Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud

2 posters

Shko poshtë

Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud Empty Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud

Mesazh nga Emona Fri 4 Nov 2011 - 3:23

Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud Twilight-guys1320403712_thumb_baza2237_150

Hollivud – Në Teatrin Kinez Graumans dje yjet e filmit Twilight kanë përjetësuar gjurmët e tyre në ‘tapetin’ hollivudian prej çimentoje. Ata kanë patur nderin të linin gjurmët në Teatrin Kinez ku kanë lënë gjurmët e tyre edhe 250 yje të tjerë të historisë së Hollivudit.

Taylor Lautner, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kanë qenë përkrah njëri-tjetrit kur kanë shkruar kaligrafinë e tyre mbi tapetin prej çimentoje dhe më pas kanë lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve të tyre. Kristenit e cila ishte veshur me këpucë me taka, ju dha një palë atlete për t’i veshur gjatë këtij momenti.

Treshja e aktorëve pritet të shihet sërish gjatë muajit nëntor, pasi do të transmetohet për herë të parë seria e parafundit e serialit Twilight, “Breaking Down I”. Drejtuesi i filmit Bill Condon, ditët e fundit ka thënë për Celebuzz se regjistrimi i serive të fundit ka qenë tepër i vështirë. Kjo për arsyen sepse Twilight trajton një temë të përshtatshme edhe për brezin e adoleshentëve, por zhvillimi i ngjarjeve të fundit, që çojnë në martesën dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale ndërmjet Belës dhe Eduardit, kanë bërë që skenat të jenë tepër të nxehta për t’u parë nga një adoleshent. Prandaj në përfundim të xhirimeve, shumë pjesë prej atij momenti janë shkurtuar.

Shfaqjen e pasionit dhe dashurisë gjatë filmit Kristen dhe Robert nuk duhet ta kenë patur aspak të vështirë, pasi ata janë çift edhe në jetën reale. Gjatë gjithë ceremonisë së djeshme ata janë parë duke flirtuar me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë në publik. Madje Kristen, e cila njihet për karakterin e saj të ndrojtur, i ka habitur të pranishmit me lirshmërinë e saj, aq sa duart i kanë rrëshqitur deri mbi pjesën e përparme të pantallonave të Pattinson.

Taylor Lautner-it, përkrah çiftit që flirtonte me njëri-tjetrin, nuk i mbeti gjë tjetër veçse të buzëqeshte gjatë gjithë kohës.
Yjet e fundit që lanë gjurmët e tyre ishin Jennifer Aniston, Helen Mirren, Cher, Robert Downey Jr., Hugh Jackman, yjet e Harry Potter dhe Johnny Depp.

https://www.youtube.com/watch?v=48rEKXpAX0Y&feature=player_embedded

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud Empty Re: Treshja e ‘Twilight’ lë gjurmët në Hollivud

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 19:18

ahahaha jan te vecante keto te tre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi