Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017

3 posters

Shko poshtë

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 Empty Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Jul 2011 - 23:19

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017Nga Sali Berisha"Edhe nje here dua te shpreh mirenjohjen time te thelle per shqiptaret te cilet sipas rezultatet te shpallura nga komisioni zgjedhor i zgjedhjeve i dhane "Aleances per Qytetarin", pra vetes tyre 140 mije vota me shume se koalicionit "fajin e ka Saliu".

Duke shprehur mirenjohjen time te pakufishme per kete vleresim te ndershem, qe qytetaret shqiptare ju bene reformave te thella te kesaj qeverie, arritjet e tyre historike ne mbeshtetje te ketyre reformave, transformimeve te medha te ketij vendi qe po shkon drejt finalizimit te sistemit rrugor me modern ne Europe, qe ka vendosur dhe ka ecur me shpejtesi te rrufeshme ne moshen dixhitale, qe ka bere transformimet me te thella ne linjen e biznesit, vleresimin qe zgjedhesit shqiptare i kane bere, e i bejne modelit ekonomik te qeverise sime. Model i cili ka bere qe Shqiperia per 3 vite me radhe ka kryesuar rritjen me te madhe ne Evrope, model i cili ka bere qe te jete nder me te paktet pensionistet dhe punonjesit qe te kene rritje te madhe dhe te qendrueshme te rrogave dhe te pensioneve, ne kushtet e nje tsunami financiar, model i cili beri qe lufta kunder korrupsionit si epiqender e te gjitha perpjekjeve te qeverise me duar te pastra, te dyfishoje te ardhurat buxhetore. Ka bere qe Shqiperia te kete sot, sic deklarojne institucionet me serioze nderkombetare si nje nga sistemet me te mira ne bote te prokurimit publik, ka bere qe Shqiperia te shnderrohet ne menyren me te paimagjinueshme ne nje hark kohor 6-vjecar ne harten e turizmit boteror ne Miss Bota 2011 per sa i perket turizmin. Por duhet te garantoj secilin prej tyre dhe te gjithe ata qe nuk votuan mbeshtetje, se keto qe kemi bere jane vetem nje horizont i ri qe na mundesoi shume per te bere dhe kemi shume me teper per te bere. Kemi per te bere edhe shume me teper ne te gjitha fushat ne menyre qe te ecim me hapin me te sigurt drejt destinacionit tone europian. Shqiptaret jane kombi qe mbeshtet me shume se cdo komb tjeter ne integrimin europian dhe une kete e konsideroj si gjene me te mencur te tyre dhe me te madhe sepse nuk mund te projektonin te ardhmen me te shkelqyer per vete dhe femijet e tyre ndaj edhe une jam ketu per t'i falenderuar, nje analize te detajuar te ketij plebishiti popullor per reformat e qeverise apo referendumit popullor te cilat tejkaloje nga cdo lloj parashikimi.

Kur exit- pollet, te cilave une nuk u besoj, me nxirrnin mua dhe koalicionin qe une drejtoj me 2 shifra me shume perpara, une prisja rezultatin me durim, pra sic e shihni sot ka nje force qeverisese, e perkthyer kjo ne deputete dhe kesaj i thone 14 deputete te grupit te mazhorances, ose 16 deputete te standardit vote per deputet, deputet pak me shume te minorances. Ne baze te shifrave, deputetet qe jane ulur ne Parlament jane me 9 mije vota per secilin, pasi kete e nxori sistemi normal, por deputetet tane jane me 10 mije vota.

Keto jane 140 mije vota dhe kjo eshte nje energji e madhe per reformat e ardhshme, kjo eshte nje mbeshtetje e madhe dhe inkurajuese per te vazhduar reformat me te medha ne menyre qe shqiptaret te gezojne me shpejt ato qe meritojne. Qytetaret kane konturuar ne kete fushate, projektin e madh "Shqiperia vendi me i madh 2017" pasi Shqiperia i ka te gjitha potencialet ashtu si as edhe nje vend tjeter per te kapur nivele shume te larta zhvillimi. Ka burime njerezore te shkelqyera nder me te aftat dhe me te aftesuarat, ka potenciale te shumta turistike dhe ne qofte se ka arritur ne 3.5 milione, jo me shume se ne gjysmen e shfrytezimit te ketij potenciali, mos harroni se ky eshte nje vend malor dhe turizmi malor eshte apostafat sporadik ne kete vend. Nderkohe qe vendet e tjera jane vetem malore sic eshte Austria, Zvicra me det, dhe do te jete jo e larget dita kur Zvicra me det te thote fjalen e saj ne rajon. Shqiperia ka burime te jashtezakonshme ujore per siperfaqet qe ka .Ujerat e saj me shpejtesi po shtohen ne vlera per qytetaret shqiptare. Jane dhjetera hidrocentrale ne ndertim e siper, malet e saj dhe me gjiret e veta rezerva boterore te kromit, nikelit, bakrit, hekurit por mbi te gjitha potenciali me i madh i saj jane lirite e garantuara, ajo eshte pasuria me e cmuar e shqiptareve e kombinuar me te gjitha keto te tjera. "Shqiperia vendi i zhvilluar 2017", eshte objektivi yne madhor duke shtuar ketu projektin tjeter madhor " Shqiperia kopshti me i bukur i botes" . Une qendroj shume pas ideve te mia, dhe sapo te lehtesohet pak buxheti nga rruget, ne do t'u perkushtohemi kodrave, luginave, shpateve te ketij vendi, per te ndertuar dhe per te ngritur kopshtin me te bukur qe ka pasur Europa ndonjehere. Gjeografia e ka bere te tille kete vend. Natyra e ka bere te tille kete vend, uji cilesia e mrekullueshme e tokes, bejne qe Shqiperia te shnderrohet ne menyren me te sigurt, ne kopshtin me te madh.

Jam ketu gjithashtu qe te shpreh mirenjohjen dhe kenaqesine time per "Tirana blu". Tirana u gdhi sot blu, dhe ky eshte gjithashtu, nje shperblim i madh. Ju jam shume mirenjohes qytetareve te Tiranes. Shtate minibashki u fituan nga perfaqesuesit e koalicionit "Aleanca per Qytetarin". Qytetari votoi per veten e tij dhe kjo eshte nje fitore e thelle e shkelqyer dhe e paprecedent, qe prej 15 vitesh. Natyrisht Tirana votoi blu, sepse fushata ketu u drejtua ne shkallen me te larte te qytetarise, nga kandidati i aleances, z. Lulzim Basha. Ja doli z. Basha, me fushaten e tij sic me kane shkruar edhe shume qytetare ne mesazhet e tyre e kane quajtur, festivalin me te bukur elektoral. Tirana e meritonte kete. Tirana udheheq dhe do te udheheqe, ky eshte kryeqyteti yne, dhe une ndaj nje mirenjohje te thelle per te punuar me keta te zgjedhur, ne interesin me te madh e me te mire te ketij qyteti. Nuk do te harroj se ne kemi shpallur si filozofi tonen, me te veshtiren, ne nuk bojkotojme, nuk braktisim asnje vend te ketij territori, dhe ju garantoj qe pot e kerkoni ju ne arkivat tuaja, paraardhesit tane kishin krijuar zonat dhe territoret e asgjese. Zonat dhe territoret ku nuk duhet investuar, apo ku nuk vlen te investohet.

Ne kemi filozofi tjeter, dhe besojme se duhet te investojme kudo, aty ku jetojne qytetaret shqiptare, dhe besojme se kudo tjeter ne kete vend ka kushte dhe premise per te ndertuar nje jete me te mire. Ju nuk keni qene ne Frasher, shumica edhe mund te keni qene, por edhe une kam qene shume here, sepse e kam ate si tempullin e frymezimit, por si Frasheri ka shume komuna te tjera, dhe e pare me syrin e njeriu jopunetor, mund edhe te thote mendja: po ju cfare beni ketu, sepse eshte nje shpat shume i thelle? Te mos harrojme se aty kane jetuar kryefamiljet e shqiptareve, te cilet kane jetuar ne varferi ndersa e kishin kopsht Frasherin. Mora Frasherin por eshte edhe Lekbibaj, Mokra, pra nuk ka ky vend nje pellembe toke te braktisur, e per kete fakt investimet jane jetike dhe te medha duke ju permbajtur kesaj filozofie. Ne baze te saj, natyrisht qe Tirana do te jete prioritare, sepse ai eshte kryeqyteti yne dhe eshte e te gjithe qytetareve shqiptare. Cdo njeri, qe ka lindur ne qytetin apo edhe fshatin e tij, e do Tiranen si vendin e vet me te cilin duhet te krenohet ne Shqiperi e bote. Ndaj edhe ne jemi te vendosur si qeveri te percaktojme mekanizmat dhe bashkepunimin shume te ngushte me te zgjedhurit ne menyre qe te ngreme Tiranen ne lartesine e pritshmerise te qytetareve te saj dhe te shqiptareve ne teresi. Ka nje zhvillim madhor, votat i numeruat ju, i numeruan mediat, si ne asnje vend tjeter. Nje transparence e pashoqe, per te cilen ne duhet te krenohemi dhe kurre nuk duhet te kemi eufori, port e jemi te bindur se kemi ende shume per te bere. Ne nuk duhet te harrojme se ne kete rruge, duhet te jemi te afte te arrijme standarde te larta europiane, edhe shume perpara te tjereve. Per t'ua ilustruar, kete dje po lexoja nje material te nje institucioni global per nje vleresim te Shqiperise, ku kishte marre 36 vende, kishte plus e minus te saj, por shkruante se kemi nje nga prokurimet publike me te mira ne bote. Kur te vijne te numerimi i votave, do te thone, ka standard te larte, pasi nuk eshte e lehte te pretendosh qe Shqiperia ta kete, por ja qe e kemi. Pra ne ndertojme standardet e Shqiperise njera pas tjetres.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 Empty Re: Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 18 Jul 2011 - 0:44

Populli shqiptar eshte ngopur me shume se kurre me premtime dhe me fjale te lyera, qe sjane asgje tjeter vecse nje grep i hedhur nga peshkataret ne pushtet, per te siguruar karriket dhe kolltuqet e tyre te ngrohta, me apo pa deshire te popullit qe per 21 vite me radhe, nuk po i jepet e drejta per tiu bashkuar BE-se.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 Empty Re: Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 4:19

Po pra se vec genjejne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017 Empty Re: Shqiperia, vendi i zhvilluar 2017

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi