Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës

2 posters

Shko poshtë

Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës Empty Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Jul 2011 - 8:17

Memoria e çdo shoqërie të botës i ngjan një libri të madh që pasurohet dita ditës me ngjarje dhe fakte të cilat kur janë të vërteta janë faqet e domosdoshme të historisë që edhe sikur një shoqëri të zhduket apo transformohet, do të mbetet memoria e saj e rregjistruar në librat e historisë, letërsisë, në gazeta në fondin e të gjitha të gjitha bibliotekave ku kjo shoqëri jeton. Ndoshta sot me progresin e pandalshëm të teknologjisë, kjo memorie është më e lehtë të rregjistrohet dhe të ruhet, bile pa qënë nevoja që lexohet nga të gjithë, në arkivat e shumta të çdo pc-ve që individët e interesuar që memoria të transmetohet, shkruajnë dhe e ruajnë me kujdes. Por nëse idetë dhe mendimet e tyre janë të ndryshme, lind nevoja që këto memorie të mbeten në versionet e tyre dhe më pas janë studiuesit që duhet të japin gjykimin e tyre prej specialisti, pa asnjë ndikim ideologjik apo politik tendecioz. Bota është e mbushur plot me ngjarje dhe fakte të cilat kanë edhe versionin zyrtar, që shpesh përbën sekret shtetëror, shpesh edhe të manipuluar, dhe versionet e studiuesve që e shohin nga këndvështrime të ndryshme ngjarjen, dhe që janë gjithmonë më afër një të vërtete që brezat duhet që t'i njohin dhe t'i interpretojnë. Pa memorie nuk ka të ardhme, që do të thotë pa të shkuarën nuk mund të shohim drejt së ardhmes. Memoria në këtë pikë është e trefishtë : individuale, kolektive dhe kombëtare. Memoria individuale që shprehet në kujtimet e shumta të individit, ka në vetvete edhe pjesë nga dy llojet e tjera të saj. Një individ vepron në shoqëri dhe si i tillë, nuk mund të shkëputet nga ngjarjet e kohës që jeton, d.m.th nga memoria kolektive dhe kombëtare. Edhe të dy llojet e tjera të memories nuk janë veç shprehje të asaj individuale dhe kolektive ose individuale dhe kombëtare. Por dy të parat janë pjesë e një të gjithe, të memories kombëtare. Një individ ruan në kujtesën e vet pa përjashtim të gjitha ngjarjet që ndikojnë në jetën e tij, pozitive apo negative, dhe nëse i jepet rast e shpalos atë me dëshirë dhe negativet me dhimbje. Koha shëron gjithçka, edhe kujtimet e dhimbshme mund të lehtësohen, nëse në jetën e individit ndikojnë një sërë faktorësh, por faktori më kryesor është vetë ai, kur ka vullnetin e tij të shprehur që të falë apo të vazhdojë të jetë i rreptë, por i drejtë në kërkesat e tij për drejtësi. Memoria kolektive ka shumë gjera të përbashkëta me të parën, por në një kuadër më të gjërë, pasi jeta e komunitetit përbëhet nga grupe individësh që e përbëjnë atë dhe që kanë pak a shumë të njëtat interesa të përbashkëta. Kujtimet janë historia e jetës së tyre e jetuar dhe e konceptuar bashkarisht. Memoria e tretë ka karakter gjithëpërfshirës dhe lidhet me të gjithë banorët e një vendi në një unitet të vetëm memoriesh që më pas u lihet amanet brezave që ta transmetojnë. Memoria individuale herët a vonë shuhet, mbetet tek njerëzit e afërm të tij, por kur bëhet fjalë për personalitete, kjo memorie është pjesë e asaj kombëtare. Edhe memoria kolektive ka të njëjtin fat, por në memorien kombëtare mund të mos jetë e barabartë me atë të personaliteteve, veç kur është një kolektivitet personalitetesh. Memoria kombëtare ka vlerë universale për një komb, pasi në të janë përpjekjet e tij për përparim dhe zhvillim, edhe pse ndodh që të alternohen ngjarje të karakterit regresiv dhe progresiv. Memoria e një kombi është udhërefyesja e kombit drejt synimeve të mëtejshme përparimtare, e mbështetur në sukseset dhe dështimet. Madhështia e një kombi qëndron në faktin që nuk i lë shteg historisë që të përsëritet për të kryer një në vend numëro, por u paraprin me largpamësi ngjarjeve negative që mund të tundojnë një komb. Historia e botës fatkeqësisht gjithmonë ka rënë në grackën e përsëritjes, si një mallkim që nuk i ndahet gjahut. Tek rasti shqiptar memoria e dy dekadave të fundit nxori në pah të gjitha refleksionet e mësipërme dhe vërtetoi për fat të keq aksiomën filozofike të përjetshme, të paktën askush nuk e ka rrëzuar deri më tash. Memoria jonë kombëtare pësoi atë fat që nuk u tregua e gjatë, por tepër e shkurtër dhe e pandjeshme ndaj dhimbjes kombëtare që përjetuam. Memoria e shkurtër ka të metën e madhe që të zhyt në gabime fatale, të cilat janë të pariparueshme. Dolëm nga një histori 50 vjeçare dhe memoria duhej të na shtynte drejt racionales dhe pragmatikes, por rezultati nxori që ngjarjet e dhimbshme kombëtare janë më mëdha sesa më parë. Lista është kaq e gjatë saqë nuk do të desha ta lëndoja memorien kombëtare, por ndonjëherë lëndimi është zgjim drejt vetëdijes. A duhej shqiptarët ta fshinin kaq shpejt kujtesën e ngjarjeve tragjike? Pyetje që janë përpjekur t'i japin përgjigje shumë studiues, si filozofike ashtu dhe shoqërore. Filozofia e një populli të vogël dhe që në historinë e vet ka pasur fatin e mbrapshtë të pushtimit, ka arsye që të jetë më shumë fataliste. Po cila memoria duhet ruajtur dhe cila duhet fshirë? Memoria në rradhë të parë duhet të ushtrohet që të jetë e freskët dhe që të ruajë të gjallë gjithë përvojën që shoqëria ka krijuar dhe më pas është e nëvojshme që të seleksionohet memoria për të cilën kemi nevojë. Unë mendoj se një komb dhe shoqëri ka nevojë që ta ruajë të gjithë memorien e vet, bile dhe ta përkujtojë, duke ballafaquar etapat e shoqërisë që më pas të shohim se cilat janë dallimet, që gjykimi të mos jetë i cekët dhe i pabaz. Memoria, sipas akademikut italian Benvenuto, në një moshë tepër të nderuar 93 vjeçare, mbahet e freskët gjithmonë duke lexuar dhe shfletuar librat. Që kur ndodhet në Shqipëri në bisedat e shumta me të, të habit memoria e tij e ngjarjeve në një kronologji historike gjatë vizitave të tij në vendin tonë që nga vitet '40 e deri në vitet '80; memoria e tij në lidhje me profesionin si studiues; kujtimet e shumta edhe intime dhe familiare në të dyja aspektet; emrat e miqve dhe bashkëmoshatarëve me të cilët ka qënë gjithmonë në kontakt. Ky është shembulli më i mirë i një memorie që siç thuhet shpesh është për të pasur zili. Studimet amerikane janë shumë optimiste lidhur me mundësinë e një lloj gome që mund të realizojë atë magji që deri më sot nuk e ka realizuar askush. Studimet flasin për kujtimet e dhimbshme që na sjellin jo pak shqetësime në jetën e përditshme. Goma që fshin kujtimet e këqia mund të jetë shpejt realitet : një grup shkencëtarësh amerikanë kreu hapa të dukshëm para në këtë fushë. Lind pyetja : si do të jetohej pa memorien e ngjarjeve të pakëndshme? Kujtimet e këqia mund të jenë shpejt vetëm një kujtim. Ose as të tilla. Një grup studiuesish të John Hopkins University ia dolën të fokusonin ecurinë që duhet të fshijë në mënyrë efikase dhe të përheshme memoriet traumatike. Metoda tash për tash dha rezultate të kënaqshme tek kaviet, por mund t'i ndihmojë studiuesit që të zhvillojnë një brez të ri ilaçesh për kurën e sindromës së stresit posttraumë, d.m.th atë bashkësi vujatjesh psikologjike që mund të trishtojnë atë që ka qënë viktimë e një traume të rëndë, p.sh. një incident makine, akt dhune, katastrofë natyrore. Sot ky shqetësim kurohet vetëm me terapi sjelljesh që lehtëson përgjigjen emotive të shpërthyer nga kujtimet, por pa e eliminuar përfundimisht. Richard L. Huganir dhe kolegët e tij u përqëndruan në rrethet nervore të amigdalës, zona e trurit e vendosur për kontrollin e emocioneve. Një grup minjsh u ekspozuan ndaj një tingulli të fortë, duke i friksuar dhe duke u kallur frikën. Vëzhguan se si në disa zona të trurit tingulli u shoqërua me një veprimtari elektrike më të madhe. Tek kafshët e friksuara studiuesit panë rritjen e një proteine të veçantë që është shumë e paqëndrueshme dhe që mund të hiqet nga qelizat nervore. Ideja është që të dobësohen lidhjet cerebrale të ndërtuara nga trauma përmes eliminimit të proteinës dhe kështu të vetë kujtimit- thotë prof. Huganiri. Ilaçet e një konceptimi të ri duhet të favorizojnë tretjen e kësaj proteine nga truri, duke vepruar si një gomë cerebrale për kujtimet e hidhura.
Vitin e kaluar dhe në mujat e këtij viti studimi im lidhur me kujtimet dhe memorien pati reagime të ndryshme në bisedat me miq apo të afërm të njerëzve që nuk jetojnë më, me të cilët kemi qënë në kontakt të dyja palët : emocioni i kujtimit sjell së pari ndryshimin e pamjes së fytyrës, një lloj shqetësimi në fillim sapo përmendet kujtimi, momentet e një kujtimi të këndshëm të të afërmit që sjell ndryshimin e gjendjes emocionale, kujtimet më të bukura ngjallin kënaqësi dhe aprovim tek bashkëbiseduesi. Tek persona të tjerë heshtja është dëshmimtari më i mirë i dhimbjes, por që me kalimin e kohës në biseda sjell çtensionimin deri në kufijtë e një intimiteti të kujdesshëm, kujtimet tek moshat e thyera sjellin edhe çaste çtensionimi të shoqëruara me elementë të dukshëm të saj: lotët, por ka edhe reagime të shoqëruara me një farë nervozizmi. Në kujtimet e tyre ka edhe një fakt tjetër të rëndësishëm : forca e përballimit të emocioneve është e dukshme si tek burrat dhe tek gratë, tek të parët dominuese.
Sipas një studimi tjetër të kryer në Oksford, të luash me tetris pas një ngjarje traumatike do t'i reduktonte kujtimet e këqia, flashback-un dhe simptomat e stresit. Por lojra të tjera, a funksionojnë? Imazhi i ish gruas suaj që largohet me valixhe apo me një tjetër kujtim traumatik ju persekutojnë dhe nuk arrini që të çliroheni? Provoni të luani me Tetris. Sugjerimi vjen nga një grup studiuesish të Oksfordit sipas së cilit të matesh me tetraminat (fig. e Tetrisit) pas një përvoje të keqe të ndihmon që të reduktosh flashback-ët dhe simptomat e shqetësimit post traumatik. Lajmi në realitet nuk është i gjithi i ri : ajo që u zbulua së fundi është se perspektivat kuruese janë të Tetrisit, ndërsa videolojrat e tjera kanë efekt krejt të kundërt. Shkencëtarët treguan imazhe traumatike dhe të dhunshme në tre grupe vullnetarësh. E ftuan më pas grupin e parë që të luante me tetris për 20 minuta, ndërsa i dyti u mat me kuicet. I treti, i përdorur si grup kontrolli, nuk bëri asnjë veprim. Rezultatet janë të bujshme : të parët patën shumë më pak fashback-e se grupi i kontrollit, ata që luajtën me videokuicet patën shumë më pak. Efekti pozitiv i tetrisit ishte shumë i matshëm pas disa orësh nga pamja e imazheve. Kërkimet tona evidentojnë sesi Tetrisi mund të funksionojë, nëse luhet brenda 6 orëve nga pamja e imazheve traumatike. Lojrat nuk i fshijnë kujtimet e këqia, por e redukton rishfaqjen - thotë Emily Holmesi e departamentit të psikiatrisë në Oksford dhe përgjegjësja e studimit. A ka mundësi që një videolojë të ketë efekte të krahasueshme me ato të një psikoilaci? Mendja njerëzore ka dy përmasa të ndryshme : një sensoriale që mbledh impulset e shikimit, dëgjimit, prekjes dhe shijes. Tjetra konceptuale, e vendosur që të përpunojë këto informacione. Zakonisht këto zona janë në ekuilibër mes tyre dhe punojnë bashkë ; p.sh kur dëgjojmë dikë që flet dhe e kuptojmë atë që thotë. Trauma mund ta çekulibrojë këtë mekanizëm, duke zmadhuar pamasë perceptimet dhe sensacionet : atëherë aksidenti i makinës që përjetuam nuk na duket më si një histori koherente, por si një tërësi imazhesh pa lidhje të llamarinave të shtrembëra, airbag që shpërthejnë dhe goma që zhurmojnë : këto skena mund të na kthehen fikse para syve për vite me rradhë. Në 6 orët menjëherë pas traumës ka mundësi që të ndërhyhet në mendjen e viktimës dhe të interferohet me formimin e këtyre kujtimeve. Të njohësh figurat e tetrisit dhe t'i spostosh tek renditja e zë kanalin sensioral të trurit : në këtë mënyrë imazhet dhe tingujt e lojës mbivendosen me ato të aksidentit dhe e dobësojnë formimin e fashback-ut. Por sipas studiuesve nuk mjafton ta humbësh mendjen me videolojra : eksperimentet treguan se disa lojra mund të kenë efekte të kundërta, edhe pse ende nuk është e qartë në çfarë mënyre. Pra tetrisi do të jetë pjesë e standarteve të ambulancave dhe skuadrave të shpëtimit? Tani për tani ende jo, meqë para një eksperimentimi të vërtetë klinik do të na duhen vite. Po tek ne në ç'raport qëndrojnë kujtimet dhe memoria? Brezi i ri si e vlerëson memorien tonë? A i kanë vizionet e qarta për të, apo do të vazhdojnë të mbeten tek shprehja memoria i përket fitimtarit? Sondazhi me studentët në universitetin Fan S. Noli të Korçës, u jep përgjigje, edhe pse jo gjithmonë të drejtpërdrejta, pyetjeve të shtruara më sipër. Përgjigjet janë edhe një lloj matësi që na tregojnë se deri ku ka evoluar në këto vite mendimi dhe filozofia e shqiptarëve.
Pyetjes se çfarë janë kujtimet, i përgjigjen se janë pjesë e jetës, janë çaste të bukura dhe të hidhura, të rëndësishme që ruhen në kujtesën tonë, janë copëza emocionante të saj, një tabllo e memorizuar në kujtesë.
Pyetjes se sa i vlerësoni në jetë, 75% i vlerësojnë shumë, 10% i vlerëojnë në vartësi të peshës që kanë, 10% mjaftueshëm dhe 5% i vlerësojnë pak, aq sa duhet.
Pyetjes se cili është vendi i tyre në memorien tuaj, i përgjigjen në këtë mënyrë : 75% vend të rëndësishëm, kryesor në jetë dhe përqëndrohen tek kujtimet e bukura, 15% vend normal, në momente reflektimi dhe kur ka mundësi kujtimi dhe10% nuk preferojnë të japin përgjigje.
Pyetjes se a janë stimul kujtimet e bukura, i përgjigjen si më poshtë : 90% s'kanë dyshime, e shprehin fort e qartë po-në ose preferojnë ta theksojnë me ndajfoljen kohore gjithmonë, 10% ndahen në sensin e kundërt.
Pyetjes se kujtimet e këqia kanë ndikim më të madh, është më e balancuara, 28% thonë po, 26% jo, 29% varet nga situata, ndoshta sepse mbahen mend, me raste apo pak, 15% janë në vartësi të kujtimit dhe 2% dalin me maksimën se është mësimi i madh.
Pyetjes se cili është kujtimi më i hidhur, 50% thonë se janë ngjarjet tragjike të jetës dhe veçanërisht të të afërmve, 40% zhgënjimi me të gjitha sfumaturat e marrëdhënieve në jetë dhe 10% nuk kanë të tilla apo i kanë harruar.
Pyetjes se cili është kujtimi më i bukur, 30% lidhen me lindjen, datëlindjen, 20% kanë kujtime të shumta duke mos e parapëlqyer ndarjen, 20% lidhen me afektet dhe dashurinë në të gjitha format e saj, 13% lidhen me shkollën dhe momentet e që lidhen me të dhe 5% lidhen me dhuratat apo se nuk kanë kujtime të tilla.
Pyetjes nëse memoria duhet të jetë e shkurtër apo e gjatë, i përgjigjen prerë e gjatë, duke pranuar faktin për kujtimet e bukura, me 84% dhe 16% të ndara midis një vije të mesme, ka pak rëndësi, në vartësi nga kujtimi që duhet të ruajmë dhe mbyllet me dy maksima të mrekullueshme filozofike: memoria duhet të jetë aq sa të të bëjë të ndihesh mirë dhe jeta është e shkurtër për të harruar dhe e gjatë për të kujtuar.

Autore: Arjan Th. Kallço - Pedagog i Gjuhës Italiane Universiteti Fan.S.Noli Korçë
Emilio Benvenuto - Akademik italian
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës Empty Re: Pse duhet ta lexoni?-Kujtimet dhe memoria, elementë të domosdoshëm të jetës

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 18:39

Jane elemente te domosdoshem te jetes,por jo te gjitha kujtimet te kujtohen(ato te trishtuarat) pasi nuk na lejon urrejtja qe ne te bejme para.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi