Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

+3
Gjeto Gjetani
Єямєℓiиdå
Durrsaku
7 posters

Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Durrsaku Fri 9 Sep 2011 - 1:49

Shume dashuri mund te humbasim ne jete, por cfare ndodh nese dikur vendosim te rikthehemi?
Shume prej nesh mund te mbartin me vete gjate gjithe jetes imazhin e dikujt qe kemi dashur ne te kaluaren, por me te cilin/cilen nuk e kemi lidhur perfundimisht jeten tone. Dhe, ndersa muajt apo vitet kalojne, shpesh jemi shqetesuar se cfare ka ndodhur me kete person, here me ore apo dite te tera (vecanerisht kur gjerat nuk para na kane ecur mire ne jete) e here pothuaj e harrojme se ka qene pjese e jetes sone.

Sa te lumtur, te sigurte, te dashur etj. do ndiheshim sikur te ishim bashke me te. Ndonjehere deshira per t'iu rikthyer nje dashurie te vjeter, e cila konsiderohet si e vetmja dashuri e vertete, mund te shkaktoje edhe vuajtje psikologjike.
Pse iu kthehemi dashurive te vjetra?


Jo te gjithe njerezit mund t'i ringjallin apo jane te gatshem te riperjetojne dashurite e vjetra. Personat qe mund ta bejne kete jane optimiste dhe aktive ne jeten e tyre, i pelqen te rrezikojne, jane romantike ne thelb si dhe nuk i tremben rruges aventuroze, por dhe te veshtire te dashurise. Nje telefon, nje mesazh, nje takim i rastesishem, nje leter apo email, te gjitha mund te jene nje shtyse per t'iu kthyer dashurise se vjeter. Por kushti kryesor qe dashuria te rifitohet eshte te deshirohet nga te dy partneret.
Rikthimi ne dashurine e vjeter nuk eshte si njohja apo fillimi i nje dashurie te re me partnere te rinj. Mbi te gjitha, eshte e rendesishme te konsiderohen dhe te kuptohen arsyet pse partneri eshte kthyer ne ish . Nese do gjendemi para nje zgjedhjeje te tille, do ishte mire ta pyesnim veten se perse duam ta bejme kete? Thelle-thelle cila eshte shtysa jone e vertete? Dashuria e forte, nostalgjia, mendimet romantike per kohen e bukur te kaluar se bashku, kurioziteti per jeten e ish-partnerit apo kurioziteti nese jemi ende ne endrrat e tij/saj, ndjenjat e fajit (nese e kemi lenduar), dhenia e nje shansi te dyte me shpresen se personi do jete permiresuar, apo me shpresen per te perjetuar te njejtin zjarr dhe pasion, mungesa e alternativave te tjera me te mira, eksperiencat negative te mepasme apo ngulmimi i ish-partnerit per ta rifilluar edhe njehere marredhenien.


Mund te ndodhe te kuptojme sesa e kemi dashur dhe duam dike pasi e humbim, apo pasi nuk gjejme te tjere qe mund te na bejne te ndihemi po aq mire apo me mire se ish -partneri. Me kalimin e kohes, si pjese e procesit te rritjes dhe zhvillimit personal, shtimit te eksperiencave, ne arrijme te vleresojme me mire ate qe kemi me ate qe kemi patur. Ndonjehere ky bilanc mund te rezultoje pozitiv ne favor te dashurise se vjeter, gje qe sherben si shtyse e forte per t'iu rikthyer.


Gjate jetes mund te ndodhe te degjojme, te kujtojme, dicka (sidomos kur eshte pozitive) per ish-partnerin apo te krahasojme te tashmen me te shkuaren dhe mund te na ngjallet kurioziteti per jeten e tij/saj apo nese ai/ajo ende kujtohen per marredhenien e perbashket ashtu si ne, nese ende kemi vend ne mendimet e tij/saj, nese kemi mbetur nje person i rendesishem per te etj. Qofte edhe personi me indiferent, ndihet i mikluar nese kupton qe mbetet nje person i vecante dhe i pazevendesueshem per ish-partnerin e tij. Ky kuriozitet dhe/apo kjo ndjesi mund te hape rrugen per te rifilluar marredhenien.


Megjithate, mbi te gjitha, duhet te jemi te kujdesshem te kuptojme nese deshira per t'iu rikthyer nje dashurie te vjeter eshte teresisht e jona apo jemi te ndikuar nga insistimi apo deshira e ish-partnerit tone. Sic eshte permendur dhe me lart, rikthimi funksionon kur deshirohet nga te dyja palet dhe jo kur imponohet.


Ne rast se vendosim t'i kthehemi dashurise se vjeter cfare duhet te kemi parasysh?


Rikthimi ne dashurine e vjeter nuk eshte i mbrojtur as nga mosha dhe as nga kalimi i kohes. Mund te ndodhe mbas nje viti pas ndarjes deri ne 30 apo me shume vjet. Por sa me shume kohe kalon aq me shume gjerat mund te kene ndryshuar. Ndoshta ish-partneri juaj mund te jete lidhur me dike tjeter, mund te jete martuar e te kete femije, mund te jete ne kulmin e karrieres se tij apo te kete perparesi te tjera ne jete. Te dini se ne cfare pozicioni eshte secili prej jush do t'ju ndihmoje te kuptoni nese keni te njejtin motivim per t'u ribashkuar.


Riperjetimi i dashurise se vjeter mund t'ju beje te rizhvendoseni ne nje kohe kur keni qene me te rinj. Disa partnere mund te perjetojne nje terheqje shume te forte seksuale pasi partneri sjell kombinimin e rikthimit ne nje fare menyre ne gjendjen fizike te nje moshe me te re me zhvillimin dhe pasurimin e eksperiencave te mevonshme personale. Megjithate jo gjithmone ndodh keshtu. Prandaj mos krijoni pritshmerine qe terheqja qe keni patur dikur, tani do jete e njejte apo me e mire se atehere.


Nje ribashkim do te thote t'i fillosh gjerat nga e para, duke rinjohur personin e tanishem. Perpiquni qe gjithcka te ndodhe gradualisht, duke fituar siguri, por dhe duke ruajtur fillimisht distancat mes jush. Ju kishit nje arsye pse u ndate, apo jo? Kjo arsye shpesh nuk perpunohet dhe nuk kalon lehte emocionalisht. Prandaj kujdes nga merzitjet apo zemerimet qe mund te ringjallen nga humbja e dikurshme qe mund te nderprese papritur kenaqesine e rigjetur duke shkaktuar dyshime dhe humbje kontrolli. Per t'u rigjetur, jepini njeri-tjetrit kohen dhe hapesiren e duhur.


Problemet qe keni patur dikur mund te rishfaqen. Perpiquni t'i trajtoni dhe te jeni te hapur, pranues dhe jo akuzues apo ta ngarkoni me faj njeri-tjetrin. Gjithashtu duhet te ridiskutoni dhe qartesoni se cilat ishin arsyet e verteta qe sollen mbylljen e marredhenies, cfare ju ka shkaktuar ajo, si jeni ndjere etj. etj. Ky diskutim sigurisht mund te jete i dhimbshem ose ne me te pakten i veshtire, por partneret duhet patjeter ta sheshojne ate duke rene dakord dhe duke ia pranuar njeri -tjetrit arsyen e vertete. Nese nuk e beni dot, atehere me mire mos e rifilloni marredhenien.


Kur do ishte mire te mos ndodhte rikthimi ne dashurine e vjeter?


Ne rastet kur partneret (njeri apo te dy) kane krijuar tashme nje jete tjeter, jane te martuar, kane familje dhe femije atehere ceshtja e rikthimit eshte akoma edhe me delikate. Ne nje rast te tille do ishte me mire te shmangnit qe ne fillim thirrjen per rikthim, pasi nese nuk e beni kete, marredheniet aktuale nese nuk perfundojne ne divorc apo tradhti, patjeter do te lendojne dike. Gjithashtu partneret mund te mos ndihen te zote apo te afte te perballojne faktin qe ne kete histori do te perfshihen edhe persona te tjere te rendesishem. Gjithsesi, nese jeni te vendosur te riktheheni, atehere duhet te jeni te kujdesshem qe te mos perpiqeni me pas te "fshini" apo te "zhvleresoni" nga jeta e partnerit tuaj marredheniet apo personat e tjere te rendesishem qe ka patur (ish-bashkeshort, femije). E kaluara nuk mund te fshihet sado te perpiqeni. Nje qellim i tille do ishte shkaterrues per marredhenien.


Ribashkimi nuk do te ishte i shendetshem per femrat apo meshkujt "qe dashurojne teper", qe jane obsesive, paranojake e dyshues, qe krijojne varesi apo qe jane shume xheloze dhe posesive. Nje ribashkim mund te rifilloje veten nese te gjitha keto "hiqen" menjane nga nje perpjekje dhe pune e madhe me veten e ndoshta edhe pas viteve keshillimi psikologjik. Ribashkimet nuk funksionojne per personat qe nuk mund te "shqiten" pasi bien ne dashuri. Ne rikthim, ata mund te riaktivizojne modelin qe kane ndjekur me pare: ta bejne partnerin qendren dhe qellimin e vetem te jetes se tyre duke e "mbytur" serisht marredhenien pa i dhene hapesiren dhe besimin e nevojshem.


Megjithate edhe nese perpiqeni te ribashkoheni dhe kjo nuk funksionon, perseri mund te kete gjera te rendesishme qe mund te mesoni. Ndonjehere menyra me e mire per te �??shpetuar' nga nje dashuri e vjeter e pasuksesshme eshte t'i rikthehesh si per te permbyllur ate qe eshte lene pezull me pare, duke e cliruar veten te pakten nga imazhi dhe mendimi sesi do te ishte jeta sikur historia juaj te kishte vazhduar. Kjo mund te beje qe ta jetoni jeten me te lire dhe me te lumtur, pasi edhe nje ribashkim i pasuksesshem mund te sjelle zhvillim dhe maturi personale si dhe nje sens plotesimi ne jete.


Duke u ritakuar me ish-partnerin tuaj ju mund te kuptoni sesa jeni zhvilluar apo sa keni ndryshuar gjate muajve apo viteve qe kane kaluar. Nen nje kendveshtrim te ri, duke u nisur nga realiteti i tanishem, ju mund te kuptoni me mire se si ka qene dashuria juaj e vjeter. Nese ka kaluar shume kohe, ju mund te shokoheni nga ndryshimet fizike apo karakteriale te ish- partnerit tuaj. Ato tipare qe dikur i keni vleresuar, tashme mund te duken si feminore, mungese stabiliteti apo zgjuarsie etj. Me kalimin e kohes, me rritjen dhe maturimin tone disa tipare mund te duken ndryshe ne kohe te ndryshme. Ne raste te tilla ribashkimi e ben me te qarte qe mes jush gjithsesi nuk do te kishte funksionuar, por nderkohe gjate ketij procesi ju do keni mesuar dicka te re rreth vetes tuaj
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 9 Sep 2011 - 1:53

Kurre mos ju kthe nje dashurie te vjeter...sepse eshte sikur te lexosh nje liber per te disaten here duke e ditur si perfundon.

Sdo kthehesha...ka gjithmone arsye pse nuk ka ec lidhja perpara.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Gjeto Gjetani Fri 9 Sep 2011 - 1:57

....dashuria e vjeter nuk harrohet ....as edhe ne boten tjeter...
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 9 Sep 2011 - 2:10

Gjeto Gjetani shkruajti:....dashuria e vjeter nuk harrohet ....as edhe ne boten tjeter...

Po ata qe kane pas disa dashuri??......nese nuk e harron te keqen e te kaluares..nuk do mund te ecesh perpara
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga dajti modh Fri 9 Sep 2011 - 15:40

emocionet si heren e pare fillojne [You must be registered and logged in to see this image.]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Dori_sweet Fri 9 Sep 2011 - 19:49

emocione shum te forta
Dori_sweet
Dori_sweet
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 3711
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 13/05/2011
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : kercimi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Arabela Fri 9 Sep 2011 - 20:28

skam ish te dashur,,,por natyrisht nuk do me pelqente asnjehere te merresha me emocione te kaluara,,,[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Durrsaku Fri 9 Sep 2011 - 20:30

do te duhen fort se ne fillim ndoshta eshte fati qe i ribashkoj ose kane kuptuar qe duhen shume dhe smund te rrine larg njeri tjetrit
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 7:17

Emocione shume te forta besoj se do te jene.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?! Empty Re: Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi