Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik

2 posters

Shko poshtë

5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik Empty 5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Sep 2011 - 21:29

A e keni ditur se për nga gjatësia, duart, stili i flokëve, veshja dhe dukja në fytyrë mund të zbulohet nëse mashkulli juaj do të ju qëndrojë besnik në lidhje. Ja disa prej mënyrave se si ta kuptoni një gjë të tillë. Sa e sa herë e keni shikuar një mashkull, por as që ju ka shkuar mendja se gjatësia e tij, duart, stili i flokëve, veshja apo dukja flasin shumë rreth karakterit të tij.
Shikojani gjatësinë
“I sinqerti dhe besniku” zakonisht nuk janë më të gjatë se 172,5 centimetra. Hulumtimet e universitetit në Melburn tregojnë se meshkujt më të shkurtër janë më besnikë. Ekzistojnë dy arsye për një gjë të tillë, thonë ekspertët australianë. Këta meshkuj kanë sasi më të vogël të testosteroneve, që do të thotë se nuk janë rob i libidos së tyre. E dyta, shumë nga meshkujt e shkurtër i konsiderojnë më pak tërheqës, kështu që gjasat për një Kazanovë, apo një tradhtar janë më të vogla.
Flokët e gjata, të dëshirueshme
Një hulumtim i një firme serioze thekson se meshkujt me flokë gjysmë të gjata janë më konservativ dhe më inteligjent. Nëse jeni të martuar për një mashkull të tillë, mund të rrini të qeta, ngase ky lloj i meshkujve i merr detyrimet martesore shumë seriozisht. Por, juve kurrë nuk do t’ua falë nëse e tradhtoni, thuhet në rezultatet e hulumtimit të kryer në Jejl. Meshkujt me flokë më të gjata janë treguar më besnikë. Meshkujt me flokë të shkurtër dhe me balluke shumë u besojnë femrave, por ata shumë lehtë lëshohen në aventura dhe me këtë rast nuk mendojnë shumë për ndjenjat e partneres.
Kurrsesi me buzë të fryra
Meshkujt me fytyrë ovale janë më të ndjeshëm, më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm. Për ta kryesore është siguria dhe me gjithë dëshirë ia ofrojnë atë partneres së tyre. Meshkujt me veshë të kthyer nga brenda problemet i vendosin e të tjerëve para problemeve të tyre dhe janë shumë të sinqertë. Ata me mjekër të rrumbullakët vështirë të dashurohen, por kur të ndodhë një gjë e tillë – nuk të lëshojnë më. Lidhjes i përkushtohen me gjithë qenien dhe të njëjtën e presin edhe nga ana e kundërt. Mashkulli tek i cili hapësira midis hundës dhe buzëve është e madhe, ai as që do ta shikojë një femër tjetër, madje as atëherë kur nuk do t’i interesoni më. Kujdes nga ata me buzë të plota dhe tërheqëse – janë impulsivë, më pas natyrisht se vajtojnë me të vërtetë, por tradhtia është tradhti.
Gishtërinjtë e vegjël – sinqeriteti i madh
Me rëndësi është që gishti i unazës të jetë pothuajse i barabartë me gishtin tregues – një mashkull të tillë kurrsesi nuk guxoni ta humbni. Ai është i sinqertë dhe nuk do të lëshohet në aventurë.
Më i sigurti – mashkulli klasik
Një mashkull besnik do ta njihni në bazë të pantallonave klasikë, gjysmë-bluzat e tij dhe që nuk do ta ndryshojë kurrë parfumin. Ai i cili gardërobës i qëndron besnik, gjithsesi do të ju qëndrojë edhe juve. Nëse këpucët i ka të vezulluara, nëse e adhuron veshjen me ngjyrë të zezë dhe nuk i heq nga sytë syzat e diellit, dëshiron vetëm të tërheqë vëmendjen tuaj. Kur ta arrijë një gjë të tillë, do të kalojë në “viktimën” tjetër.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik Empty Re: 5 shenja të sigurta se do të ju qëndrojë besnik

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 7:42

Keto shenja po,po ce do se mund ti ndryshoje mendja atij.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi