Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme,

2 posters

Shko poshtë

Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme, Empty Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme,

Mesazh nga WebMaster Thu 20 Oct 2011 - 5:44

Gjuha juaj, sa e mire!

Vijne nga larg per te na "rrembyer" gjuhen. Ruse, italiane, polake, gjermane. Ci shtyn studentet e katedrave te gjuhes shqipe ne universitetet me ne ze te Europes te zgjedhin pikerisht degen e kesaj gjuhe te veshtire te nje vendi te vogel?
Nga dera e klases, jashte, degjohet vetem nje ze monoton qe flet ngadale sikur tregon perralla femijesh. "Shkruani ne fletore fjalet: 'shtrengoj rripin'. Kush nga ju me thote tani se Cfare do te thote 'te shtrengosh rripin'? E di njeri kuptimin tjeter qe ka kjo shprehje tek ne?....".

Ne heshtjen qe pason, enden capak peshperima. Merret me mend qe nxenesit e dine edhe kuptimin tjeter, por askush nuk po merr guximin te ngrihet ne mes te klases dhe t'ia plase mesuesit ne fytyre: Po si jo o zoti mesues. Si s'e dime ne se Cdo te thote te shtrengosh rripin. Eshte ajo qe kane bere prinderit tane ne epoken e tollonit. C'na pandeh ti ne? S'e mbajme mend ne se si shqiptaret shtrengonin rripat ne vitet '70- '80- '90? Ne mos s'e mbajtshim mend, s'na e kane thene te tjeret? Si ta pret mendja ty, qe edhe krizen financiare paspiramidale ta kemi harruar? Vec ne pacim qene ne kozmos asokohe, se s'ka sesi tjeter.

Ne fakt, nxenesit nuk thone asgje nga keto. Ne vend te pergjigjes shpjeguese te cilen çdo shqiptar do ta kishte ne maje te gjuhes, degjohet vetem nje ze i rezervuar me theks nordik qe reciton automatikisht: "shtrengoj rrip behet per siguria kur ti ulesh makina", thote zeri. Duke shtuar pas nje sekonde: "Ose avioni". Ketu gjithe situata qartesohet papritur. Te ulur ne forme gjysmerrethore ne nje klase te pluhurosur, nje grusht te huajsh shohin me naivitet ne derrasen e zeze, ku Idriz Metani, nje profesor i zellshem shqiptar, mundohet t'u shpjegoje ne nje shqipe te thjeshte ose ne nje arsenal te tere gjuhesh te huaja qe ata i kuptojne me mire sesa shqipen, sesi duke shtrenguar me shume se zakonisht rripin e pantallonave, stomaku i nje njeriu mund te zvogeloje masen e kesisoj sasia e ushqimit qe mjafton per ta mbushur behet me e vogel, duke i shtuar ketij njeriu parate por duke i shkurtuar jeten.

Ky nocion kaq popullor nder shqiptaret e te gjitha koherave, ngjan thuajse surreal per veshet e nje dore te huajsh te perbere prej 26 rusesh, gjermanesh, polakesh, italianesh, grekesh, hungarezesh e madje edhe amerikanesh e brazilianesh te cilet prej nje muaji i kane hyre me themel zberthimit dhe asimilimit te gjuhes shqipe ketu, ne Shqiperi. Ne terren. Aty ku kjo gjuhe dite pas dite flitet, mendohet, shkruhet, kendohet, sulmohet, torturohet dhe mekembet perseri nga e para. Vijne nga universitetet e fuqishme te Moskes, Shen Pjeterburgut, Bonit, Palermos apo dhe nga shkolla te tjera me tradite ne albanologji dhe kultivimin e shqipes. Cfare duhet per te qene nje prej tyre? Nga nje bilete avioni per ne Tirane ose ne ndonje aeroport tjeter te vendeve fqinje, ca para per te plotesuar racionin e pamjaftueshem te mences se Qytetit Studenti dhe nje vullnet i hekurt per te qemtuar me durim format e gjuhes se veshtire ballkanike. Do te hynte njekohesisht ne pune edhe nje sasi e mire bonsensi per te mos vene re mangesite, si dhe deshire e mire per t'u shnderruar ne nje si ndricim ylli kinematografik per shkak te interesimit te mundshem te medias. Ne fakt, ndonese te pranishem per shume vite me radhe gjate muajve te veres ne sallat boshe te Fakultetit te Histori - Filologjise ne Universitetin e Tiranes, te huajt qe studiojne shqipen, vetem kete vit u trajtuan si nje lloj kurioziteti interesant mediatik. Gazetat, televizionet, radiot, u dynden papritur drejt tyre per t'i vendosur ne fokus, per t'u shperndare emrat ne eter dhe sidomos per t'i pyetur. Shume pyetje, por mbi te gjitha, njera. Ajo kryesorja. E pamungueshme ne asnje interviste: Pse, pse, pse? Pse shqipen? Pse ata zgjodhen te studiojne gjuhen tone ne nje kohe kur shume prej nesh C'nuk bejne per ta kembyer ate me ndonje gjuhe tjeter? Ku qendron sekreti? Sjell ndonje perfitim e gjithe kjo? Ka ndonje te fshehte qe ne s'e dime?

Claudia Capaci, nuk eshte edhe aq e huaj me gjuhen shqipe. Ne Sicili ku ajo ka lindur, gjysherit e saj arbereshe flisnin nje varietet arkaik te gjuhes zyrtare shqipe, disa fjale te se ciles mundi t'i mesoje gjate femijerise edhe ajo vete, ndonese ne jeten e vrullshme te viteve 2000, e zhytur nen peshen e rende te kultures italiane, gjuha arbereshe veshtire se do t'i hynte ne pune per gje.

E megjithate, italiania Capaci Claudia, e lindur ne Piana degli Albanesi prane Palermos, kur erdhi puna per te zgjedhur nje drejtim ne jete - gje qe do te thote nje dege ne Universitet - zgjodhi pikerisht degen e gjuhes shqipe prane katedres se kesaj gjuhe ne Universitetin e Palermos. Te njejten gje bene njekohesisht me te edhe 40 te rinj te tjere. Patriotizem? Nostalgji? Vanitet? Claudia thote se se fundmi edhe italiane joarbereshe, po kerkojne te studiojne shqipen zyrtare atje ne zonat ku arbereshet po mundohen te shpetojne nga agonia C'ka mbetur nga gjuha e Skenderbeut. "Nje ligj i ri i shtetit italian i cili ka hyre ne fuqi se fundmi, sanksionon perdorimin e gjuheve te minoriteteve gjuhesore ne administraten e te gjitha rajoneve italiane ku ekzistojne keto minoritete", thote Claudia me nje shqipe te rrjedhshme por me theks italian.

Ajo shpjegon, se efektet e ketij ligji do te sjellin vende te mira pune per shume perkthyes nga shqipja ne italisht dhe anasjellas ne te gjitha zyrat e administrates publike ne Sicili, Kalabri, Bazilikate, Pulje, Marke, Molize e kudo ku ka katunde arbereshe. Ne bashki, ne komune, ne polici, ne zyren e taksave. Kudo do te kete ngahere nevoje per njerez te diplomuar ne gjuhen shqipe. "Por nuk eshte vetem kjo", thote Claudia. "Pakti i stabilitetit, korridori tete, projektet e infrastruktures dhe kompanite italiane ne Shqiperi. Jane terma qe mund te perkthehen ne shkembime te vrullshme midis Shqiperise dhe Italise. Ne shume ndermarrje italiane ne Shqiperi te cilat kane nevoje gjithnje e me shume per njerez qe te njohin gjuhen shqipe.

Dakord, shume shqiptare e flasin mire italishten. Por nganjehere eshte pasaporta ajo qe vlen me shume dhe nje pronar italian do te preferonte ndoshta te punesonte nje italian qe flet shqip e jo nje shqiptar qe flet italisht", thote ajo. Nga ana tjeter, nese per italianet ose italo-shqiptaret ky zell ne nxenien e gjuhes se memes se memes gjen nje shpjegim kaq praktik, C'mund te thuhej, fjala vjen, per ruset?

Ruset perbejne Cuditerisht edhe komunitetin me te madh te te huajve qe kane zbarkuar sivjet ne token e ish-aleatit te kohes se Bashkimit Sovjetik. Nese katedra e gjuhes shqipe ne Palermon e mijera arberesheve ka 40 studente, ajo ne Shen Pjeterburgun teresisht te huaj ka rreth 15 te tille. Aleksander Aleksandroviç Novik, profesor i gjuhes shqipe ne kete kateder, i cili ka ardhur se bashku me nje grup studentesh te tij per te praktikuar shqipen ne kursin e organizuar nga Universiteti i Tiranes, krenohet me nivelin e larte qe paraqesin studentet ruse. Kete e pranojne edhe studentet e kombesive te tjera. Arbereshja Claudia Capaci komenton: "Ruset? Ata jane te tmerrshem. Pas shqiptareve, me siguri jane ata nder njerezit qe flasin me mire shqip".

Me nje skrupolozitet heroik, studentet ruse ndjekin leksionet apo pervetesojne forma te gjuhes se folur. Profesoret shqiptare, te cileve diplomatikisht nuk u leverdis te levdojne nje kombesi studentesh mbi te tjeret, gjithsesi nuk e fshehin dot simpatine. Megjithate, i gjithe ky zell, kerkon per mendjet makiaveliste shqiptare ndonje domethenie te ngaterruar. Ç'mund t'i hyje ne pune gjuha shqipe nje rusi qe jeton mijera kilometra me ne verilindje te kontinentit, per te mos thene ne nje kontinent tjeter?

"Te gjesh nje pune nuk eshte kurre e sigurte as kur zgjedh dege te tjera me masive. Por studentet tane zgjedhin me deshire ta studiojne shqipen, e madje i nenshtrohen edhe nje konkursi ku raporti fitues- humbes eshte pese me nje. Po them per shembull se ku shkuan dy nga studentet qe u diplomuan nje vit me pare per gjuhe shqipe ne Universitetin e Shen Pjeterburgut", thote profesor Novik. "Njera prej tyre eshte tani ne ministrine e jashtme ne Moske, tjetra po behet gati te vije ketu ne Tirane ne ambasaden ruse". Te tjera kontigjente shqipnjohesish shteti rus po pergatitet t'i angazhoje ne lloj lloj seksionesh te diplomacise, propagandes, tregtise apo sherbimeve te ndryshme. Disa te tjere do te angazhohen si profesore ne po te njejtat universitete e katedra gjuhe shqipe ku jane diplomuar ku ata do t'i kushtohen punes shkencore ne lemin e linguistikes dhe albanologjise. Vllad Kurbatskij nga Moska, po ndjek ne Universitetin e atjeshem degen e diplomacise dhe fati i tij eshte paracaktuar qe ne shkolle. Ai do te jete nje diplomat i ardhshem i Kremlinit ne Tirane ose ne Prishtine dhe per kete arsye ka zgjedhur qe bashke me dredhite e politikes se jashtme apo praktikat diplomatike, te studioje me rrenje edhe gjuhen e vendit ku do te shkoje pas pak kohe per te bere karrieren e jetes.

Si ai, pak me shume e pak me pak, te gjithe studentet e tjere ruse ose te kombesive te tjera, kane edhe ata interesat e tyre. Studentja gjermane Stefanie Ullrich nga universiteti i Bonit, eshte nje fanse e shqipes dhe e gjuheve te Ballkanit ne pergjithesi. Ajo po studion njekohesisht edhe rumanishten. Studentet polake do t'i kushtohen albanologjise. Dikush tjeter e ben per hobby. "Une pashe nje enderr ku m'u tha: Shko dhe meso shqip. U binda dhe tani jam nen dominimin e kesaj gjuhe", thote gjysmeseriozisht Aleksandra Nikolskaja nga Shen Pjeterburgu. Ajo s'ndan kurre nga dora nje cante te kuqe manifakture shqiptare me nje shqiponje te stilizuar sipas motiveve te flamurit.

"Keta studente jane ndoshta vertetimi se gjuha shqipe eshte shume me e rendesishme nga sa pandehim ne shqiptaret", thote shefi i katedres se gjuhes shqipe ne UT profesor Gjovalin Shkurtaj. Ai rrefen se praktika e ardhjes se studenteve te huaj per kurse verore ne Shqiperi, ka nisur qe ne vitet '70, per t'u nderprere perkohesisht ne fillim te viteve '90 por per te rilindur fuqishem tani se fundi. "Ka interes per shqipen dhe vende te ndryshme, te medha, me institucione te rafinuara te cilat kane nevoje per eksperte ne gjithcka, kane nevoje edhe per njohes te gjuhes sone", thote profesor Shkurtaj.

Ne nje kohe kur shqipja eshte tashme gjuhe zyrtare ne tri vende te ndryshme; Shqiperi, Kosove e Maqedoni dhe kur kjo hapesire shqiptare vazhdon te jete e perfshire nga zhvillime ende energjike sociale, politike, ekonomike e demografike, receptoret e shteteve qe na mbajne nen vezhgim jane pikerisht keta studente qe pergatiten te diplomohen ne gjuhen tone. Sakrifikojne? Me siguri shume. Kohe mbi te gjitha. Dhe lodhje. "Eshte nje gjuhe e veshtire, e cila veshtiresohet me shume nga fakti se Cdo shqiptar ka shqipen e tij personale", thote profesor Novik. Megjithate, ndonese e mallkojne ndoshta me vete kur kjo gjuhe rrebele u punon ndonje rreng dhe me veshtiresi i nenshtrohet rregullave qe ata ngulisin me sistem, perseri ka nje fill romantik adhurimi qe pershkon ne menyre te perbashket keta nxenes te vone te shqipes. Kalaja e saj e ashper, i josh me bukurine e eger. Italianet e marrin ate me hare, gjermanet me sulm, ruset me kembengulje, ndersa polaket me qetesi. Por ne fund, te gjithe e duan.

Po nga ana jone? Ne auditoret e Fakultetit Filologjik, studentet e huaj ishin gjate gjithe kohes te perzier me punetoret dhe bojaxhinjte qe kryenin punimet e fundit para fillimit te vitit akademik. Ne konviktin e Qytetit Studenti, uji vinte me orar ndersa energjia elektrike shpesh nderpritej. Librat e studimit i blene me paret e tyre. Ne mence, menyse se varfer zyrtare, nuk i mungonte kurre nje mace kurioze perbri pjates. Ndersa sivjet per here te pare, studentet e shqipes te ardhur nga ane e anes per te pare Shqiperine, nuk realizuan dot asnje shetitje ne qytete te tjera vec Tiranes se bashku si grup, hiq ato qe organizoi secili privatisht. Profesor Shkurtaj akuzon Ministrine tone te Arsimit per burokracine shembullore qe e karakterizoi me kete rast, ndersa rusi Novik shmanget ne menyren e vetme qe di; hedh syte nga natyra dhe thote me nje buzeqeshje neutrale: "Gjuha shqipe eshte shume e bukur".

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.


Gjergj Fishta- Gjuha Shqipe

-Revista Klan
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme, Empty Re: Gjuha Jone,ndikimi I Saj Tek Njerez Me Kombesi Te Ndryshme,

Mesazh nga Anakonda Sun 15 Apr 2012 - 3:54

ca e skandalizojn gjuhen tone me lloj-lloj dialektesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi