Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin

2 posters

Shko poshtë

Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin Empty Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin

Mesazh nga WebMaster Sun 11 Sep 2011 - 21:41

Sipas nje studimi te publikuar ne Jama 1, nje analize gjaku mund te zbuloje gjinine e femijes se palindur qe ne javen e shtate. Pervec kesaj, ndryshe nga amniocentesis, eshte ne gjendje te identifikoje ne menyre jo invazive anomalite gjenetike.
Per te ditur nese foshja eshte femer apo mashkull mjafton vetem nje analize gjaku e nenes. Rezultati, garanton nje studim i publikuar ne Journal of American Medical Association 2, eshte i sakte qe ne javen e shtate te shtatzanise dhe i pasakte vetem pese here ne njeqind.
Testi funksionon si nje “radar”, sepse ai identifikon ne gjakun e gjurmeve te ADN-se se fetusit dhe per kete eshte ne gjendje te tregoje nese femija ka kromozomin X apo Y.
“Procedura- shkruan Stephanie Devaney, nga National Institute of Health ne Bethesda, koordinatore e kerkimit: Ka dy avantazhe.
Se pari, ndyshe nga amniocentesis, nuk eshte invazive dhe nuk sjell nje rrezik te abortit. Vec kesaj, lejon zbulimin e hershem te anomalive kromozomale.
Studimi amerikan eshte i gjere. Studiuesit analizuan rezultatet e 57 kerkimeve te zhvilluara per te verifikuar efektivitetin e nje testi te gjakut si test alternative te amniocentesis apo te ekografise, per nje total prej 6.500 shtatezanive te ndryshme (3500 meshkuj dhe 3000 femra).
Te gjitha studimet kishin kerkuar gjurmet ne ADN-se se fetusit te lire ne gjakun e nenes.
Kerkuesit pastaj kane skanuar kete ADN, per te identifikuar gjurmet gjenetike qe i perkasin komozomit mashkullor Y.
Mungesa e tij me shume probabilitet nenkupton lindjen e nje vajze, ne rastin e kundert mund te presim se behet fjale per nje mashkull.
Sipas rezultateve, analizat e gjakut per te percaktuar ADN ne fetus, kane parashikuar me saktesi seksin ne 95 perqind te rasteve ne javen e shtate dhe ne 99 perqind ne 20 jave.
“Ky studim, eshte i pari qe eshte kryer ne nje kampion shume te madh dhe perfaqeson nje okazion unik per te percaktuar seksin e femijes ne fazat e para te shtatzenise. Pervec kesaj per te qene e vetmja metode jo invazive, qe u zbulua efikase”, shpjegojne studiuesit.
Perhapja e tesit nuk eshte perjashtuar nga dilemat etike, “ Rreziku, shprehet Nicola Surico, presidente e Shoqerise italiane te gjinekologjise, eshte se behet burim i abortit selektiv”.
Ne disa kultura shume gra abortojne vullnetarisht kur zbulojne se ato kane nje fetus te seksit femer.
Ndersa avnatazhi eshte per te ditur paraprakisht nese femija vuan nga ndonje anomali gjenetike, pa perdorur analizat invazive si amniocentesis./infoalbani/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin Empty Re: Do te jete femer apo mashkull? Nje test i gjakut zbulon sekretin

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 3:16

Te jete si te jete vec te jete shendoshe e mire.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi