Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane Empty Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane

Mesazh nga WebMaster Sat 3 Sep 2011 - 14:08

Nga Alteo Hysi
Argumente të thella sociale, të kuptimta apo jashtë logjikës. Dilema shoqërore. Pyetje që kërkojnë përgjigje, luftë apo paqe? Komunizëm apo demokraci? Pa pritur e pa kuptuar ndodhemi përballë një shoqërie me një mori çështjesh që kryqëzojnë fatet e shqiptarëve. Ndodh që rrugën e gjatë të ndërtimit të një shoqërie të mirëcivilizuar ta “grabisin” kufijtë e rrëzuar të paskrupullshmërisë e degjenerimit. Ecje e shpejtë! Vrapim pa ndalesë drejt së panjohurës! Duket se e mbrapshta e veprimeve tona po ecën me ritme më të shpejtë se koha. Nëse do të mbledhim motivet e gjithë problematikës sonë shoqërore do të ngrihej me siguri një piramidë komplekse në strukturë dhe shpjegim. Por në një pikë duket se ka nisur e gjitha dhe njëkohësisht një pjesë që mban peng shoqërinë tonë. Gabimisht a jo, palët politike kanë përplasur grushtet në një sferë galoponte akuzash për njëra- tjetrën. Fjalë që për protagonistët respektivë mund të jenë të vërteta ose jo, por për shqiptarët janë 100% humbje e besimit ndaj asaj që quhet elita e zgjedhur. Grada e mosbesimit rritet akoma më shumë bashkë me renë e pisët të imazhit negativ të shoqërisë, kur në Shqipëri Kuvendi prek shkallë degradimi e mosfunksionimi demokratik si rrjedhojë e përplasjeve politike. A mund të besojë shqiptari se një parlament “krahëzbuluar” prej moralit shoqëror, do të përcjellë përveçse zgjidhje shtetërore edhe vlera komunikimi? A mund të besojë shqiptari në një parlament ku dhuna verbale e imazhi familjar vihen në qendër? Çfarë do tu themi brezave më të rinj për etikën tonë shtetërore? Vallë fjalët e zonjës Topalli: “të kap prej zhelesh”? Apo thirrjet bizarre të kryeministrit: “motra në motel”, “zonjë pallatesh”? Edhe bota sureale do të merrte më shume vlerë se ky realitet shtetëror që vërtet po na udhëheq… por drejt marrëzisë. Si mund të miratohen ligje lidhur me përkatësinë seksuale, pronat a çfarëdoqoftë, pa prekur me parë fundin e detit shoqëror, aty ku gjen vetëm baltë të errët… të errëtën e varfërisë? Na tregoni ne zoti kryeministër, shqiptarëve të thjeshtë, a mund të jetë Shqipëria e NATO-s dhe e BE-së, të cilat ju i përmendni me delirin e madhështisë, Shqipëria e një varfërie të rëndomë e therëse? Një varfëri që as ju, as kundërshtarët tuaj politikë nuk mund ta prekin përveç atij shqiptarit të vuajtur që e ndien më shumë se kurrë kur sytë e fëmijës së tij thonë: “Kam uri!” A mund të jetë ky imazhi që ne mund t’i ofrojmë familjes evropiane? Jo, kështu do të marrim vetëm përbuzje e diferencim kudo që të shkojmë. I vetmi sy me të cilin do të na shohin është ai i jonormales, i mosdashurisë për njëri- tjetrin dhe paaftësisë për tu formuar në një identitet të vetëm drejtues e kombëtar. E megjithatë NATO dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve do të jenë sërish “alibia” monotone e qeverisjes sonë. Për këto arsye e quaj të shthurur portretin e vendit tonë, sepse në fakt e gjithë trazira aktuale është shthurje në përmasa përtej të paimagjinueshmes.
“Çfarë janë këto fraza të kalbura poetike për Shqipërinë që po ndryshon”, do të thoshte në këto momente doktor Berisha, duke vazhduar me pretendimet e tij të panumërta për atë çka është bërë. Zoti Berisha mund të bëjë të njëjtën gjë për vite me radhë, por qytetari i thjeshtë, ndonëse mbështillet nga një vello false, është ai që në realitetin njerëzor, ferrin e vërtetë e ka mik të pandarë. Nga ana tjetër, fryma e egër që përcjellin partitë politike është e baraspeshuar me konfuzionin e post-tragjedisë më të madhe që mund t’i ndodhë një kombi. Po supozojmë se si Berisha, ashtu edhe zoti Rama me kapriçot e tij i kanë lënë pas këto sjellje dhe po i hyjnë veprimeve ligjore ashtu siç duhet. Por sërish një pikëpyetje e madhe … Ku? Ku është drejtësia? Dëshirojmë të na përmendet qoftë vetëm një çështje publike gjyqësore e mbyllur dhe mbi të gjitha me drejtësi. A mos është vallë Gërdeci? Sërish konfuzion! Ja mosbesimi më i madh në një shoqëri të ashtuquajtur civile, ku jeta njerëzore humbet vlerën e vet.
Çështje të tilla si Gërdeci e inspirojnë drejtësinë shqiptare drejt kalbjes mortore. Ku humbet zëri i nënave të gjora që kërkojnë qetësi për shpirtrat e humbur të fëmijëve te tyre të ndjerë? A ka drejtësia jonë zemër, nder e turp? Sërish pikëpyetje e madhe. Shoqëria jone është thjesht një zinxhir koruptiv miqësish që vrasin të drejtat tona e që pengojnë zgjidhjen e gjithë problemeve që na shqetësojnë, si ato sociale që përbëjnë një shoqëri, por edhe ato politike që kanë gllabëruar me rrënjët e tyre marrëdhëniet tona shoqërore. Nuk po i hyj me detaje problemeve ekzistuese sepse do të duhej një kohe e gjatë aq sa tërësia e tyre. Por më e pakta qe mund të them është se të gjitha presin zgjidhje si fryte të një ngatërrese publike, e ardhur prej keqmenaxhimit individual, institucional e politik. Përderisa nuk kemi frerë si popull, secili do të shohë interesin personal në mënyrën më të egër përtej çdo norme.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane Empty Re: Shqipëria, vajza “e shthurur” e familjes evropiane

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 19:15

Eshte mese e vertete kjo qe ke shkruar ti.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi