Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjithçka që duhet të dini për veshët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjithçka që duhet të dini për veshët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithçka që duhet të dini për veshët

2 posters

Shko poshtë

Gjithçka që duhet të dini për veshët Empty Gjithçka që duhet të dini për veshët

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 9 Jul 2011 - 8:05

Për të shmangur ndërlikimet që mund të kërcënojnë seriozisht dëgjimin tuaj, ju duhet të dini disa fakte të rëndësishme rreth veshëve. Mënyra më e sigurt për pastrimin e tyre Sekrecioni nga veshi është një substancë antibakteriale, të cilën e prodhon gjëndra në kanalin e veshit, për të penguar përhapjen e infeksionit dhe që veshi të heqë qafe qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet pastruar vetëm pjesa e jashtme, gjegjësisht llapa, dhe atë me sapun dhe ujë të pastër. Kanali i veshit mund të pastrohet por vetëm skajet e tij, faktikisht pjesa e dukshme e tij. Nëse ju e shtyni shkopin brenda veshit rrezikoni që ta mbyllni kanalin e veshit, të merrni ndonjë infeksion apo ta shponi apo shqyeni timpanin e veshit.

Si duhet të duket sekrecioni i veshit?
Te disa njerëz sekrecioni i veshit ka ngjyrë të portokalltë, derisa te të tjerët është më i errët, madje edhe i kaftë. Përderisa sekrecioni i veshit nuk është i trashë dhe me ngjyrë të gjelbër, nënkupton se veshët tuaj janë të shëndoshë dhe nuk ka ndonjë infeksion. Pse kemi kruajtje të veshëve Kruajtja është zakonisht shenjë e ekzemës ose psoriazës (psoriasis). Mjeku juaj duhet të jetë në gjendje të rekomandojë një trajtim që do të ndalojë kruajtjen, në mënyrë që të mos e dëmtoni kanalin e veshit me anë të saj.

Si shërohet infeksioni?
Ekzistojnë dy lloje kryesore të infeksioneve të veshit dhe për të dyja është i nevojshëm trajtimi mjekësor. Infeksionet e jashtme më së shpeshti paraqiten pas kontaktit me ujë të papastër. Veshi dhemb, ka ënjtje dhe qelb. Infeksionet e tilla zakonisht shkaktohen nga bakteret por edhe kërpudhat. Shërohet duke pastruar qelbin dhe vënien e antibiotikut në kanalin e veshit. Infeksionet akute të veshit të mesëm shpesh shoqërohen me ftohje. Në veshin e mesëm ruhet lëngu, e kjo nganjëherë mund të shkaktojë plasaritje të timpanit të veshit. Zakonisht, infeksioni është virusal, por veshi i mesëm mund të sulmohet edhe nga bakteret.

Dhimbja e veshit kur nuk ka infeksion
Veshi ndan nervat e njëjta me pjesët e afërta të trupit, dhe nganjëherë infeksioni i fytit ose ndonjë problem i qafës mund të shfaqet si dhimbje në vesh. Kanceri i fytit, gjuhës dhe bajamet problematike mund të shkaktojnë dhimbje në vesh, por kjo ndodh rrallë.

Humbja e dëgjimit
Nëse befasisht e humbni të dëgjuarit menjëherë lajmërohuni te mjeku. Humbja e befasishme e të dëgjuarit mund të shërohet në dy javët e para. Humbja graduale e dëgjimit më së shpeshti është e lidhur me moshën, por nëse ju dëgjoni dobët vetëm në njërin vesh paraqituni te specialisti. Duhet të dini edhe se disa ilaçe mund ta shkaktojnë shurdhimin, edhe pse rrallë.

Muzika me zë të lartë
Dëgjimi i muzikës më zë të lartë në një periudhë të gjatë mund të dëmtojë veshët, sepse ata nuk janë të dizajnuar për të dëgjuar zhurmë mbi 85 decibelë. Zhurma në rock koncerte zakonisht i kalon njëqind decibelë. Shenja e parë se ju e keni tepruar me muzikë me zë të lartë është zukatja në veshë.

Ndryshimi i lartësisë mbidetare
Ndryshimi i lartësisë mbidetare bën që shtypja në veshin e jashtëm të rritet më tepër se në të mesmin, gjë që i pengon timpanit të veshëve. Që të zvogëloni këtë ndjenjë të pakëndshme mbyllni hundën dhe merrni frymë ngadalë. Mundeni edhe të përtypni çamçakëz ose vetëm ta mbani gojën hapur derisa shtypja të mos barazohet në të dy veshët.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjithçka që duhet të dini për veshët Empty Re: Gjithçka që duhet të dini për veshët

Mesazh nga Anakonda Wed 31 Oct 2012 - 9:09

Shum keshilla tmira e shyqyr qe skam asnje problem me veshet.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi