Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë

2 posters

Shko poshtë

Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë Empty Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë

Mesazh nga WebMaster Sat 23 Jul 2011 - 6:23

Nikoleta Kovaçi..Orëve të vona të së enjtes, është sulmuar komisariati nr.5, e për pasojë kanë marrë plagë katër efektivë të policisë. Ndër ta më i dëmtuari ka mbetur shefi i krimeve Artur Hyka, ndërsa sipërmarrja vjen nga një familje që kanë pretenduar se iu kanë dhunuar një të afërm të tyrin brenda ambienteve. Janë goditur policët dhe xhamat e komisariatit, ndërsa më vonë efektivët janë bashkuar, duke bërë të mundur arrestimin e tre prej personave më agresiv që janë tre vëllezër. Sipas të dhënave të policisë në sulmin e organizuar të familjes kanë marrë pjesë edhe gra e fëmijë të tyre, ndërsa për të realizuar planin e tyre mësohet se kanë përdorur gur, hekura dhe mjete të tjera. Policia pas përballjes me ta ka mundur të evitojë përplasjet e mëtejshme e për pasojë janë mbajtur në pranga Ilir, Shkëlqim dhe Astrit Halili, emra që sipas policisë së Tiranës janë emra të skeduar edhe në protestën e 21 janarit, ndërsa tashmë akti i ndërmarrë prej tyre i ka kaluar seksionit të krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit.
Ngjarja
Një adoleshent i familjes Halili ka përfunduar në dyert e komisariatit nr. 5 për një veprim të kryer në ambientet e jashtme të një shkolle në Kamëz. Policia e ka shoqëruar në komisariat dhe orëve të vona të pasdites është lënë në gjendje të lirë. Djali pasi ka shkuar në shtëpi ka treguar për përballjen me efektivët e këtij komisariati, pastaj mësohet se janë ngritur gjithë familja e Sherif Halilit, duke u nisur drejt godinës së policisë së Kamzës. Nga të dhënat policore të këtij komisariati bëhet e ditur se sapo anëtarët e kësaj familjeje janë afruar kanë nisur të gjuajnë me gurë godinën e për pasojë janë afruar disa efektivë për të mundësuar largimin. “Fakti që ishte orë e vonë, gjithçka na ra papritur”, rrëfen një prej efektivëve të këtij komisariati. Menjëherë në vendin e ngjarjes për të qetësuar situatën është gjendur edhe shefi i krimeve të këtij komisariati, i cili në tentativë për t’u sqaruar me burrat e shtëpisë është goditur pas koke. Burimet zyrtare të policisë janë të rezervuara në lidhje me këtë plagosje, por efektivi i policisë që drejton edhe seksionin e krimeve në zonën e Kamzës ka marrë plagë të rëndë nga goditja prej pjesëtarëve të familjes Halili. Gjithashtu nga goditje me hekur, shkopinj druri dhe gurë janë dëmtuar edhe tre efektivë të tjerë derisa në vendngjarje ka mbërritur edhe eprori i këtij komisariati.
Post-ngjarja
Kreu i krimeve të komisariatit pasi ka marrë ndihmën mjekësore i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa bëhet me dije se edhe efektivët e tjerë kanë marrë mjekimet e nevojshme. Pas qetësimit të situatës janë shoqëruar gjithë dhunuesit e komisariatit dhe të punonjësve të policisë, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Policia e Tiranës saktëson se të mbajtur në pranga janë Ilir Halili 39 vjeç, Shkëlqim Halili 36 vjeç dhe Astrit Halili 26 vjeç i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Që të tre vëllezërit janë banues në Kamëz dhe se nga të dhënat që policia ka për ta mësohet se janë edhe persona që kanë sulmuar Kryeministrinë më 21 janar. Policia e Tiranës bën me dije se materialet për të tre vëllezërit janë depozituar në Prokurorinë e Tiranës për dy akuza, atë të kundërshtim të punonjësve të policisë si dhe të prishjes së rendit dhe qetësisë publike
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë Empty Re: Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë

Mesazh nga Daku Sun 24 Jul 2011 - 8:16

Fytyra e vertete e shtetit
I neperkembur, i dhunuar, shkatarraq, pa dinjitet.
qe militante partish i futen ne shpulla . dhe skane ca ti bejne.
Mire ja kane bere, ndihmen jua duan , drunin se pranojne.
Flaken tu kishin vene
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi