Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi

Shko poshtë

Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi Empty Vulat, kryesorja e raundit të gjashtë Kosovë-Serbi

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Sep 2011 - 4:25

Zgjidhja e çështjes së vulave doganore duket se e preokupojnë më së shumti Serbinë, tani pas embargos nga Kosova të mallrave serbe, që do t’i kushtojë qindra milionë eurp. Sot në Bruksel nis raundi i gjashtë i dialogut Kosovë – Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, i ndërprerë në muajin korrik. Sipas delegacionit të Kosovës, në agjendë kësaj radhe do të jenë pesë çështje: njohja e vulave të doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu, në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intensifikohet puna e grupeve për implementimin e tri marrëveshjeve të arritura më parë. Për katër çështjet e para, bisedimet janë në nivelin e diskutimit të draft marrëveshjeve, të prezantuara nga ndërmjetësi i BE-së, të cilat kanë për bazë draftet e 6 qershorit 2011 dhe komentet e palëve. Ndërsa çështja e bashkëpunimit rajonal shtrohet për herë të parë, përveç temës së CEFTA-s, e cila është diskutuar në raundin e parë.

Shefi i ekipit negociator serb, Stefanoviq, ka deklaruar se janë afër disa marrëveshje, ndërsa kryeministri i Kosovës ka thënë se “vulat doganore që do të përdoren me Serbinë, do të jenë të njëjta, si me të gjitha doganat me vendet e tjera”.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare të Kosovës, LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar kundër bisedimeve me njeriun që është palë e strukturave kriminale ne veri të Kosovës.

Një ditë para raundit të gjashtë të dialogut Kosovë-Serbi, zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiç tha se Brukseli shpreson të arrihet përparim në bisedime. Komisioni Evropian do të dëshironte të shihte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ajo tha se bashkëpunimi rajonal paraqet kusht të domosdoshëm për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor në procesin e përafrimit të tyre me Bashkimin Evropian. "Ky është një qëndrim yni shumë i njohur. Momentalisht jemi të fokusuar në dialogun. Nesër fillon rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilat në emër të BE së i kryeson Robert Kuper", tha Kocijançiç. Sipas saj, të gjitha çështjet për të cilat është dialoguar deri tash, do të jenë edhe të premten në rendin e ditës, përfshirë këtu edhe vulat doganore.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi