Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Forca e mendimit ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Forca e mendimit ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca e mendimit ...

2 posters

Shko poshtë

Forca e mendimit ... Empty Forca e mendimit ...

Mesazh nga Darius Wed 16 Nov 2011 - 22:41

• Jeta është një melodi e bukur, por vargjet janë të ngatërruara!

• Njerëzit kërkojnë lumturinë ashtu si i dehuri që kërkon shtëpinë e tij. E di që diku ekziston, por nuk arrin ta gjej dot!

• Dinjiteti është “Guri” më i çmuar në “Kurorën e personalitetit” të një personi, askush dhe asgjë nuk është aq i vlefshëm....
- Sa t'ë bëj ta cenosh atë!

• Kur e vërteta është shumë e vështirë ta pranosh, ne zgjedhim të besojm gënjeshtrën,...
sepse një zemër me shpresa është më e mir nga zemra e thyer...!

• Ndonjëherë koha të jep përgjigje vetëm atëherë kur e ke harruar pyetjen ?!

• Nëse jeta ime do të ishte një film, titullin do ja vija: "Mos u dorzo kurrë"...!

• Ditari i vërtet i një personi është i shkruar vetëm në zemër!

• Edhe gjarpri mund të arrijë lartësi të "mëdha"...por vetëm nën kthetrat e shqiponjës!

• Gjërat e bukura vijnë me kohën, ndërsa mrekullitë ndodhin në një çast.

• Jetojmë të gjithë poshtë të njëjtit QIELL, por askush ska të njëjtin HORIZONT...

• Sikur ta dinim sa vlerë ka vetëm një pikë loti i Nënës, kurrë nuk do e bënim atë të qante...!

• Gjysmën e jetës së njeriut e drejton fati, ndërsa gjysmën tjeter karakteri i tij!

• Një ditë do ta gjej “princin” tim por babi im do mbetet gjithmonë “mbreti” im...

• Dashuria është si shahu... Një lëvizje e gabuar dhe e gjen veten të martuar...
apo shkon mbretëresha për kali...

• Kur isha fëmijë qaja edhe kur diçka e vogël nuk shkonte mirë. Tani, buzëqesh edhe kur gjithçka shkon keq.

• Nëse do të kishim lindur duke ditur gjithçka, atëherë çfarë do bënim mbi këtë planet. Ji krenar të thuash “Nuk e di”.

• Zemra është e vetmja vegël që edhe e thyer, vazhdon të punojë.
• Ëndrrαt jαn si yjet. Nuk mund ti prekësh, por nëse i ndjek, do të të udhëheqin drejt fαtit tënd.

• Mirësia është drita e shpirtit, kandili i zemrës dhe pishtari i mendjes!

• Jeta është si një akullore, shijoje përpara se të shkrihet...

• Për çdo gjë që ke humbur, ke fituar diçka tjetër;
dhe për çdo gjë që ti fiton, humb diçka tjetër.
Varet nga këndvështrimi yt për jetën...
mund t'i shohësh me keqardhje ose me gëzim...

• Ata që ne jemi, është dhurata e Zotit për ne. Ata që ne bëhemi, është dhurata jonë ndaj Zotit...!

• Dhimbja arrin te zemra me shpejtësinë e elektricitetit, ndërsa e vërteta me shpejtësinë e shkrirjes së akullnajës.

• Çdokush dëshiron të shkoj në parajsë, por gati askush nuk dëshiron të vdes.

• Ka raste kur asnjëherë nuk e kuptoni vlerën e vërtet të një momenti, gjersa nuk shndërrohet në kujtim!

• Mos qaj kur perëndon dielli, lotët të pengojnë të shohësh yjet...!

• Një lot përmban 1% UJE ndërsa 99% DHIMBJE!

• Lotët janë shoku më i mirë, kur të gjithë largohen ata vijnë.

• Lufta më mundon jo për atë pse vdesin njerëzit, por për atë se, njerëzit të cilët i shtyjnë të tjerët të vdesin,
vetë vazhdojnë të jetojnë.

• Në kohët e mëparshme njerëzit bënin vepra të mira por nuk tregonin. Pastaj filluan të bënin vepra të mira dhe t'i tregonin,
..ndërsa tani nuk bëjnë, vetëm tregojnë.

• Forca e mendimit kryen punë më shumë se tehu i shpatës, prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

• Unë flas shpesh me veten . . .
sepse më pëlqen të bisedoj me njerëz inteligjent.

• Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri.

• Gjeni quhet ai njeri që bën në mënyrë perfekte punët që urren, sepse të bësh në mënyrë perfekte punët që do, është normale.

• Dinjiteti është pjesë e pasqyrës së njeriut, po të thyhet ajo pasqyrë atëherë njeriu s'ka më se ku ta shohë vehten.

• Erdhëm pa dëshirën tonë në botë, por nuk mund të jetojmë pa dëshira. Erdhëm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmë mosqenien tonë
...dhe të botës.

• Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi!
DITURIA - është më e mirë se trashëgimia,
EDUKATA - është fytyra më e pastër,
DEVOTSHMËRIA - është fati më i sigurtë,
ADHURIMI - është fitimi më i mirë,
MENDJA - është udhërrëfyesi më i mirë,
SJELLJA - është shoku më i mirë,
LUMTURIA - është pasuria më e madhe.

• I riu eshte fidani i forcës dhe zgjuarsisë. Nëse edukohet e mësohet, mund të bëhet një fuqi që u premton zemrave ndriçim....
...Dhe botës harmoni....!

• Duaje të vërtetën, por fal edhe gabimin....!

• Mjafton një çast për tu bërë hero, por duhet një jetë për tu bërë njeri i denjë.....!

• Mos harroni të vlerësoni çdo çast, e çdo detaj që i’u dhurohet...Tërësia e tyre përbën Lumturinë e vërtetë.

• Nëse dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen të vërteta,
Zgjohu ........


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Forca e mendimit ... Empty Re: Forca e mendimit ...

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 21:52

Aq shume mendoj keto kohet e fundit saqe me ka ikur gjumi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi