me pergjegjesi strategjine tone per respektimin e ligjit e mbeshtetjen ndaj shtetit te se drejtes. Ne kete takim do jene te ftuar udheheqesit e larte te shtetit shqiptar e do marrn pjese edhe perfaqesues te parlamentit Europian te cilet e kane knfirmuar qe tani prezencen e tyre. Edhe vete komisionerja e njohur evropiane, ka dhene falenderimet e saj mbi ftesen qe ka marre per pjesemarrjen ne kete takim.

Komunitetet fetare, kontribut per pajtimin kombetar.
Komunitetet fetare nga ana e tyre, kane dhene kontribut pozitiv per shuarjen e dukurise se gjakmarrjes ne vendin tone. Kjo u vu ne dukje nga te pranishmit, qe vleresuan cilesine e tolerances fetare ne vendin tone. Por ata me pas, nuk kane lene pa permendur edhe rastin e vecante dhe mjaft mbreselenes te ndodhur ne Tropoje, sipas te cilit, familja e atij qe u vra nga gjakesi, nuk e varrosen djalin pa ardhur te nderonte familja e vrasesit.

"Tropoja ne kete rast tregoi se nuk di vetem te vrase, por edhe te fale dhe kjo eshte nje falje e madhe" tha referuesi. Duke shtuar se ne Tropoje, ka kohe qe nuk ka vrasje per gjakmarrje. Ky sipas prijesve, eshte nje shembull qe tregon se kur policia di vertet te shkeputet nga politika, di te punoje dhe te jape rezultatet konkrete qe komuniteti kerkon ne mbrojtjen ndaj krimit.

Rekomandime per ligjin e gjakmarrjes.
Ne takim nderkaq, pjesemarresit kane dhene edhe rekomandimet e tyre mbi nje rregullim te mundshem me baze ligjore te problemit te gjakmarrjes. Sipas tyre, ajo rregullohet vetem duke e parandaluar vrasjen dhe duke mos pritur qe ajo te ndodhe dhe te japim gjykime, por ta ndalojme.

Ne lidhje me ligjin kunder gjakmarrjes, te pranishmit propozuan qe te kete denim me burg te perjetshem per ate qe vret per gjakmarrje dhe gjyqet te behen te hapura. Ndersa ne lidhje me mediatorin i cili do te merret me problemet e gjakmarrjes, u tha qe ai duhet te jete psikolog, sociolog dhe te dije me kuvendu.

Ja disa nga emrat me ne ze te prijesave shqiptare
Emrat me ne ze qe ishin pjesemarres ne takimin e djeshem te organizuar nga Komitetit per Pajtimin Kombetar, te cilesuar si "Prijesat" dhe Familje Fisnike ishin:
1 Kastriot Bajraktari, kryetar i keshillit Kombetar te Misionit te Pajtimit Mbarekombetar i cili perfaqeson prijesin e Malesise Madhe. 2 Sokol Delia, perfaqesues i Nikaj Merturit, biri i Deli Sokolit, prijesit te Nikaj Merturit i cili ne vitin 1911 themeloi misionin e pare te pajtimit ne rrafshin e Dukagjinit.
3 Hamdi Bajraktari, prijes i krahines se Gashit ne Tropje
4 Avdi Rexha, perfaqesues i familjeve fisnike te Krasniqes
5 Zef Sokoli, Kryetar i Misionit te Pajtimit Mbarekombetar, Perfaqesues i fisnike te kryebajrakut te Dukagjinit etj


Mbi 1376 familje te ngujuara.
Shifrat flasin se deri ne vitin 2005, ka patur ne total rreth 1376 familje te ngujuara ne 23 rrethe, 746 fshatra, 17 qytete te vendit tone. Nderkaq, femije te ngujuar kane qene deri ne kete periudhe, rreth 711 femije te moshes 1 18 vjec. Nga keta, 282 femije te ngujuar i perkasin moshes 1 10 vjec dhe 429 te tjere qe i perkasin moshes 11 18 vjec.

Nga keto, 652 familje dhe 551 femije kane bese dhe mund te levizin me kufizime, ndersa mbeten te rrezikuara ne cdo cast 724 familje dhe 160 femije per te cilet nuk eshte pranuar asnjehere besa. Aktualisht, jane 120 000 dosje ne gjykata me ceshtje civile dhe penale qe permbajne konflikt per pronen dhe tokat.

Nga keto rreth 105 000 kane proceduar ceshtjen ne gjykate ndersa rreth 15 000 familje mbeten ne hasmeri sepse nuk kane pranuar zgjidhjen me rruge ligjore. 4600 familje te tjera jane ne hasmeri te heshtur per shkak te trafikimit te femrave.

Familjet e ngujuara sipas rretheve ne 2005

Rrethi Familje Femijet 1-18 vjec
Shkodra 460 familje 108 femije
Tirana 184 familje 68 femije
Vlora 71 familje 40 femije
M.Madhe 67 familje 53 femije
Tropoja 81 familje 46 femije
Berati 62 familje 26 femije
Fieri 49 familje 21 femije
Durresi 98 familje 56 femije
Kruja 11 familje 13 femije
Kurbini 12 familje 10 femije
Lezha 18 familje 11 femije
Kukesi 49 familje 44 femije
Burreli 48 familje 47 femije
Bulqiza 17 familje 17 femije
Hasi 28 familje 44 femije
Korca 15 familje 9 femije
Pogradeci 6 familje 4 femije
Tepelena 16 familje 20 femije
Gjirokastra 9 familje 7 femije
Lushnja 33 familje 34 femije
Elbasani 29 familje 27 femije

Totali = 1376 familje ngujim ne 23 rrethe, 746 fshatra, 17 qytete

Marre nga gazeta "Koha Jone".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi