Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Destinacioni: Kampion bote !!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Destinacioni: Kampion bote !!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Destinacioni: Kampion bote !!!

Shko poshtë

Destinacioni: Kampion bote !!! Empty Destinacioni: Kampion bote !!!

Mesazh nga Vizitor Sat 31 Jan 2009 - 6:34

Destinacioni: kampion bote
Destinacioni: Kampion bote !!! 332_box
Luan Krasniqi

Ne fillim si Kampion i Gjermanise, me pas dhe i Europes, boksieri kosovar, me origjine gjermane fitoi zemrat e shume fansave. Tani synon dhe titullin Kampion Bote. Luan Krasniqi rrefehet per Klan, nga klinika e Seiderilbergut. Ku pak dite me pare ka

Kostandin Grillo

Ka nje enderr, te cilen prej vitesh e ka mbajtur te strukur, te fshehur nen shkelqimin, famen, sukseset e njepasnjeshme. Te behet Kampion Bote. Kjo eshte deshira e fundit e Luan Krasniqit. Eshte trofeu i vetem qe boksieri shqiptar [me nenshtetesi gjermane] nuk e ka fituar ende. Tani, po e kerkon me shume se cdo here tjeter, realizimin e asaj endrre. Si per t'i bere nje sfide te hapur demtimit te armes se tij me te fuqishme [goditjes me te djathten]. Edhe pse ndodhet ende ne kliniken e Seiderilbergut, ku profesori i shquar gjerman Habermeyer, pak dite me pare ka perfunduar nderhyrjen kirurgjikale ne shpatullen e tij.

Demtimin e rende Krasniqi e mbarti nga ndeshja e tetorit kunder anglezit Julius Fancis. Ne kete ndeshje [Match i u zhvillua ne qytetin e Hamburgut], dhimbjen qe ndjeu ne shpatull askush nuk ia degjoi. Nuk donte qe kundershtari i tij t'ia kuptonte therjet e medha te shpatulles. Aq me shume nuk donte qe te zhgenjente fansat e tij. Te cilet edhe pse nuk ia kuptuan shtrengimin e dhimbjes neper dhembe, ndjene se dicka nuk shkonte tek Krasniqi. Ndersa tundnin krahas flamurit gjerman edhe ate shqiptar, per t'i dhene zemer idhullit te tyre, ishin habitur pse ai nuk po i perdorte gjuajtjet e tij me te djathten "Nuk desha t'i deshperoj fansat e mi, duke shpallur hapur se kisha probleme me shpatullen." rrefen Krasniqi nga klinika ku po kryen terapine perfundimtare, i kenaqur pse edhe ashtu i demtuar nuk i zhgenjeu tifozet e tij. Bashke me dhimbjen mbarti nga ajo ndeshje edhe fitoren ne raundin e tete duke shenuar keshtu te 25 tin sukses, nga 26 ndeshjet e zhvilluara gjate karrierres se tij. Me ate emocion e ka ushqyer veten gjate diteve te terapise, pas se ciles do te nise serish stervitjen nen kujdesin e Dr.Sven Lichtenberg. Per te qene i gatshem per ndeshjet e rradhes me dy kundershtaret e tij Klicko dhe Johnson. E nese del fitues, titujve Kampion i Gjermanise, Kampion i Europes, nenkampion i botes, te cilet i ka fituar tashme, do t'u shtoje dhe ate te shumedeshiruarin... Kampion Bote.

Me fitoren ne ndeshjen e fundit e ka hapur edhe me tej rrugen e veshtire drejt ketij titulli. Pikenisja e kesaj rruge eshte shenuar ne vitet '90 kur per here te pare Luan Krasniqi do te terhiqte vemendjen e gjermaneve [deri me atehere disi indifernet ndaj boksit] me fitoren e Medaljes se Arte ne turneun e pare nderkombetar qe u zhvillua ne Livepul. E po ne ate vit, edhe me fitoren e nje tjeter Medalje Ari ne kampionatin Gjerman. Ishte 22 vjec kur u shpall ne Berlin, Kampioni i Gjermanise. Mblodhi shume fansa rreth vetes, te cilet u marrosen keq pas kampionit, qe nuk ishte i rraces se tyre, por qe vinte prej Kosove. Qe femijerine e tij deri ne 1987 e kishte kapercyer ne fshatin Junik [atje ku dhe kishte lindur, atje ku dhe kishte mbarur shkollen 8 vjecare]. Fansat gjermane dhe emigrantet shqiptar ne ato troje, me vone do e mesonin historine e kampionit te tyre: transferimin e tij nga Kosova ne Gjermani ne vitin 1978. Vendosjen ne Rotvail [shume afer Hamburgut] ku dhe mbaroi shkollen e mesme, per te nisur me pas studimet ekonomi. Marrjen e nenshtetesise gjermane. Nisjen e stervitjes ne klubin BSV Rotvail, ku traineri i madh Teo Kerekesh do ia zbulonte talentin qe ne ditet e para. Fale te cilit Luani i Kosoves do shenohej shume shpejt ne historine e boksit, si nje boksier me nje te ardhme te sigurte ne peshat e renda. Fillimisht si amator, por qe do e synonte qe heret nder vete titullin e kampionit te botes. Ndoshta qe nga vitin 1995, ne nje ndeshje gjysemfinale, ku arriti te mundte te madhin Vladimir Klicko, ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Berlin. Finalen e te cilit nuk e arriti sepse u mund nga legjendari i boksit Felix Savon [Kuba]. Kjo eshte e vetmja humbje [si amator] e shqiptaro kosovarit Krasniqi, te cilen tashme e rendit me sukseset. I vetmi triumfues ndaj tij, ne ato kohe, mbetet Felix Savon, te cilin fati mund t'ia kishte vene si kundershtar me 1996, ne Lojerat Olimpike te Atlantes. "Felix kishte pesuar nje demtim ne sy ne ndeshjen gjysemfinale dhe mjeku i ringut me bindi se nuk duhej te boksoja ndaj tij ne finale tregon Krasniqi dhe keshtu une humba shansin me te mire per te marre revanshin." Keshtuqe u largua nga Lojerat Olimpike me medaljen e bronxte [medalje kjo e para per Gjermanine qe nga viti 1976], dhe me kenaqesine pse mundi te takoje per here te pare Kampionin e Madh te Botes, Muhamed Aliun e madh Alias Kasius Kleinnjeriun "Ai eshte nje fenomen qe nuk e arrin asnjeri. Eshte idhull jo vetem per mua por per te gjithe" shprehet Krasniqi, ndersa kujton Atlanten dhe takimin me kete figure te jashtezakonshme te boksit.

Emertimin, amator, Krasniqi e mbajti mbi supe deri me daten 2 shtator te 1997 kur zhvilloi matchin e pare profesionist kunder Harry Seniorit, te cilin e fitoi ne raundin e katert, vetem me nje gjysem pike avantazh. Kete date Krasniqi e ka regjistruar mire ne memorien e tij, sepse atehere kaloi, nga nje amator diletant, ne sallonet dhe ringjet e profesionizmit. Nenshkroi ne shtatorin e atij viti nje kontrate profesioniste me "Panix Promotions" [shoqeri me te cilin e kishte kontraten edhe vete Lenox Ljuisi i madh]. Deri ne vitin 2000, duke ndjekur shembullin e partnerit te tij, Ljuis, Krasniqi, vazhdoi te garonte nen emrin e "Panix Promotion". Po nen shembullin e Ljuisit, Luani i Kosoves dhe Shqiperise [sic pelqejne ta therrasin miqte dhe te afermit], kerkoi qe te gjente nje tjeter alternative. Keshtu ne prill te vitit 2000, ai realizoi disa kontakte me firmen "Universium Box Promotion" dhe zhvilloi per ta disa ndeshje. Ndersa ne janar te vitit 2001, nenshkroi nje kontrate me afat 3 vjecar, i cili skadon me 2004.

Nje vit pas nenshkrimit te asaj kontrate, Krasniqi do te arrinte kulmin e karrieres se tij. U shpall Kamipon Europe me 5 janar 2002, kur u ndesh me Rene Monse. Fitorja u festua gjate ne Gjermanine qe kishte plot 29 vjet qe nuk e prekte kete sukses. Ndersa entuziazmi i vete Krasniqit do te shuhej shume shpejt, pasi e humbi titullin qe fitoi me 20 korrik te atij viti. U mund nga polaku Przevislav Saleta gjate nje match qe u zhvillua me shume rivalitet. Luani i Kosoves u dorezua ne raundin e 7, duke marre keshtu humbjen e pare dhe te vetme, kete here si profesionist. Inatin e akumuluar per kete humbje, boksieri e shfryu nje vit me pas [me 26 prill 2003]. E derrmoi qe ne raundin e pare polakun, duke e hedhur nokaut dhe duke marre revanshin. Pas atij suksesi, te tjeret do te shenoheshin rradhe rradhe ne vitet e Luan Krasniqit, boksierit qe edhe pse i eshte dashur te kendoje himnin gjerman ne ndeshjet e tij, nuk harron kurre te pershendese flamurin kuq e zi, te cilin fansat shqiptar ia valevisin ne cdo fitore. Nuk heziton kurre te shprehe ne mediat elektronike dhe ato te shkruara se eshte nje djale kosovar, se nje pjese te suksesit te tij ia dedikon dhe fansave te tij shqiptar e se do te beje te pamunduren qe t'i entuziazmoje ata edhe me titullin e Kampionit te Botes. Per te plotesuar keshtu endrren e tij te madhe, me shpatullen e operuar pak dite me pare.



Pashaporta

Datelindja : 10.05.1971

Vendlindja : Junik Kosove

Kombesia : Gjermane

Vendbanimi aktual : Hamburg Gjermani

Pesha trupore : E rende

Gjatesia : 1.92 m

Trajner : Mikael Tim

Studimet : Ekonomi

Idhujt : Muhamed Ali dhe Lenoks Ljuis

Hobet : Futboll dhe Ski

Titujt si amator

Kampion i Gjermanise

Kampion Europe [1996]

Nenkampion Bote [1995]

Medalje Bronzi ne Lojerat Olimpike te Atlantes [1996]

Titujt si profesionist

Kampion i Gjermanise ne peshen e rende [2001 2002]

Kampion Europe [2002]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi