Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kur filluan të shkruanin njerëzit? 	 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kur filluan të shkruanin njerëzit? 	 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur filluan të shkruanin njerëzit?

2 posters

Shko poshtë

 Kur filluan të shkruanin njerëzit? 	 Empty Kur filluan të shkruanin njerëzit?

Mesazh nga Emona Mon 4 Jul 2011 - 7:27

Nuk ka datë të veçantë-shkrimi u shfaq në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme të botës. Shkrimi i parë filloi me njerëzit që gdhendin vizatime mbi argjilë të lagur ose mbi copa druri ose guri (ekspertët i quajnë këto shenja piktografe). Me kalimin e kohës, shenjat u shtuan, duke hapur rrugën shkrimeve të ndërlikuara.



Shkrimi egjiptian

Shkrimi egjiptian quhej hieroglif, nga greqishtja, që do të thotë “skalitje e shenjtë”. Egjiptianët besonin se hieroglifet ishin shpikur nga Thoti, perëndia e të mësuarit dhe shkencave. Hieoroglifet ishin më shumë se 700 simbole të ndryshme, që mund të lexoheshin nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë ose nga lart-poshtë.

Më vonë, egjiptianët zhvilluan shkrimin e quajtur hieratik (në shkrimet e shenjta), që shkruhej nga e djathta në të majtë.

Shkrimi kinez

Shkrimet më të hershme kineze gjenden mbi kocka hajmalish-pjesë kocke demi ose zhguall breshke, që përdoreshin për të komunikuar me zotat. Rreth viteve 500 p.e.r., shkruesit kinezë shkruanin me bojë dhe furça mbi fije bambuje të lidhura bashkë.

Ata shkruanin edhe mbi copa mëndafshi. Letra u shpik në vitin 104 të erës sonë. Gjuha kineze shkruhet me karaktere të quajtura hanzi. Për të formuar karakteret përdoren dymbëdhjetë shenja bazë: një karakter mund të përbëhet nga 1 deri në 64 shenja.

Alfabetet e para

Alfabeti mund të jetë shpikur nga kanatinët, të cilët jetonin në rajonin e Gazës, 4000 vjet më parë. Atyre u lindi ideja e përdorimit të më pak se 30 shkronjave apo simboleve fonetike (shenja që përfaqësojnë tingujt).

Aty rreth viteve 400 p.e.r., alfabeti zëvendësoi shkrimin kuneiform në Lindjen e Mesme. Tregtarët fenikas që jetonin në Libanin e sotëm, kaluan alfabetin e tyre te grekët dhe ai u bë më vonë baza e alfabeteve moderne evropian

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kur filluan të shkruanin njerëzit? 	 Empty Re: Kur filluan të shkruanin njerëzit?

Mesazh nga Anakonda Sun 13 May 2012 - 16:59

Besoj se kan filluar te shkronin qysh kur kan lindur...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi