Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Plepa-Rrogozhinë “ha” edhe 850 milionë lekë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Plepa-Rrogozhinë “ha” edhe 850 milionë lekë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plepa-Rrogozhinë “ha” edhe 850 milionë lekë

Shko poshtë

Plepa-Rrogozhinë “ha” edhe 850 milionë lekë Empty Plepa-Rrogozhinë “ha” edhe 850 milionë lekë

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Aug 2011 - 1:20

Në mesin e vapës, njerëz që tentojnë të kapërcejnë murin prej dy metrash që ndan autostradën me pjesën e rrugës dytësore, me qëllim hipjen në autobus për t’u kthyer në Tiranë, të bën të kuptosh se rruga që po ndërtohet prej disa vitesh nuk rezulton të jetë praktike. Problemi është se mbikalimi më i afërt ishte pranë shkëmbimit të Kavajës, rreth 2 kilometra larg, gjë që ia bënte të vështirë kalimtarëve/pushues ecjen në kushte normale në kulmin e trafikut. Aksi rrugor që nis nga by pass i Plepave (Durrës) dhe që përshkon gjithë vijën e plazhit të Golemit, e më tej në Kavajë, për t’u mbyllur në Rrogozhinë vijon ende t’i kushtojë buxhetit të shtetit.

Me miliardat e shpenzuara dhe me një projekt që ka marrë jetë njerëzish, rruga Plepa-Kavajë-Rrogozhinë konsiderohet vepra më pak eficiente për vendin.

Investimet përreth janë në prag të falimentit, kurse pushuesit dhe banorët e zonës që tentojnë të kapërcejnë hekurat 2 metra të gjatë po shkaktojnë një kaos të vërtetë.

Sakaq, Drejtoria e Rrugëve sapo ka lidhur kontratën me firmat ndërtuese për vijimin e punimeve, të cilat kushtojnë edhe 850 milionë lekë, shtesë punimesh.

Mungesa e një strategjie për ndërtimin e rrugës, me 2 apo me 4 korsi dhe zbatimi i parimit ‘duke parë dhe duke bërë’ po e kthejnë këtë korridor, jo vetëm në ferrin për drejtuesit e automjeteve, por edhe gropë për buxhetin e shtetit.

Vendosja e një rruge dytësore nuk dha ndonjë rezultat të duhur. Trafiku duket i zgjidhur në segmente të caktuara, por pranë ‘Shkëmbit’, makinat shtojnë radhët për të kaluar drejt by pass-it, kurse kapërcimi i autostradës bëhet me mjete rrethanore, si vendosje gurësh për të arritur murin, kapërcim hekurash me ndihmën e tjetrit etj. Punimet vijojnë ende në vitin pestë, volumi i të cilave rritet në kulmin e sezonit turistik.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi