Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndikimi i hënës në jetën tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndikimi i hënës në jetën tonë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndikimi i hënës në jetën tonë

2 posters

Shko poshtë

Ndikimi i hënës në jetën tonë Empty Ndikimi i hënës në jetën tonë

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Jul 2011 - 6:54

Hëna na ndryshon jetën

Fuqinë e jashtëzakonshme të Hënës dhe ndikimin e këtij sateliti në vetë Tokën - paraardhësit tanë kaherë e kanë pasur të njohur, andaj, bazuar në këtë realitet, ata gjithmonë përshtatnin dhe orientonin përditshmërinë e tyre sipas këtij ritmi.

Atë që e dinin gjyshërit tanë - tash është dëshmuar edhe shkencërisht: Hëna ndikon dukshëm në ndryshimin e jetës tonë.

Pas disa vite hulumtimi dhe studimi të bëra në këtë drejtim, Jehona Paunger dhe Tomas Pope, të arriturat e tre kërkimore rreth ndikimit të Hënës në përditshmërinë tonë, këto ditë, me sukses i kanë prezantuar në një artikull të gazetës më të lexuar gjermane "Bild".

Shikimi i këtyre dy studiuesve në lidhje me ndikimet e Hënës, ka ngjallur një interesim të madh tek lexuesit e kësaj reviste prestigjioze me tirazh disa milionësh.
Por, çka do të duhej të dimë fillimisht për Hënën?

KATËR GJENDJET E HËNËS

Hëna në të mbushur shihet dy deri tri herë pas Hënës së re dhe duket si hije e argjendtë në errësirën e natës. Ajo përhap siguri, veçanërisht pas një etape të pesimizmit, me bindje se gjërat, megjithatë, sërish do të ecin para.

Hëna e plotë është si një festë. Dielli dhe hëna qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe e marrin tokën në mes, si prindi fëmijën e tyre. Koha është për veprime të mëdha dhe dashuri.

Hëna në të sosur simbolizon aktin e dhënies dhe dhuratat. Koha është për shërim (operacionet) dhe e përshtatshme për mbjellje dhe vjelje të bimëve.

Hëna e re figurativisht simbolizon babanë. Kush agjëron në këtë ditë, ai e pastron mirë trupin nga helmet. Gjithashtu, edhe fillimi i ndonjë diete, çfarëdo nisme e re, biznes, ose farë kurimi për dobësim, në këtë periodë do të mbështetet nga Hëna.

KALENDARI HYJNOR

Hëna që "është ngrënë" pakëson energjitë tona. Trupi është i dërmuar dhe i rraskapitur, ka nevojë për qetësi. Është faza e pjekurisë dhe e gjykimit për spastrimin e keqkuptimeve brenda familjes dhe në profesion.

Operacionet gjatë kësaj kohe kanë më shumë gjasa dhe mundësi të jenë të suksesshme, proceset e shërimit përparojnë, gjithashtu, më shpejt.

Pastrimi, fshirja, larja dhe heqja e peshës bëhen më lehtë. Pastrimi i gjakut përmes çajit të hithit gjatë kohës sa Hëna "hahet", është një mjet shërues i famshëm.

Të vjetrit tanë e dinin mirë se, trupi pas një dimri rraskapitës është si i rrahur, gjë që ndikon në kolesterinën. Në pastrimin e hershëm - "pastrimi i gjakut", në këtë periodë, aktivizon kapacitetin e plotë të funksionalitetit të veshkave.

"Të vjelat" e kopshtit (kose të tarracës): bimë, perime dhe fruta të vilen shkurt pas Hënës së plotë. Ato pastaj kanë shije intensive.

Edhe patatet dhe kërpudhat gjatë kohës së Hënës së plotë kanë aromë të plotë.

Agjërimi ka sukses në humbjen e kilogramëve të tepërt më së miri tri ditë para Hënës së plotë dhe tri ditë pas Hënës së plotë.

Gjatë kësaj kohe sa jeni në dietë, pini së paku dy litra ujë në ditë! Flokët. Ngjyra rri më gjatë, nëse ato përdoren gjatë kohës sa hëna vjen duke u përplotësuar. Larja dhe prerja e tyre preferohet, nëse Hëna është në kuadër të shenjës së Luanit.

Lakrat këputni paradreke vonë, kur vesa tashmë është tharë dhe i magazinoni gjatë kohës kur Hëna "hahet". Kjo shmang mykun, ndërkaq cilësia dhe fuqia ndikuese e tyre mbetet e lartë.

Dashura dhe të qenit të këndshëm (të "ëmbël!") - Hëna e plotë është romantike e madhe. Jo rastësisht dhe jo pa shkas, ajo është pagëzuar edhe si "planeti erotik".

Gjatë Hënës së plotë ndryshohet fusha magnetike e Tokës. Fuqia e diellit dhe Hënës përshkrojnë trupin tonë dhe i bëjnë hormonet t'ia thonë valles.

Nëse Hëna qëndron në rrethin e shenjës së Peshores në Horoskop - është mirë për stërngopje, për ata që janë fizikisht të dobët si dhe për plehërimin e bimëve.

Rekomandimet për ushqim gjatë kësaj periode: Hani më pak, ndërkas pas orës 18:00 mos hani më, nëse agjëroni, atëherë nuk është e mundur ta përballoni.

Pini rreth 2 litra lëngje deri në ora 19.00, pastaj vetëm nëse keni etje.

KUR HËNA ËSHTË E RE - KENI MË SHUMË ENERGJI!

Hëna e re, faza e energjisë: Shikuar në rrafshin astronomik rrëshqet në mes Tokës dhe Diellit, fytyra e saj është zhytur tërësisht në errësirë. Lëreni çdo gjë të shkojë rrugës që është nisur.

Startoni sërisha nga e para - një fillim i ri i mbarë (dieta, shpërngulja...) Në këtë fazë, madje edhe medikamentet, kanë ndikim më të mirë.

Pemët dhe lëngjet natyrore ju bëjnë posaçërisht mirë në periudhën para Hënës së re dhe para Hënës së plotë.
Këshillë: Në këtë periudhë bioproduktet kanë më shumë materie ushqyese dhe aromë natyrore.

Pelingu po u përdor kur është Hëna në të "sosur", e mban lëkurën shumë gjatë të lëmuar dhe të shëndoshë, por edhe të këndshme (lezetshme). Kjo këshillë nuk vlen kur është Hëna nën shenjën e Horoskopit-Peshk.

Kositja e barit. Për rritje të shpejtë bëhet, zakonisht, kur Hëna është duke u mbushur dhe qëndron në shenjën e Horoskopit të Gaforres ose të Akrepit.

PAS HËNËS SË PLOTË RRITET DËSHIRA PËR SEKS!

Seksi: Frytshmëria dhe gjallëria më të theksuara janë tetë ditë pas Hënës së plotë (të gushtit), dhe gjatë kohës sa Hëna është në të "sosur". Kjo periodë është parashenja dhe parakushti më i mirë për pranim të fetusit, ngase dëshira për seks rritet.

Edhe ritmi ditor i organeve gjatë kësaj periode ndryshon. Për shembull, te stomaku vërehet aktivitet i lartë prej orës 7.00 deri në ora 9.00, ndërsa faza e qetësisë, prej orës 9.00 deri në ora 11.00.

Hëna e plotë: Somnambulët (ata që shëtisin natën në gjumë) si dhe ata që flasin në gjumë, do të bëhen më aktiv, sepse në këtë periodë pengesat gjatë të fjeturit janë më të shpeshta.

Në rrafshin astronomik, gjatë kësaj periode. Hëna qëndron prapa Tokës dhe është tërësisht e zënë nga Dielli.

Rrobat lahen më së mirë gjatë kohës sa Hëna është duke u mbushur, dhe ato, menjëherë pas larjes duhet nderen (të shtrihen) për t'u tharë.

Hëna që shkon duke u mbushur rezervon energji. Sa më shumë i ofrohet përplotësimit të saj (Hëna e plotë), aq më i fortë bëhet ndikimi i saj. Kjo periodë është koha optimale për biseda të vështira. Por, keni kujdes! Mos merrni kurrë diçka pësipër si obligim!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndikimi i hënës në jetën tonë Empty Re: Ndikimi i hënës në jetën tonë

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Jul 2011 - 6:54

Ndikimi i hënës së plotë

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore dhe në një mënyrë apo në tjetrën ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit

Që nga kohët e lashta është i njohur fakti se hëna ka ndikim tek njeriu, kështu që me kalimin e kohës, janë krijuar kulte në bazë të të cilave më vonë janë shkruar tregime, e disa prej tyre janë realizuar në projekte filmike, me tema të ndryshme horrori.

Në këta filma, të pashmangshme kanë qenë skenat e shfaqjes së hënës së plotë. Në fazën e hënës së plotë, zakonisht shfaqeshin skena me vrasës, dhunues dhe kriminel të ndryshëm. Të gjithë këta, vërehej se ishin të ndikuar nga fuqia e hënës.

Sipas burimeve të Nasa-s, distanca mes Hënës dhe Tokës lëviz prej 356,410 km e gjer më 406,697 km, ndërsa distanca mesatare është 384,400 km. Diametri i hënës është 3,476 km, kurse diametri i Tokës është 12,756 km. Perimetri i hënës është 10,927 km, kurse perimetri i Tokës është 40,075 km.

Shkencëtarisht është e ditur se hëna ndikon në baticën dhe zbaticën e oqeaneve, deteve, në botën shtazore, bimore dhe në një mënyrë apo në tjetrën ky ndikim manifestohet edhe tek njerëzit. Kështu, ndikimi i hënës ka rëndësi të madhe në jetën e përditshme.

P.sh. në mjekësi është i njohur fakti se gjakderdhjet (hemorragjitë) gjatë hënës së plotë janë më të mëdha, kështu që kirurgët gjatë përgatitjeve për operacion kësaj dukurie i kushtojnë kujdes të posaçëm.

Dr. Edson J. Andreus nga Instituti i Mjekësisë në Florida, kishte bërë një hulumtim në 1.000 persona që ishin operuar nga bajamet dhe kishte konstatuar se 82% të tyre kishin pasur gjakderdhje më të madhe pas operacionit në fazën e hënës së plotë.

Sipas këtij mjeku, kjo fazë është e rrezikshme për kirurgjinë dhe këto të dhëna duhet të shpërndahen dhe të shërbejnë si bazë për planifikimin e operimeve.

Hëna e plotë, në mes tjerash, ndikon edhe në pagjumësi. Somnambulët (njerëzit që zgjohen gjatë gjumit dhe kryejnë veprime të ndryshme pa vetëdije) janë një dukuri e njohur, që të gjithë ose i kemi parë, ose kemi dëgjuar për ta nga rrethi shoqëror.

Ndikimi i hënës vërehet edhe në disponimin e përgjithshëm të njerëzve. Ndoshta dikush mund ta ketë vërejtur se në këtë kohë në mbrëmje është më i shqetësuar se zakonisht. Duke u nisur nga kjo, shumë shkencëtarë botërorë e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë ardhur në përfundim se hëna e plotë pashmangshmërisht ndikon në sjelljet e njerëzve.

Natyrisht se ka pasur edhe shkencëtarë të tillë që nuk e pranojnë këtë teori, mirëpo shkencëtarët që e përfaqësojnë këtë teori, mendimin e tyre e mbështesin dhe e ilustrojnë me shumë fakte dhe statistika.

Dr. Arnold Lieber pas një studimi 15-vjeçar të ndikimit të hënës së plotë tek njerëzit ka ardhur në përfundim se: gjatë hënës së plotë numri i vrasjeve është më i madh, lëndimet e trupit janë shumë të shpeshta, aksidentet rrugore janë shumë më të theksuara dhe vetëvrasjet gjithashtu.

Ky shkencëtar, si mjek në Klinikën Psikiatrike në Miami, kishte konstatuar korrelacionin në mes të hënës së plotë dhe pacientëve në këtë spital. Në këtë korrelacion ishte bindur edhe i tërë personeli mjekësor në këtë spital. Prandaj që atëherë ky fenomen e kishte inspiruar këtë shkencëtar që të merrej edhe më tej me këtë çështje. Rezultatet e hulumtimit kishin qenë mahnitëse. Numri më i madh i vrasjeve ishte kryer pikërisht gjatë hënës së plotë.

Pse ndikon hëna tek njeriu?

Kur hëna arrin pozicionin më të lartë në relacion me planetin e tokës, ajo shkakton baticën dhe anasjelltas kur hëna është më afër planetit tonë shkaktohet zbatica. Meqenëse njeriu, ashtu si edhe toka përbëhet prej 75-80% nga materia e lëngët dhe 20-25% nga materia e ngurtë, kur hëna është e plotë tek njeriu shkaktohet një "Aksion koncentrik".

Në këtë fazë pasojat që njeriu përjeton janë: ngushtimi i indeve, edemet (të ënjturit), eksitimet nervore, etj. Të gjitha këto ndryshime që përjeton njeriu manifestohen në oreks, gjumë, disponim, sjellje, aktivitete trupore, seksuale, etj.

Në këtë fazë është vetëvrarë (ose vrarë, pasi çështja e saj mbetet ende e pazgjidhur) edhe aktorja e famshme, Merilyn Monro, pastaj është vrarë John Lenon, legjenda e grupit "Beatles" dhe shumë njerëz të famshëm nga bota e filmit dhe muzikës. Dr. Lieber së bashku me kolegët e tij, nga Universiteti i Miamit, pra, kishin bërë një hulumtim 15-vjeçar.

Duke krahasuar numrin e vrasjeve në këtë periudhë, që kishte qenë gjithsej 1887, këta shkencëtarë ishin befasuar më shumë me numrin e madh të vrasjeve që kishin ndodhur gjatë hënës së plotë.

Sipas këtij hulumtimi, sa më shumë që afrohej hëna e plotë rritej dukshëm edhe numri i vrasjeve. Duke dëshiruar të bindeshin për një dukuri të tillë, hulumtuesit bën një studim të njëjtë edhe në Ohajo të Clevelendit. Statistikat gjithashtu treguan se numri i vrasjeve ishte dukshëm më i madh gjatë hënës së plotë se sa në faza të tjera të hënës.

Dr. Lieber dhe kolegët e tij nuk ishin të befasuar edhe aq shumë me këto rezultate. Një raport i mëhershëm i Institutit amerikan të Mjekësisë Klimatologjike pranë Departamentit Policor të Filadelfias, i titulluar "Efektet e hënës së plotë në sjelljet e njerëzve", kishte zbuluar gjithashtu rezultate të njëjta.

Sipas këtij raporti, shenja e hënës së plotë në fazën e saj kulminante rezulton me orientime të ndryshme kriminale, siç janë: vrasjet, dhuna, sportet e rrezikshme dhe kleptomanitë.

Sipas këtij raporti, po ashtu disa njerëz duken pak a shumë më të xhindosur (krisur) gjatë kësaj faze të hënës së plotë. Kohët e fundit, zona e Sussexit në Anglinë Jug-lindore kishte shtuar numrin e policëve që patrullojnë në rrugë gjatë këtij cikli lunar, pasi oficerët e tyre kishin konstatuar lidhjen mes hënës së plotë dhe krimeve të dhunshme.

Hëna e plotë dhe ditët e pagave ishin identifikuar si faktorë të rritjes së krimeve të dhunshme në mesin e vizitorëve të kafeneve dhe klubeve të natës. Më datë 06.06.2007, zëdhënësja e policisë së Sussexit kishte deklaruar: "Hulumtimet e bëra nga ana jonë tregojnë qartë se ekziston një lidhje e fortë mes hënës së plotë dhe krimeve të dhunshme", duke shtuar se, në të ardhmen shumë oficerë do të patrullojnë nëpër rrugë, në këtë fazë të hënës.

Duke u bazuar në këtë konstatim, Andy Parr i kishte deklaruar Brighton Argus: "Meqenëse grafiku i krimeve të dhunës është më i madh në këtë fazë të hënës se në fazat e tjera të saj, do të dëshiroja që me këtë dukuri të merreshin shkencëtarët e niveleve më të larta. Kjo do të ishte në interesin e përgjithshëm".

Gjithashtu, edhe prof. Michael Zimecky, nga Akademia Shkencore e Polonisë, duke studiuar qindra raste, ka argumentuar se hëna e plotë, ka një ndikim të fortë ndaj aktiviteteve kriminale, si dhe ndaj shëndetit të njeriut.

Ndërkaq, studiuesi japonez Asaka Fukada, mendon se hëna e plotë ndikon sidomos te kriminelët. Në hulumtimet psikologjike 3-mujore, të bëra në mesin e 1200 të burgosurve, në burgun Armley në qytetin Leeds, në vitin 1998, ishte zbuluar një rritje e krimeve të dhunës në këtë fazë të hënës së plotë.

Por, gjatë fazave të tjera të hënës, është shënuar numër më i vogël i incidenteve, kurse gjatë disa ditëve të tjera nuk është shënuar asnjë incident. Fransua Leroj, ishte një parisien pesëdhjetëvjeçar me pamjen e një djaloshi, që miqtë dhe të gjithë të tjerët e njihnin si shumë të sjellshëm dhe të butë, me pak fjalë e admironin të gjithë.

Mirëpo, për fat të keq, më vonë pasi i tërë Parisi vuante nga një neurozë kolektive, u kuptua se ky njeri i adhuruar nga të tjerët ishte një vrasës maniak sadist-mazoist, që kishte kryer shtatëmbëdhjetë krime seksuale-sadiste, ndërsa dyshohej edhe për nëntë krime tjera.

Ky kriminel nuk zgjidhte viktima dhe vriste vajza prej moshës 18-vjeçare e gjer te ato 73-vjeçare. Vetëm 3 nga viktimat e tij arritën të mbijetonin dhe pikërisht ato ndihmuan në hetimet e policisë që të zbulohej ky vrasës serial.

Ekspertët mjekësorë, të cilët e kishin kontrolluar të akuzuarin dhe që e ndoqën gjendjen e tij, mundoheshin që në mënyrë objektive t'i tregonin gjyqit ndikimin misterioz të hënës në sjelljet kriminale të të akuzuarit.

Testet e ndryshme treguan se Leroj sillej në mënyrë të veçantë kur hëna ishte e plotë. Në këtë kohë, te ai rritej sasia e hormoneve deri në atë shkallë sa që në gjak kishte sasi të jashtëzakonshme të adrenalinës. "Niveli i hormoneve të tij arrinte në nivele të cilat mund të jenë të barabarta me ato të dhjetë njerëzve njëkohësisht.

Përveç kësaj, edhe muskujt i ndryshojnë, ato tkurren dhe forcohen, dukuri që në mjekësi janë vërejtur vetëm në disa sëmundje", ishte shprehur para gjykatësit psikiatri Prof. Ogist Sharije.

Sipas këtij psikiatri, shkenca edhe në shkallën e sotme të zhvillimit ende nuk mund ta shpjegojë ndikimin e hënës tek njeriu, apo fenomenin "Homme de Lune", siç quhen në Francë këta njerëz. Rastet e çuditshme të këtyre njerëzve, të cilët janë paraqitur në shumë vende të zhvilluara të botës, pa dyshim po hulumtohen nga aspekte të ndryshme shkencore.

Në Amerikë, Angli, Francë, etj, edhe pse është konstatuar dhe argumentuar një lidhje apo ndikim mes hënës së plotë dhe njeriut, prapë se prapë një numër shkencëtarësh këtë lidhje e konteston.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndikimi i hënës në jetën tonë Empty Re: Ndikimi i hënës në jetën tonë

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 18:51

Prandaj shpesh merzitem kot se koti sepse ndikon hena tek mua.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndikimi i hënës në jetën tonë Empty Re: Ndikimi i hënës në jetën tonë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi