Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ke menduar? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A ke menduar? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ke menduar?

4 posters

Shko poshtë

A ke menduar? Empty A ke menduar?

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Aug 2011 - 7:24

A ke menduar?
Vella dhe moter e dashur!
Sa here qe je ngritur nga gjumi, a ke menduar se mund mos te ngrihesh me? A ke menduar sa here qe ke lare syte, se ndoshta mund te te ndodhe per nje moment e te verbohesh?! A ke menduar ndonjehere kur dikujt i thua fjalen me te kendshme,apo kur i ben dikuj nje kompliment te bukur ndoshta mund te nemitesh e te mos mund te flasesh me?! A ke menduar, se ende pa dale nga pragu i shtepise, te ze vdekja dhe nuk ke mundesi as te pershendetesh me njerezit e familjes, me shoket dhe shoqet.... a ke menduar... a ke menduar...?
Ah, sa i rende eshte mekati ne supe,kjo barre qe nuk bartet, barre qe nuk durohet, barre qe ndoshta Diten e Rende, do te jete deshmitar kunder nesh!
A ke menduar ndonjehere mbi fjalet e njerezve kur thone: Jeto jeten qe te vjen, se me kurre nuk e gjen".
A mund te kete dicka qe rendon me shume se mekati? Jo, nuk e besoj .
Sepse borxhi merret kthehet perseri, fyerjen qe i kemi bere dikujt do ta marrim nese nuk i kerkon te falur, semundja sherohet por shpesh len edhe pasoja apo gjurme tek personi, po ashtu edhe mekati falet pas pendimit por len shume pasoja tek njeriu. Por??!!
O sa mire e thashe, por?!! Domethene paskam ende shprese se gjithcka nuk ka perfunduar! Shume mire pra.
Nje dite lexova ne nje vend nje koment shume interesant, madje nje koment shume lehtesues per te gjithe ne. “ky mekatar shtatedhjete e kusur kilogram”.
Dijetari ne fjale fliste per mekatin dhe pasojat e tij, pastaj per pendimin, per faljen etj. Pendimin e quante institucioni me i dashur i njeriut, vendi me i sigurt ku mund te qendroje njeriu, shpirt ku pushon.
Me erdhi habi se si kishte bere krahasimin e Zotit si mekatfales dhe mekatarit ne njeren ane, me historine shume interesante te Nenes dhe femijes se saj.
Nje dite nje djale i vogel, duke luajtur, i kishte krisur dicka ne koke qe te thyeje xhamin e shtepise se tij. Pa e zgjatur e pa menduar shume mori topin dhe goditi mbi xham.
Kraaasssssss.... plasi xhami i shtepise. te gjithe dolen perjashta. Cka per te pare, xhami i thyer, topi i prere, ndersa femijet e tjere te shastisur nga kjo ndodhi.
Djali qe e kishte bere kete, ishte zverdhur nga frika per xhamin e thyer. Nena e tij menjehere filloi ta qortoje duke kerkuar nga ai qe te hyje menjehere brenda, gje te cilen e refuzoi duke bertitur Joooo, dhe me lote ne sy u largua nga oborri. Nena e tij i tha se nuk ka se ku te shkoje, serish ka per tu kthyer ne shtepi... e pastaj e shohim??!
Femija i shkrete, tere diten qendroi jashte, duke pasur frike qe te kthehet ne shtepi, sepse nena e tij do ta qortonte shume rende per shkak te xhamit te thyer. Kur erdhi mbremja, nuk pati se ku te shkoje, u nis drejt deres se shtepise, duke thene se cka te dale, le te dale.
Ju afrua deres dhe trokiti ne te, kur ja nena e tij e celi deren. Ky e dinte fajin e tij, menjehere iu versul nenes se tij dhe e perqafoi duke plasur ne vaj: Me fal nene, me faaal.
Nena e mllefosur tere diten me djalin, nuk pati e ngrata se c' te beje, e perqafoi dhe filloi ta qetesoje, duke i thene se xhami do te rregullohet. Hyne brenda dhe gjithcka u be mire.
A ju kujton kjo dicka o njerez te dashur? A ju kujton vetem nje tregim i shkruar, i imagjinuar, apo eshte dicka me shume.?
Ketu fillon krahasimi me i bukur. Pra, le t'ia fillojme:
Femija eshte njeriu i cili ben mekate, dhe i cili me ose pa dashjen e tij gabon. Nena me kete rast paraqet, meshiren ose denimin e Zotit. Mirepo, bukuria e krejt ketij tregimi qendron ne ate se, mbeshtetja me e madhe, Institucioni qe e permenda me lart, eshte PENDIMI. Kjo eshte ajo rruga e cila detyroi femijen te kthehet ne shtepi pas gabimit te bere, detyroi te perqafoje nenen e tij, detyroi te plasin lotet nga syte e tij,dhe ne fund e detyroi nenen te perqafoje te birin dhe tia fale gabimin e bere.
Keshtu edhe ne njerez, duhet te Pendohemi per mekatet e bera, t'i kthehemi Atij qe na fal, me lot ne sy te pranojme mekatin e bere duke mos iu kthyer kurre te njejtit gabim, sepse Allahu, ne emrin e vet eshte betuar se do te fale, do te fale, do te FALE... nese i thehesh Atij.
Dijeni te dashur qe Zoti do ti fale qe te gjithe ata qe i kerkojne falje Atij.

Shikoni se si thote Zoti per njerezit e Tij: “O roberit e Mi! Une ia kam ndaluar padrejtesine vetes Time dhe po ashtu e kam bere te ndaluar ate ndermjet jush, prandaj mos beni padrejtesi. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te humbur pervec atij qe Une e udhezoj, pra lutmuni Mua per udhezim qe t'ju udhezoj. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te uritur vec atyre qe Une i ushqej, pra kerkoni ushqim prej Meje dhe Une ju ushqej. O roberit e Mi! Ju te gjithe jeni te zhveshur vec atyre qe une i vesh, pra lutmuni Mua dhe une do t'ju vesh. O roberit e Mi! Ju te gjithe gaboni diten edhe naten e Une ua fal gabimet tuaja, prandaj kerkomeni falje Mua dhe Une do tju fal. O roberit e Mi! Ju nuk keni per te arritur kurre qe te me demtoni, po ashtu dhe asnjehere nuk keni per te arritur qe te me beni dobi
( Muslimi).
Duhet te dime se meshira e Zotit ka perfshire cdo send prandaj le ta kerkojme kete meshire dhe te jemi te sigurte se do na jepet.Profeti Muhammed as thote:”Kur Allahu(xh.sh) ka bere caktimin e cdo krijese, ka shkruar per veten e Tij, ne nje liber te Tijin qe e ka Ai vete.” Meshira Ime eshte me e madhe se zemerimi Im”.
(Muslimi).
Vella dhe moter e nderuar!
Perfundimisht mundohu te jetosh pak nen ndikmin e ketij vargu kuranor:” “Dhe vertete qe Une jam gjithnje Fales i Madh per ate qe pendohet , qe beson, qe punon miresi e drejtesi dhe pastaj u qendron ketyre(deri ne vdekje).”
Kjo eshte nje jete e rinovuar pas sprovave dhe mekateve, eshte shperngulje vendimtare qe ndryshon shenjat e vetes ashtu sic ndryshon toka e vdekur pas vaditjes me uje te bollshem. Rinovimi i jetes nuk do te thote kryerja e disa puneve te mira e as qellime te mira mes nje grumbull te madh zakonesh te ulta dhe moralesh te keqija, por do te thote qe te veprosh vetem mire, te duash per tjetrin ate qe do per veten tende,te mos ofendosh askend, temos sulmosh apo hipokrizosh asnjeri, te mos kesh zili askend, dhe te mundohesh me sa mundesi te kesh te jesh rregullator ne toke e jo shkaterimtar.
Profeti yne i nderuar thote ““Besimtari duhet te jete si bleta: kur ushqehet - ushqehet paster, kur punon - punon bukur, kur bie mbi fijen e barit (ose ne lule) - as nuk i thyen petalet, as nuk e gervisht ate”

Pra edhe ne duhet te behemi si kjo blete e te ushqehemi paster nga djersa jone duke perdorur vetem menyren e ndershme e ligjore , e duke mos pranuar ushqim me gjera te pandershme si : droga, vrasja, grabitja ,vjedhja,prostitucjoni, alkohooli... etj.Jo vetem kaq por duhet edhe te punojme vetem te mira per veten tone per familjen te afermit dhe per shoqerine njerezore ne teresi.
Pra ashtu sikur bleta eshte e mire prodhon mjalte per vete edhe per te tjeret edhe ne duhet te jemi te mire me veten e me te tjeret.Ashtu si bleta qe nuk thyen e as nuk gervish petalet e lules kur punon edhe ne te mundohemi te mos shqetesojme te tjeret dhe te punojme po aq paster.
Pra profeti thote ji si bleta e nuk thote ji si gjinkalla apo milingona, valle perse?
Sepse gjinkalla nuk eshte punetore dhe nuk i ben mire askujt.
Nuk ka thene ji si milingona megjithese eshte shume punetore, pasi ajo eshte egoiste dhe punon vetem per veten e saj.
Nderkohe qe bleta punon per vete nderkohe qe punon edhe per te tjeret prandaj eshte edhe me e mire nga dy te parat.
Po ashtu merr shembullin e bletes edhe ne zemerim, ashtu sikur bleta e cila te pickon vetem nese e ngacmon ashtu edhe ti sulmo pasi te te sulmojne, por dije edhe dicka tjeter qe te falesh eshte shume me e mire per ty.Pra ne kete rast mundohu te behesh edhe me i mire se bleta.
Moter dhe vella i nderuar a ke menduar ne vargun Kuranor:”Kush vepron nje te mire qofte sa nje grimce do ta gjeje ate, dhe kush vepron nje te keqe qofte sa nje therrmije do ta gjeje perseri”(Zelzele)
Po ti cke ndermend te gjesh?
A ke menduar ne kete thenie:”Thuaj me te vertete vdekja qe ju mundoheni ti fshiheni do ju takoje, pastaj do te ktheheni tek i gjithedituri dhe Ai do ju lajmeroje juve per cdo gje qe keni punuar”
Moter dhe vella i nderuar! A ke menduar se do te vije me te vertete kjo dite:” Diten kur cdo njeri do te gjeje ate cka punuar mire apo keq e per ate te keqe qe ka bere deshiron qe te kete ne mes tij e saj nje distance shume te madhe (e mos ta shohe)…(Ali imran )
Kjo eshte Dita e Gjykimit. “Dita kur njeriu shikon se ckane punuar duart e tij, e thote mosbesimtari: ah !sikur te isha dhe (pluhur). (En-nebe )
A ke menduar , A ke menduar?
Nese po atehere vepro mire, dhe nese nuk ke menduar fillo te mendosh sa me pare.

E gjithe kjo mund te permblidhet ne dy fjale:

Njeriut qe mendon me dyshim si mbete
Zoti i ka dhene mendjen le te gjukoje vete
Parajsa dhe ferri na presin ne ate jete
Cfare te besh ketu atje ke me gjete.

Kjo nuk do te thote qe te behemi engjellore e te pagabueshem por na nxit qe sa here te bejme gabim te pendohemi tek Ai qe fal cdo gabim, tek ai qe degjon cdo lutje dhe ploteson cdo deshire te mire.
Perundimisht dua tju tregoj edhe nje varg te fundit kuranor i cili thote:”Dhe ata qe nuk pendohen jane mizore”
Pra nuk eshte mizori te gabosh por mizori eshte te mos pranosh te ndreqesh gabimin e bere.
Po ti moter e vella i dashur a ke menduar ndonjehere te pendohesh e ti kthehesh me zemer te paster Zotit tend?
Te gjitha lavderimet dhe falenderimet te perkasin ty o Allah,deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter pervec Teje , Ty te kerkoj falje dhe vetem tek Ti pendohem.

Miqesisht. Autori i keti Shkrimi eshte Indrit ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga esmerina Thu 4 Aug 2011 - 0:48

A e ke menduar njeher te vdesesh e te ringjallesh prap ,,,,e pabesueshme,,po ja qe ndodh.
esmerina
esmerina
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 361
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/08/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 2:37

A e ke menduar nje here te jetosh,te luash,te defrehesh e pastaj te vdesesh e habitshme?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 8:09

A ke menduar ndonjehere qe gjithcka nje dite do te zzvanitet ,
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga Gjilanasi Wed 9 Jan 2013 - 8:23

gjithmon mendoj mos te bej hile
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjilan
Postime Postime : 673
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/01/2013
Hobi Hobi : .....

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 10:31

A ke menduar keto kohe te gjate
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ke menduar? Empty Re: A ke menduar?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi