Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin

2 posters

Shko poshtë

Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin Empty Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 27 Oct 2011 - 7:21

Një intervistë ndryshe… Me kujtime e përjetime të tjera. Që nga kjo javë e në vijim, faqeve të suplementin “Gjimnazistët” do t’i bashkangjiten rrëfime të personazheve të famshëm për vitet e shkollës së mesme.Ajo që çel siparin e këtij cikli intervistash është këngëtarja e famshme kosovare, Genta Ismajli.Aktualisht ndodhet në Amerikë, si pasojë e disa koncerteve që do të mbajë atje, e pikërisht nga vendi ku ka kaluar vitet e gjimnazit rrëfehet për ne.Si ka qenë adoleshenca e yllit kosovar, lëndët e preferuara, marrëdhënia me shokët e shoqet e klasës, ngacmimet, lidhja dhe puthja e parë. Të gjitha këto sot në suplementin “Gjimnazistët”.
Si i kujton vitet e gjimnazitI kujtoj padiskutim me shumë nostalgji. Gjimnazi shënon një nga periudhat më të bukura në jetën time. Kam qenë pikërisht në gjimnaz, ndërsa të afërmit e mi, më shtynë t’i futesha seriozisht rrugës së muzikës, në të cilën aderoj tashmë prej 9 vitesh. Janë padiskutim të shumta momentet që më vijnë në mendje nga ajo kohë. Kujtoj eksperimentet në klasë, sidomos ato në orën e biologjisë që më pëlqenin shumë, sekretet mes shoqeve, argëtimet në party e shumë e shumë kujtime të këtij lloji.
E ke ndjekur në Amerikë gjimnazin? Sa të vështira kanë qenë mësimet?
Po është e vërtetë gjimnazin e kam bërë në Amerikë. Mësimet nuk ishin dhe shumë të vështira dhe për këtë mendoj se ka ndikuar mjaft edhe metoda e mësimdhënies.
Cila ishte lënda juaj e preferuar?
Lëndët e preferuara ishin orët e artit, më pëlqente shumë sporti, dhe siç e thashë biologjia më ka pëlqyer mjaft.
Po ajo që nuk e duronit dot?
Për çudinë time, duke qenë se pëlqeja shumë biologjinë, nuk kam pasur një marrëdhënie të mirë më kiminë. Përgjithësisht në lëndët shkencore nuk kam qenë fort e mirë, megjithatë përpiqesha mjaft për të arritur rezultate të mira.
Sa orë në ditë mësonit?
Mësoja disa orë në ditë, ndoshta 2 ose 3 maksimumi. Nuk i përkushtohesha shumë studimit. Përpiqesha të isha e vëmendshme gjatë shpjegimit dhe shumicën e gjërave i fiksoja që në klasë.
Çfarë notash merrnit zakonisht?
Nuk mund të them që kam qenë nxënëse e shkëlqyer, megjithatë kam shkuar mirë në mësime. Në Amerikë vlerësimet janë me shkronja dhe nivele. Unë isha midis vlerësimeve të A-së dhe B-së.
Flet sot me shokët e shoqet e gjimnazit?
Me disa prej tyre i ruaj ende kontaktet dhe megjithëse takohemi rrallë konsumojmë ngjarjet më të rëndësishme të jetës sonë sa herë takohemi.
Ç’marrëdhënie ke pasur me mësueset?
Mësueset më kanë dashur shumë dhe unë i kam dashur po aq. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë sepse unë gjatë shpjegimit qëndroja urtë.
Çfarë ëndërroje të bëheshe kur ishe në gjimnaz, për çfarë doje ta ndiqje universitetin?
Gjithmonë synimet e mia për të ardhmen lidheshin me artin. E kam imagjinuar gjithmonë veten mbi skenë. Në rast se kënga ose baleti nuk do të ishin pjesë e të ardhmes sime, me siguri do të isha marrë me sport.
Të kanë pas ngacmuar djemtë?
Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë.
Në çfarë moshe ke hyrë për herë të parë në një lidhje?
Nuk di ta them me siguri moshën, ama me siguri mund të them që kanë qenë vitet e fundit të gjimnazit, kështu që llogaritë bëjini vetë.
Kur e ke dhënë puthjen e parë?
Në po të njëjtat vite. Besoj se të gjithë të rinjtë përjetojnë një histori dashurie, nëse mund të quajmë të tillë gjatë viteve të gjimnazit.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin Empty Re: Genta Ismajli: Shokët e klasës më kishin frikë, s’më ngacmonin

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:44

si puna ime se dhe mu sma hapin zerin e gojes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi