Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Familja garanci e së ardhmes" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Familja garanci e së ardhmes" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Familja garanci e së ardhmes"

3 posters

Shko poshtë

"Familja garanci e së ardhmes" Empty "Familja garanci e së ardhmes"

Mesazh nga WebMaster Fri 15 Jul 2011 - 8:39



Të fillojmë prej qerdhes së familjes, ku ndizet dhe ku fiket (shuhet) shkëndia e dritës së jetës sonë – d.m.th. ku lindim, jetojmë dhe ku vdesim. Do të fillojmë aty nga kan filluar hapat e parë të jetës, aty ku fillon dhe ku përfundon rrethi i jetës sonë.

Ajo që është më parësore që t’i kushtohet tërë brengosje dhe kujdesi nga familja, e cila krijon dhe edukon anëtarët e shoqërisë dhe të bashkësisë njerëzore. Në qerdhen shtëpiake të dashuris themelohet një pjesë e madhe e fatit të kësaj bote. Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë shoqërinë njerëzore, kurse fatëkeqësinë e familjeve jo të lumtura e përjetojnë tërë bashkësia. Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë nderteses së shoqërisë njerëzore-gjegjësisht bashkësisë njerëzore.

Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore. Sa më shumë qift të lumtur bashkëshortor, aq më shumë familje të lumtura e të qeta dhe në bazë të kësaj më pak brengosje e probleme për vet shoqërinë njerëzore. Askush më nuk e detyron individin prej familjes së tij shtëpiakë, të cilës i ka borgj tërë dashurinë, brengosjen dhe përkujdesjen. Dashuria dhe harmonia në martesë dhe në familje, është kënaqësi e vërtetë. Kjo është “XHENNETI I KËSAJ BOTE”, në të cilën fitohët xhenneti i vërtetë i Ahiretit. Mosharmonia në martesë dhe në familje është “XHENNETI I KËSAJ BOTE”. Aty ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tia familjare: Burri (bashkë-shorti) të vetat, fëmijët të vetat, aty mbretëron harmonia dhe lulëzon lumturia. Nga ajo familje ku dëgjohet grindjet, sharjet, fyrjet etj., aty nuk ka fat as lumturi. Mosharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe mosbesnikëria bashkëshortore, janë shkaktarët më të shpeshtë për shuajtjen e vetëdijes familjare.

Në Islam, jeta familjare është e bazuar në sakrifica, besnikëri dhe bindje. Sistemi i familjes islame i vendos të drejtat e burrit, gruas, fëmijëve dhe të të afërmve në një ekuilibër të përsosur. Ai ushqen tek individi bujarinë, dashurinë dhe sjelljet joegoiste në kuadrin e një familjeje të organizuar mirë.
Qetësia dhe siguria e ofruar nga një familje e stabilizuar ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është thelbësore për anëtarët e saj.
Pa ekzistencën dhe përkrahjen e një familjeje të shëndoshë nuk mund të realizohet kurrë harmonia në një shoqëri.
Familja është sistemi më i vjetër shoqëror, të cilin e ka njohur njerëzimi, sepse ajo arrin deri tek familja e parë e Ademit, alejhi selam, për të cilën deshi Zoti që ajo të ishte bërthamë e tërë shoqërisë njerëzore.
Kur’ani tregon për ambientin e qetësisë, prehjes shpirtërore, të mëshirës dhe të dashurisë, të cilën e formon sistemi familjar dhe ai e bën këtë sistem një argument prej argumenteve të urtësisë, të fuqisë dhe të madhështisë së Allahut xhele shanuhu.:
“Dhe nga shenjat (e madhështisë së) Tij është për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji i juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30: 31).

Me qëllim që të mos ketë anarki dhe çrregullim në udhëheqjen e çështjeve të familjes, Islami udhëheqjen ia caktoi burrit. Allahu i Madhëruar thotë: "Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës.
Respektimi i përbashkët i vlerave të martesës dhe besnikëria në mes bashkëshortëve janë elementet kryesore që e fuqizojnë paqen dhe harmoninë në jetën bashkëshortore.
Bashkëshorti është përgjegjës për familjen e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Më i miri (më i dobishmi) prej jush është ai, që është më i miri për gruan (familjen e tij), e unë jam më i miri prej jush për familjen time”.
Ngase, në vullnetin e mirë, në fjalë të bukura dhe në veprime të njerëzishme askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e mirë. Kur e shikon atë, e gëzon, kur e urdhëron e dëgjon dhe, nëse nuk është i pranishëm, ia ruan nderin dhe pasurinë ”. Sepse, bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet, e çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familje. Ajo kujdeset për shtëpinë dhe i edukon fëmijët.”
Gjithashtu Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Sjellja pa përgjegjësi ndaj shtëpisë dhe fëmijëve, është mëkat i madh për gruan”, sepse, siç e dimë kjo është detyrë kryesore e saj.
Dihet se fëmija ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore; ajo e rrit, e frymëzon dhe i jep vullnet atij.Ajshja, radijallahu anhu, tregon se një rast e ka pyetur Muhamedin, alejhi selam.: ‘Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshortja?’ Ai tha: “Ndaj bashkëshortit”. Pastaj, prapë e pyeta: ‘Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshorti?’
Ai më tha: “Ndaj nënës së tij”.
Këtë hadith të Muhamedit, alejhi selam, mund ta kuptojmë në këtë mënyrë: pasi bashkëshorti angazhohet shumë për sigurimin e bazës materiale të familjes, gruaja detyrohet për kujdesin ndaj tij, ndërsa, nëna, pasi lind fëmijë dhe përjeton vuajtje të mëdha rreth edukimit të tyre, bijtë detyrohen për kujdesin ndaj saj.
Andaj, sipas mundit e kontributit pasojnë edhe meritat.
Hadithi i Muhamedit, alejhi selam, vlen edhe në familjen tonë bashkëkohore-moderne, ku bashkëshortja ndihmon shumë me punën e saj në sigurimin e bazës materiale.
Islami e sendërtoi strukturën familjare mbi baza të shëndosha, me qëllim të suksesit dhe vazhdimësisë së saj.

Pa një familje të shëndoshë nuk mund të pretendojmë për një shoqëri të shëndoshë dhe të moralshme, e një shoqëri jo e shëndoshë dhe me sëmundje të ndryshme, do të ishte shkak i zhdukjes së saj nga faqet e lavdisë dhe civilizimit.

Pastertia e jetës bashkëshortore është e pacenueshme dhe nuk ka asnjë arsye, asnjë shkak, i cili mund ta arsyetojë thyerjen e besimit në jetën bashkëshortore. Jeta e përbashkët në bashkësi jashtëmartesore është e gjykuar si thyerje e besimit në jetën bashkëshortore. E kjo është kështu e gjykuar në interes të jetës së qetë dhe të lumtur pasardhësve të pafajshëm, të cilët nuk guxojnë pa fije faji t’i perjetojnë gabimet e të tjerëve. Jeta bashkëshortore duhet te vendoset në temele sa më të shëndosha, të përforcuar me dashuri, me mirkuptim e pelqim, të bashkë-shortëve, e krejt kjo në interes të përbashkët të pasardhësve dhe ardhmerisë së tyre të lumtur.

Detyrimet (obligimet) në mes bashkëshortëve pak a shumë sot janë të njohura për të gjithë. Por gjithnjë edhe sot, në atë drejtim parase gjithash më e rëndësishmia është rrespektimi i përbashkët i vlerave të martesës, besnikëria në mes bashkëshortëve dhe nderi e dinjiteti në jetën e paster e të moralshme elemente këto të cilat e fuqizojnë bashkëjetesen dhe paqen në jetën bashkëshortore.

Bashkëshortit të kujdesshëm, i cili në radhë të parë, parasegjithash e mbartë kujdesin e famijes, ai është i udhëzuar nga Islami. Nëse bashkëshorti me qëllim ndeshet me këtë porosi të Islamit, ai me këtë krijon kushte për marrëdhanie jo të shëndosha në martesë dhe në familje. Bashkë-shorti është pararoja-roja dhe mbrojtësi i parë i familjes, andaj edhe më përgjegjësi për fatin e saj- “ Më i miri musliman është ai i cili është më i disponuari, a më të mirët në mes jush janë ata të cilët kanë maradhënie të mira ndaj bashkë-shorteve të tyre”. Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.
Ka shumë njerëz të cilët gabojnë kur i nënçmojnë punët shtëpiake, edhe pse një fjalë popullore thotë: “Shtëpia nuk qendron në tokë por në gruan”. “Shumica, sjelljet arrogante marrëdhaniet tiranike ndaj bashkëshorteve të tyre nuk i trajtojnë mëkat, por aq më keq si e drejtë e tyre. Kësisoj qendrimi është që nga themeli gabim dhe primitiv. Veprimet e tilla janë gabime të pafalshme, nga se në vullnetin e mirë, në fjalë të bukura dhe në veprime të njerëzishme askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme.-“ Të drejtat e gruas janë të shenjta. Për atë keni kujdes që ndaj bashkëshorteve të silleni në mënyrë sa më të bukur dhe njerëzore, sepse edhe ato bëjnë pjesë në të drejtat e saja të pranuara “. Kështu ka thënë Muhammedi s.a.v.s. “Bashkëshortja e ndershme dhe fisnike është pasuria më e madhe...” edhe më tej vazhdon Pejgamberi s.a.v.s. sepse bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet. E çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familje. Ajo ia ruan shtëpinë kujdeset dhe i edukon fëmijët e tij”. Bashkëshortja është mbikqyrese dhe kujdestare në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe do të jep llogari për kopen e saj”. Gjithashtu ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.

Sjellja pa përgjegjësi ndaj shtëpisë dhe fëmijëve, është mëkat i madh për gruan, sepse, siç e dimë kjo është detyrë kryesore e saj. Në bazë të kuptimit dhe kryerjes së kësaj detyre çmohet vlera e gruas, sa bukur është shprehur për këtë i Dërguari s.a.v.s.: “ Gjithësia dhe të gjitha gjërat në botë kanë vlerën e vet, por bashkë-shortja e ndershme dhe e vetdijshme e ka vleren më të madhe”.

shembulli më i mirë është i H. Fatimes r.a. vajzes së Muhammedit s.a.v.s. dhe bashkëshortja e H. Alis r.a. ku për mbijetesen e mamiljes bënte edhe punë fizike, siç tregon H.Ajshja r.a.: “Prej punës së rëndë duart i qaheshin por ajo mburrej me punën e saj e nuk i vinte turp. Në kohen tonë në mesin e motrave, bashkëshortore dhe nënave tona ka të atilla që nuk e duan punën e aq më keq kujdes shumë të vogël i kushtojnë bashkëshortit e shtëpisë dhe edukimit të fëmijve. E pafalshme është sidomos veprimet e papërgjegjësi prindrore të disa nënave të cilat nuk i mbajnë në gji fëmijët e tyre, por që nga dita e parë i ushqejnë me qumësht artificial, për arsye të ruajtjes së bukurisë trupore. Edhe dergimi i fëmijve nëpër kopshte fëmijësh apo lënia e fëmisë në duart e personit tjetër pa ndonjë arsye të arsyeshme, e sidomos kur atyre u mungon përvoja në atë drejtim, është e tmerrshme për fëmiun, familjen dhe shoqërinë. Fëmiu ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore, ajo e rritë, e frymëzon dhe i jep vullnet atij.

Është e domosdoshme, pra ndihma-rrespekti i dyanshëm në mes bashkëshortëve në të gjitha pikpamjet, vetëdijsimi i plotë për përgjegjësinë e ardhmërinë dhe lumturinë së familjes. Ajo përgjegjësi është e përhershme e ekzistuese dhe duhet të jetë e mbështetur në programin e fesë Islame. Sjelljet – qendrimet e voglushëve dhe të miturve, si dhe fatkeqësitë e shpeshta të të miturve, të cilët në mënyrë të pa kontrolluar sillen andaj këndej, ata për këtë i akuzojnë prindërit. Për gjithë këtë shpeshherë hasim në faqet e shtypit të përditshëm, në të cilat për raste të tilla akuzohen prindërit.
Është e bukur dhe e lumtur jeta në qerdhen e dashurisë me kënaqësitë në atë që ka dhënë Zoti xh.sh. kjo është gjëja më e bukur në këtë botë. Këtë lloj jete mind ta turbullojë vetëm djalli i mallkuar – duke e terhequr bashkëshortin në alkool, bizhoz, në amoralitet dhe në të gjitha punët tjera të këqia, kurse bashkëshorten të ipet pas modes së tepruar, mospërmbushjes së detyrave fetare, bashkëshortit, familjes etj. Sjelljet e njerës dhe tjetrës anë fillojnë të rrezikojnë jetën bashkëshortore, e më vonë vjen edhe gjer ke ndarja e martesës dhe shkatërrimi i familjes. Lumturia shpërngulet nga ajo familje dhe ia liron vendin fatkeqësisë.

Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të shoqërisë njerëzore.
Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore.


Fatime Ramuka
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Familja garanci e së ardhmes" Empty Re: "Familja garanci e së ardhmes"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 15 Jul 2011 - 9:56

Familja është garancia e gjithçkaje...e nësë ke familje të rregullt..të shëndoshë në të gjitha aspektet patjeter do kesh suksese në jetë.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Familja garanci e së ardhmes" Empty Re: "Familja garanci e së ardhmes"

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 9:21

Garanci per te gjithe jeten.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Familja garanci e së ardhmes" Empty Re: "Familja garanci e së ardhmes"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi