Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...

3 posters

Shko poshtë

Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   Empty Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...

Mesazh nga Darius Wed 16 Nov 2011 - 22:10

• Më e lehta dhe më e thjeshta shpesh herë kërkon shum mund për t'u gjetur...

• E meta që i pengon njerëzit të veprojnë është se ata nuk ndiejnë për çfar janë në gjendje të bëjnë..


• Shpesh herë vendosmëria dhe vullneti i japin mendjes më të dobët epërsi mbi atë më të fuqishmen...


• I urtë nuk është ai që mendon se i din të gjitha, por ai që e kupton se din pak...


• Virtyti i njeriut varet në një masë shumë të madhe nga rrethanat mes të cilave ai jeton...

• Ndershmëria nuk është vetëm hapi i parë drejt madhështisë, por është vetë madhështia.

• Keqardhja nuk të çon asgjëkundi: t'i jepesh asaj do të thotë të humbasesh kohën e tashme për të kaluarën, e cila nuk na përket më.

• Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit.

• Shpesh herë heshtja vlen më shumë se njëmije fjalë...

• Nga belatë e mëdha dalin lutje të sinqerta...

• Veç koha nuk e humbet kohën kurrë ajo rrëmben e nuk kthen asgjë...

• Ji i ëmbël kur jeta hidhërohet, ji i kënaqur kur bota zemërohet. Nëse miqësia mes teje dhe Zotit është e lulëzuar, sprish punë pse ajo e botës duket e rrënuar. Me dashurinë e Zotit çdo gjë lehtësohet, pasi çdo gjë mbi dhe, dhe do të bëhet...


• Shumë gjëra nuk guxojmë t'i bëjmë, jo se janë të vështira; të vështira ato janë pikërisht se nuk guxojmë t'u qasemi.


• Që të jeshe njeri midis njerëzish duhet të dish të mbetesh gjithnjë njeri.


• Sikur ta mendonte mendje-madhi se çka i mban barku nuk do krekosej aq shum.

• Nuk duhet të numëroj vitet e jetës time por jetën time në këto vite.

• Respektoji njerëzit kur të jesh duke u ngjitur, pasi mund t'i takosh ata përsëri kur të zbresësh.

• Ai i cili kërkon miq pa gabime, do të mbetet pa miq...


• Miq të mirë gjenden në çdo kënd të tokës, sa keq që toka nuk ka kënde...

Jeta eshte e jotja.

Gjeje fuqinë për të zgjedhur se çfarë do të bësh dhe bëje mirë sa mundesh.
Gjej fuqinë të duash atë që dëshiron dhe duaje në mënyre të sinqertë.
Gjej fuqinë të ecësh në një pyll dhe të bëhesh pjesë e natyrës.
Gjej fuqinë të kontrollosh jetën tënde.
Asnjë njeri tjetër s'mundet ta bëj për ty.
Gjej fuqinë ta bësh jetën tënde të bukur.
Se asnjë njeri nuk e sheh jetën me sytë e tua…



• Shumë më pak na dëmton ajo që se dimë, sesa ajo që mendojmë se e dimë. Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni...

• Të duam të tjerët është diçka e vështirë, por e bukur...

• Njeriu shpesh interesohet për gjëra që nuk i nevoiten...

• Një jetë e mbushur me gabime nuk është më e nderuara, por është më e mira se një jetë pa bërë asgjë.

• Për një çështje të madhe të kanë përgatitur, me mish dhe shpirtë përpiqu ta realizosh. Kujdes bëj së tepërmi me veten tënde, të mos gjendesh me të kotën në një kullotë..

• Mjafton një çast për tu bërë hero, por duhet një jetë e tërë për tu bërë njeri i denjë...

• Me të vërtetë i ndershëm është ai, që e pyet veten gjithnjë, nëse është i ndershëm sa duhet.

• Nuk ka shkretëtirë më egër se vetmija..

• Të diturit e kanë diturinë në zemër të paditurit në gjuhë...

• Sa e ëmbël është jeta, kur hapat e devocionit ecin në tokën e përmallimit...

• Jeta pa këshillë është si gjuha pa fjalë...

• Lumturia është si diamanti, kënaqësia si pika e ujit...

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   Empty Re: Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 17 Nov 2011 - 2:18

Adhuroj leximin.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   Empty Re: Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 21:50

Kam ngelur duke lexuar,saqe me duket se do behem me syze.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...   Empty Re: Lexo, se nuk do humbasësh asgjë...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi