Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla per vajzat. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla per vajzat. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshilla per vajzat.

2 posters

Shko poshtë

Keshilla per vajzat. Empty Keshilla per vajzat.

Mesazh nga kasperi Fri 28 Oct 2011 - 8:02

[You must be registered and logged in to see this image.]Çfarë i josh burrat?



Për këtë pyetje seksologët kanë pyetur 1000 meshkuj. Ja përgjigjet e tyre, se çfarë u duket shumë seksi te një femër.

Vathët në pjesë të ndryshme të trupit: 55% e burrave iu duket shumë erotike një vathi ngulur në kërthizën e zbuluar të një femre, 25% e tyre iu duket me seksi vathët në gjinjtë e një femre, 16% në gjuhë, 13% në buzë, 63% e tyre pohojnë se nuk i durojnë dot këto budallallëqe.

Këmbët e depiluara: 75% e meshkujve mendojnë se këmbët apo trupi i padepiluar i një femre nuk i ngjall asnjë dëshirë seksuale, 70% e tyre mendojnë se vetullat e një femre janë shumë seksi, nëse janë të harkuara me kujdes, por jo shumë të holla.

Tatuazhe: 25% e të pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40% e tyre, mendojnë se tatuazhet e fshehura në parakrahun e një femre janë shumë seksi, 46% e tyre, pëlqejnë tatuazhet në shpinë. Dhe disa prej tyre i duan mbi kërthizë. 28% tek kyçi i këmbës. Unanimisht përgjigjen sa më e vogël tatuazhi, aq më mirë.

Gjoksi: Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60%) nuk është i tiëlë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se “Mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike”.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Veshjet intime: Modelet më të fundit ose perizomat janë shumë popullore. 68% e meshkujve mendojnë se janë shumë seksi. Vetëm 4% e tyre nuk i pëlqejnë. Një e treta e tyre pohojnë se u duket shumë erotike, që një grua të mos mbajë veshje intime. Ndërsa shumica mendojnë: “Nuk është aspak higjienike”. 50% adhurojnë materialin e mëndafshtë në përbërjen e veshjeve intime. 37% pëlqejnë modelet sportive dhe material pambuk elastik në to, 40% theksojnë reçipetat si pjesën më seksi të veshjeve intime, 5% nuk i pëlqejnë fare ato. “Sepse nuk arrijmë të kuptojnë se sa i madh është realisht gjoksi i një femre”, ankohen burrat.

Thonjtë: 50% e tyre thonë, manikyri i bardhë dhe trasparent ngjan shumë erotik, në thonjtë e një femre. “Thonjtë e lyer janë shenjë që tregojnë se një grua i kushton shumë rëndësi paraqitjes”, mendojnë meshkujt. Manikyri i kuq shkëlqyes është seksi për 23% të meshkujve të pyetur. Thonjtë e lyer të gishtave të këmbës, janë seksi për një në tre meshkuj.

Lëkura e nxirë: 75% e meshkujve mendojnë se s’ka gjë më seksi sesa trupi i një femre të sapokthyer nga deti. Një grua me lëkurë të nxirë duket e magjishme. 25% e tyre preferojnë femrat me lëkurë me ngjyrë të zbehtë, pasi duket më natyrale, më e drejtuar, pra më provokuese.

Bizhuteritë: 65% e burrave pëlqejnë më tepër bizhutë e argjendta në qafën ose duart e një femre. 24% pëlqejnë floririn, kurse 10% e urrejnë atë. 63% preferojnë bizhutë delikate, elegante, mundësisht ar të bardhë. 75% e meshkujve nuk i durojnë dot shumë bizhu tek një femër. “Asgjë nuk më ul më shumë interesin apo dëshirën seksuale tek një femër, sesa kur ajo është e mbuluar dingas me ojna floriri”.
[You must be registered and logged in to see this link.]

Sytë: 61% e burrave mendojnë se një femër që përdor syze, është shumë joshëse. “Është një vështrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam”, pohojnë disa prej tyre. 16% pëlqejnë sytë që përdorin lente të ngjyrave të ndryshme.

Aroma: Duhet të jetë subtile, ja çfarë quajnë vërtet seksi në lidhje me aromën tek një femër, burrat. Parfumi i fortë, në vend të të dashurës që kam parasyve, më kujton mamanë”, thotë një tjetër. 30% e tyre parapëlqejnë aromat e barishteve në parfume. 27% pëlqejnë aromat e frutave. 15% aromat e luleve të ëmbla. 25% nuk duan fare parfum. “Më pëlqen aroma natyrale e trupit të një femre, pse duhet ta maskojë më kot atë”, thonë meshkujt.

Grimi: 33% e meshkujve, asgjë nuk u duket më shumë seksi sesa një femër e çliruar nga kompleksi i grimit. “Pa të, ato duken më të freskëta”, mendon njëri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pëlqejnë një grim fare të lehtë. 18% mendojnë se buzët flakë të kuqe janë të mërzitshme dhe jo seksi. Ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se “buzët e kuqe janë klasike, seksi”.

Këpucët: 60 % e meshkujve mendojnë se për në mbrëmje, për një natë kur ke dalë të argëtohesh, takat janë vërtet seksi. “Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bëjnë të duken qesharake”, thotë një tjetër. 50% e tyre duan këpucët me taka të ulëta për përdorim të përditshëm. 30% i pëlqejnë femrat me taka të ulëta, sidomos në mbrëmje elegante. “Femrat që s’përdorin taka të larta janë më të prirura drejt qejfit dhe argëtimit”. Pastaj, në rastin e takave shumë të larta, shndërrohet në një kompleks edhe gjatësia e meshkujve
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla per vajzat. Empty Re: Keshilla per vajzat.

Mesazh nga kasperi Fri 28 Oct 2011 - 9:41

[You must be registered and logged in to see this image.][You must be registered and logged in to see this link.]



Fshehja e detajeve

Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit te saj se të shtunën mbrëma do të dalë me shoqe. Ajo nuk përmend hollësitë ku, kur dhe saktësisht me kë. Përderisa për një femër është e rëndësishme të dijë të gjitha hollësitë, është shumë normale që edhe mashkulli të kërkojë një gjë të tillë. Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar për mosbesim, në mënyrën më të afërt tregoji gjithçka. Ai do të ndihët i qetë, përderisa t’i do të jesh rehat, pa pasur nevojë ta telefonosh çdo orë.

Koha e gabuar

Të gjitha femrat duhet të dinë se është gati e pamundur të debatosh, përderisa ai është duke shikuar televizor. Dhe pas këtij gabimi që s'kapërdihet, menjëherë vjen tjetri, mendimi se ai i jep më shumë rëndësi televizorit. A e keni ditur se, ata nuk përqendrohen dot në disa gjëra njëkohësisht. Atë mund ta pyesësh për çfarë do, dhe ai përgjigjet me "ëhë" që do të thotë se një pjesë e trurit të tij është përqendruar në TV, pjesa tjetër është në gjumë. T’i mund të flasësh tërë ditën, e ai “ëhë ... ëhë”. Nga ana tjetër, meshkujt shfrytëzojnë çastet kur ajo është duke u përgatitur për punë, duke lexuar revistën e saj të preferuar, saktësisht, kur ajo është e preokupuar me diçka tjetër. Ai e bën këtë qëllimisht ngase ai nuk ndihet mirë gjatë bisedave të gjata dhe të thella pra gjen kohën "e përshtatshme" kur ajo nuk mund të përqendrohet në atë bisedë.

Fjalitë që fillojnë me “Kam një lajm të keq”

Kur ajo do të tregojë diçka që partnerit ndoshta nuk do t'i pëlqejë, fjalinë e fillon me "Kam një lajm të keq” edhe nëse fjala është për diçka shumë të thjeshtë, ai do të reagojë më ashpër. Problemi qëndron te mënyra e gabuar e të shprehurit, në këtë rast. Ai asnjëherë nuk përgatit fjalim, por i "bie shkurt" futet drejt në temë dhe thotë atë që ka për të thënë, këtë e pret edhe nga ajo. Në situata të tilla më mirë është të futesh direkt ne temë sesa të flasësh gjepura derisa të thuash diçka që ai ta kuptojë.

Papritur biseda kthehet në monolog

Ajo është duke treguar historinë e shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin MUTE. Problemi qëndron këtu: Atyre nuk u pëlqejnë hollësitë. Nuk duan të dinë detajet e ndarjes. Në disa raste ata nuk interesohen për diçka që nuk ka të bëjë me ta personalisht. Nëse nuk do të përfundosh duke e shkundur atë për t'ia tërhequr vëmendjen, gjatë bisedës bëj ndonjë pyetje dhe ai do te kthehet sërish në TOKË. Ai e ka më të lehtë të shpërqendrohet derisa flet vetëm ajo, sesa kur ka të bëjë me pyetje provokative.

Mos provo të zbulosh më të fshehtat

Femrat pyesin për çdo gjë. Sinqeriteti është veti e mirë, mirëpo janë disa gjëra që ndoshta partneri juaj nuk ka nevojë ti dijë. Ajo nuk ka nevojë ta dijë se atij nuk i duket më e bukura në botë, nuk duhet ta dijë nëse ai shikon revistat me femra nudo. Ai është më mirë të mos e dijë nëse ajo ka kriza xhelozie që mundohet t’i fshehë dhe mund të jetojë edhe pa e ditur se ajo ka një numër dyshifror të lidhjeve nga e kaluara. Disa gjëra është më mirë të mbeten të fshehta, ashtu që ajo është e vetmja në botë për të, ai asnjëherë nuk ka shfletuar revistën "Playboy", ajo nuk është xheloze dhe ka pasur vetëm një lidhje të dështuar. Mos pyet asnjëherë për të gjitha ato imtësi që nuk ja vlen as të përmenden, përndryshe do të fitosh bindje tjetër nga ajo që ke pasur për partnerin.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla per vajzat. Empty Re: Keshilla per vajzat.

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 22:08

Bravo,shume tip romantik qenke,te marrin te tjeret shembull nga ti.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla per vajzat. Empty Re: Keshilla per vajzat.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi