Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!

3 posters

Shko poshtë

Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! Empty Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!

Mesazh nga WebMaster Sat 3 Sep 2011 - 14:19


Shtatë janë këshillat që specialistët në fushën e seksit, u rekomandojnë të gjithë çifteve që kërkojnë të kenë raporte seksuale të mira. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme komunikimi mes partnerëve, të flisni hapur, të praktikoni fantazitë tuaja dhe ato që shihni në filma, si dhe mbi të gjitha të vlerësoni tjetrin dhe të vetvlerësoheni. Këshillat e mëposhtme tregojnë se si një marrëdhënie mund të jetë e ngrohtë dhe jo problematike.

1. Merrini gjërat shtruar. Studime të shumta kanë treguar se femrave u pëlqen që të nisin marrëdhënien seksuale me butësi dhe ngadalë. Ato ankohen shpesh se djemtë duan t’i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe e teprojnë me puthjet apo me “futjen e duarve”. Sa më shumë të zgjasni kohën përpara se të nisni seksin aq më shumë do të përmbushni dëshirat e partneres dhe do të shijoni në maksimum ato momente.


2. Ndryshoni stilin tuaj. Kërkoni që të jeni i paparashikueshëm për partnerin tuaj, pasi e panjohura eksiton edhe më shumë. Kërkoni që t’i dhuroni çdo akti seksual pozicione të reja për ta bërë atë edhe më të bukur. Mos kini frikë të provoni diçka që ju besoni se do t’u pëlqejë dhe pyesni gjithmonë partnerin si ndihet dhe si e dëshiron aktin seksual apo vendet ku dëshiron të preket në një moment të caktuar të intimitetit tuaj. Femrave nuk u pëlqen të tregojnë apo t’i mësojnë partnerit se çfarë u pëlqen ndaj mënyra më e mirë është ta pyesni atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.


3. Mbani mend se filmat porno kanë vetëm për qëllim argëtues. Mos përmendni pozicione filmash porno, pasi këto filma nuk janë një mësues i mirë, pasi ato nuk preferojnë të hyjnë drejt e në temë. Për femrat periudha e joshjes e cila fillon me zhveshjen është shumë e rëndësishme gjë e cila gjendet rrallë tek pornot. Mos harroni armën tuaj më të fortë, gjuhën. Gjithçka që ju i bëni partneres tuaj me anë të gjuhës është e kënaqshme për të megjithëse dihet që ledhatimi i klitorit është ajo që e çon në qiellin e shtatë.


4. Jepini pak pushim vetes tuaj. Nuk është gjithmonë e vërtetë se sa më shumë të zgjatet aktiviteti seksual aq më i kënaqshëm bëhet. Është e rëndësishme që partnerët të bëjnë një pushim të shkurtër herë pas herë dhe në ato momente t’i dhurojnë njëri tjetrit ndjenjën e romanticitetit për të cilën ka aq nevojë një lidhje. Fakti që nisni të bëni seks nuk do të thotë se nuk duhet të ndaloni së bëri atë. Mos u shqetësoni nëse për pak kohë humbni ereksionin tuaj sepse do ta rifitoni përsëri atë.

5. Vlerësoni pamjen e jashtme të partnerit/es dhe kujdesuni për veten tuaj. Shfaqni sa herë që ju jepet rasti vlerësimin për njeriun që keni një krah. Njerëzve u pëlqen të ndjehen mirë dhe të bukur, pasi gjatë gjithë kohës, sidomos femrat, i shoqëron pasiguria e pamjes fizike, dhe komplimentet nuk janë asnjëherë të tepërta. Por është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje edhe vetes suaj, veshjes dhe kujdesit ndaj lëkurës. Dihet që në herën e parë që shihni dike qendra e vëmendjes është paraqitje e tij ndaj përpiquni që të jeni gjithmonë në formë. Në një lidhje dashurore ndjenjat janë më të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se paraqitja juaj vendoset në plan të dytë.


6. Mësoni të kuptoni kur partneri juaj dëshiron seks. Shpesh partnerët nuk duan që ta zgjasin shumë fazën përpara se të nis akti seksual ndaj është shumë e rëndësishme të kuptoni se kur është ky moment. Nëse partneri juaj ju sheh me sy joshës, apo prek vazhdimisht organin tuaj gjenital atëherë dijeni se ky është një mesazh që u dërgohet për të kuptuar që ka ardhur koha që të hidheni në sulm.


7. Mos mendoni se partnerja do t’u kërkojë atë që dëshiron. Shumë femra janë të turpshme sa për të kërkuar seks oral, edhe pse e dëshirojnë shumë atë. Nëse ajo nuk ua kërkon provoni t’ia jepni vetë këtë kënaqësi. Nëse e pëlqen atëherë do t’u lejojë të vazhdoni, ndërsa nëse nuk e ndjen kënaqësi do t’u kërkojë që të ndaloni.

Kujdes brenda kufive ju lutem hhearts
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! Empty Re: Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!

Mesazh nga pexha Sun 4 Sep 2011 - 11:01

e kjo me plqen nuk guxojme jasht kufive
pexha
pexha
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Dardan
Postime Postime : 5786
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/01/2010
Hobi Hobi : dizajner

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! Empty Re: Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!

Mesazh nga kasperi Sat 24 Sep 2011 - 10:17

mendoj se zgjedhja e saj pozicionin dhe mos mbetja ne gjysem te rruges
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie! Empty Re: Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi