Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes

2 posters

Shko poshtë

Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes Empty Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 3 Nov 2011 - 11:16

Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes Femra_dcuke_qeshurMiqësia dhe lidhjet miqësore që kemi me njerëz të ndryshëm, në momente të ndryshme të jetës është një nga dhuratat më të bukura që na hapen. Ajo është një marrëdhënie që na plotëson, në çliron, na jep vlerë dhe na jep, mbi të gjitha, shpresë e mbështetje në momentet kur më shumë kemi nevojë, por edhe në momentet tona të lumtura, kur lumturia shumëfishohet nëse do të ndahet me njerëzit që t’i do zemra, pra miqtë.

Megjithatë miqësia shpesh ka situata të ndryshimeve si çdo lloj marrëdhënie tjetër njerëzore dhe si çdo marrëdhënie ka momentet e veta të mira dhe më pak të mira, uljet e ngritjet, fillimet dhe mbarimet. Mënyrat e gjetjes së miqve janë të ndryshme. Ka raste që bëjmë miq ata njerëz që i provojmë se na mbështesin dhe janë aty pa interes kur kemi nevojë, por ka edhe raste të tjera kur thjesht tërhiqemi ndaj dikujt në mënyrë kimike, si në rastin e dashurisë, vetëm se në këtë tërheqje sigurisht nuk ka ndjenja seksuale, por gjithsesi ekzistojnë pëlqime edhe fizike.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të tërhiqeni, për shembull në një mbrëmje nga një njeri që ngjan si ju në të veshur dhe në mënyrën e të sjellit? Në raste të tilla ke dëshirë që t’i shkosh pranë për t’i vënë në dukje ngjashmërinë dhe ndoshta me ndonjë bisedë e ndonjë gotë të nisësh një marrëdhënie miqësore që do t’u lërë radhë takimeve të tjera. Kjo mënyrë e lindjes së miqësisë zakonisht ndodh më së shumti mes grave dhe vajzave, sepse ato janë edhe më të dhëna pas veshjeve të tyre dhe pas vlerësimit të veshjeve të të tjerave që janë në të njëjtin ambient me to.

Kur dy gra të veshura në mënyrë të ngjashme shohin njëra-tjetrën, reagojnë shumë më pozitivisht ndaj një lidhjeje të mundshme se dy gra krejtësisht me paraqitje të ndryshme. Sigurisht që po flasim në përgjithësi. Madje kur bëhet fjalë për veshje të shtrenjta kjo nënkupton edhe statusin financiar të personit që i ka këto veshje. Por mbi të gjitha është shija e përbashkët për gjëra të bukura dhe fine që i bën dy gra të afrohen dhe të krijojnë një mjedis miqësor që mund të zhvillohet më tej. Gratë, ndryshe nga burrat, tërhiqen ndaj njëra-tjetrës nga gjëra të vogla, shpesh sipërfaqësore, që shërbejnë si themel i mundshëm lidhjeje.

Këtë e nënvizon në fakt edhe një sondazh i fundit i bërë në Europën Perëndimore, sipas të cilit gratë kanë një atësi për të gjykuar njëra-tjetrën brenda një periudhe prej 20 sekondash në takimin e tyre të parë dhe kryesisht është një gjykim që bazohet në pamjen e jashtme. Brenda kësaj hapësire shumë të shkurtër kohe ato janë në gjendje që të kenë krijuar një ide thuajse të qartë për perceptimet e para të personit që kanë pranë dhe të cilit i kanë kushtuar vëmendje. Në fakt një përfundim i tillë nuk është diçka e re, duke qenë se pak gra e dinë se si ndodh një gjë e tillë dhe se si me një matje nga lart poshtë me vështrim blejnë shumë nga njeriu që kanë përballë. Është një veprim dhe mënyrë të sjelli që e kemi parë dhe provuar vetë sa herë që jemi në ambiente me njerëz të panjohur.

Të gjithë kemi qenë nëpër festa, apo evente sociale dhe e dimë se si vështrohen gratë ndërsjellasi dhe me bisht të syrit tek skanojnë njëra-tjetrën për të parë se si janë veshur, se cilës markë i përkasin veshjet që kanë përpara dhe madje edhe se si e mbajnë mend veshjen, nëse i pëlqen, për ta blerë më pas. Madje dhe nëse dy gra takohen me njëra-tjetrën dhe nisin të flasin shpesh, biseda e parë në raste të tilla është pikërisht për objektin që i ka tërhequr vëmendjen, pra për veshjen. Vetëm pasi janë konsumuar bisedat për veshjet atëherë mund të kalojnë në drejtime të tjera. Kjo ndodh edhe në rastet kur për arsye pune ose shoqërore dy gra prezantohen me njëra-tjetrën.

Çfarë bëjnë në një rast të tillë? Si gjithmonë brenda 20 sekondash vlerësojnë njëra-tjetrën nga maja e flokut në majën e këpucës. Edhe pse në këtë rast tregohen shumë më të kujdesshme dhe më me takt. Ndryshe nga sa mund të jetë menduar më parë, në shumë raste të tilla ky vëzhgim i parë nuk është çështje rivaliteti, por kërkimi për ngjashmëri, për detaje të vogla te personi tjetër që do të na bënin të ngjashëm dhe deri diku familjarë me një të panjohur. Sigurisht që deri këtu veshjet janë një pikë shumë e mirë për të filluar vlerësimin dhe krijimin e opinionit për personin tjetër.

Kështu, për shembull, nëse ne pëlqejmë xhinset e ngushta dhe bluzat e pambukut, e dimë se nëse do të takojmë dikë që e ka një veshje të tillë do ta pëlqejmë dhe ka më shumë mundësi miqësimi. Ndërsa nëse ne jemi sportivë dhe shohim një femër shumë ekstravagante, edhe pse estetikisht mund të na pëlqejë, nga ana tjetër mund të na duket se është e huaj dhe larg nesh dhe në njëfarë mënyre “i bëjmë daljen” duke mos e quajtur “të llojit tim”. Veshja e përbashkët është edhe karakteristikë e shoqeve të ngushta, apo edhe e motrave në disa raste.

Po të shohësh dy shoqe që kanë vite që shoqërohen me njëra-tjetrën do të vësh re jo vetëm detaje të përbashkëta në veshjen e tyre, por edhe ngjyra, prerje dhe marka krejtësisht njësoj mes tyre. Madje ka edhe nga ato shoqe të ngushta që mund të mos jenë parë me njëra-tjetrën prej një kohe të gjatë dhe kur ritakohen shohin me habi se si vazhdojnë që të preferojnë të njëjtat modele dhe veshje. Kjo është një shenjë shumë e qartë që ato të dyja duhet të jenë bashkë dhe të kenë këtë lloj miqësie kaq të fortë dhe të veçantë.

E gjithë kjo mënyrë të sjelli mund të duket mjaft sipërfaqësore, por është e natyrshme dhe pjesë e sjelljes së çdo gruaje kur është në kontakt me gra të tjera në çfarëdo lloj mjedisi. Gjithsesi për mua kjo çështja e shijes së përbashkët në të veshur dhe e gjykimit të parë që japim për dikë nuk ka të bëjë as me klasin, as me paratë. Kështu, për shembull, po të na dalë një grua e veshur kokë e këmbë me “Channel” në të gjitha detajet me siguri që do të na neveritej. Pra nuk ka të bëjë me faktin e veshjes firmato, ose të shtrenjtë.

Miqësia gjithsesi është diçka që buron nga zemra dhe rritet me dëshirën për të qenë bashkë dhe për të ndarë momente që i bëjnë të dyja palët të ndihen mirë. Por edhe pse mund të duket paksa konsumative dhe materialiste, ndonjëherë ajo lind edhe nga pamja e jashtme dhe falë saj forcohet dhe shndërrohet në një ndjenjë që na shoqëron gjatë gjithë jetës.

Ndaj kur shkojmë në ndonjë event shoqëror është mirë që të mos gjykojmë teksa shohim njerëzit e veshur që na tërheqin, sepse pas një veshjeje që na pëlqen mund të fshihet edhe një shpirt i tillë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes Empty Re: Miqësia dhe ana e jashtme e veshjes

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:00

Miqesi ke po u veshe bukur dhe po pate interes ne ditet e sotme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi