Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik.

2 posters

Shko poshtë

Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik. Empty Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik.

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Sep 2011 - 0:25

A ka mundësi që politikani i suksesshëm të jetojë sipas parimeve morale të fesë?”
Skena jonë politike më tepër u përngjan serialeve meksikane sesa politikëbëries serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë npërparësi ndaja analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të atillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm.
Opinioni publik dhe shoqëria në të cilënb jetojmë dalëngadalë po iu adaptohen luftës dhe sjelljes së tillë politike, kështuqë një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë mjete legjitime në luftën politike jnëse kanë për qëllim diskualifikimin e kundërshtarit politik, megjithëse shpesh shkohet edhe në diskualifikimin dhe përçmimin e tij edhe si njeri. Tanimë shfrytëzimi i padrejtë i pronës shtetërore konsiderohet si një gjë e nënkuptuar. S’kanë thënë kot populli: “Është rëndë të punosh te mjalta e të mos ëmbëltohesh!”
Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morli i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër.
Te morali i politikës gjithçka që shpie te qëllimi i synuar është e lejuar (Machiavelli). në një diskurs të tillë asgjë s’mund të na habisë ose befasojë. Morali fetar shpesh është pengesë në jetën politike të njerëzve. Politikanët tanë një gjë të tillë e mendojnë por s’guxojnë ta thonë hapur. Përderisa si papagaj theksojnë vlerën e moralit krishter, shumë pak prej tyrejetojnë në pajtim me atë për të cilën rrahin gjoks. Madje mund të thuhet se në këtë drejtim më i zëshëm është psuhteti, sepse gjithkujt i npërgjigjet që ktë ketë ithtarë që kur ua mëshon nga njëra faqe e kthejnë tjetrën, të cilët nuk gënjejnë dhe durojnë të gjitha padrejtësitë e kësaj “bote të devijuar”.
A ju kujtohet ndonjë politikan i trevave tona që në mënyrë strikte u përmbahet dhjetë Urdhëresave Hyjnore (dekameron), që i përmbahet parimit “Duaje të afërmin tënd!”, “Mos gënje!”, “Mos vidh!”? Nëse ju kujtohet ndonjë i tillë, me siguri se tanimë nuk është pushtet.
Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet fetare, ose t’i imitojë sa më mirë. Kështuqë ka raste kur njerëzit ndihmojnë tjetrin duke dhënë gjënë e fundit që kanë, kur hidhen në zjarr për të shpëtuar tjetrin. të jetosh sipas parimeve hyjnore është shumë rëndë në kohën tonë (Çdo të bënit pa banka, kredite dhe kamatë?). Ekonomia e tregut, shoqëria në tranzicion, ligji i më të fortit dhe lufta e çdoditshme për mbijetesë s’i japin shumë hapësirë moralit fetar i cili është mbizotërues tek ne. Të jetosh sipas kodit fetar sot do të thotë të largiohesh prej njerëzve, të izolohesh prej gjithçkafit.
Shumicës së njerëzve kjo mospërputhje s’ju bie rëndë sepse në l;uftën për jetë s’kanë kohë të mendojnë për gjëra të tilla. Atyre që ky diskontinuitet u pengon tërhiqen prej “jetës së përditshme” dhe mbeten mbrapa kritereve të përditshme të rrugës së njëjtë ose iu dorëzohen kënaqësive materiale.

Jo chit chat temen ju lutem diskutim te kendshem edhe pa keqkuptime secili te japi mendimin e ti pa ofenduar .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik. Empty Re: Morali njeriu të thjeshtë dhe morali politik.

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:27

moralin mund ta bej dikush qe i jep hall jetes,dhe i jepp halles problemeve njerezore;po ta shohim ne kendveshtrimin politik;poiltikanet tan nuk e kan per turp qe te thon pa pik problemi sesa esht rroga e tyre,ndersa po ta shohim nga ajo e thjeshte jan thashethemet dhe injjoranca qe po i mbulon cdo dit e me shum njerezit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi