Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjala e mirë ...! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjala e mirë ...! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjala e mirë ...!

2 posters

Shko poshtë

Fjala e mirë ...! Empty Fjala e mirë ...!

Mesazh nga Darius Thu 17 Nov 2011 - 9:23

• Fshihe xhelozinë dhe inatin, bëj sikur nuk e sheh gabimin e tjetrit, trego gatishmëri për të falur dhe amnistuar ata që të kanë dëmtuar. Varrosi turpet e të tjerëve se do të jesh njeriu më i dashur.

• Derë dhe çelës, dhomë ku hyn era, zemër e qetsuar me devotshmëri dhe sinqeritet, e si mund të duket ndryshe suksesi?

• Mos i përgjo të tjerët dhe mos mendo se njerëzit çdoherë e kanë vëmendjen te ti sepse gjithçka rrotullohet.

• „ Fjala e mirë është lëmoshë“ sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe shton paqën.

• „ Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd është lëmoshë“ sepse fytyra është si titulli i librit, ajo është pasqyra e zemrës, treguesi i ndërgjegjes dhe ogurbardha e shpirtit.

• Harroje hakmarrjen dhe bëhu i butë në sjellje, fjalë dhe bashkëpunim.

• Kujdes nga zemërimi sepse ai është derë e trishtimit, pikëllimit, mërzisë, depresionit, gjrndjes së keqe dhe shkatërrimit total.

• Të jesh i kënaqur me Allahun do të thotë të kesh zemër të qetë dhe të rehatshme, të ndjesh siguri dhe kënaqësi dhe të jetosh në gëzim dhe lumturi.

• Të qenit i kënaqur me Allahun e bën zemrën të shëndoshë nga inati, hileja, hidhërimi, pakënaqësia, monotonia, ankimi dhe mërzia.

• Kush është i kënaqur me Zotin zemra i mbushet me dritë, iman, dashuri, bindje, kënaqësi, siguri dhe qetësi.

- Përse mendon vetëm të humburën dhe nuk falënderon për atë që ke?
- Përse harron dhuntinë e çastit dhe mërzitesh për atë që nuk e ke?
- Përse i xhelozon të tjerët kur në vete ke shumë të mira!

• Nëse të viziton një ditë e re thuaj mirëseerdhe mik fisnik, pastaj gostite mikun dhe le t’i dëshmojë obligimet e kryera dhe pendimet e përsëritura. Mos e njollos mikun me mëkate dhe brengosje sepse ai nuk kthehet më kurrë.

• Nëse kujton të kaluarën ndalu te gjërat e mira që ke bërë, përkujtoji sukseset e tua që të lumturohesh. E nëse mendon të nesërmen kujto ëndërrat tuaja të bukura që të entuziazmohesh.

• Jeta e gjatë është përvojë, pasuri e madhe dhe thesar njohurish. Çdo ditë që kalon mëson një mësim të ri në artin e jetës. Me të vërtetë zgjatja e jetës është begati për njerëzit e mençur.

• Patjetër të përjetosh sasi të frikës që t’ia dish vlerën sigurisë, të nxitesh në lutje dhe ankim te Allahu xh.sh. dhe të marësh vërejtje për rreziqe më të mëdha.

• Doemos të përjetosh sëmundjen që të kujtosh shëndetin, të zbutësh arogancën e kryelartësinë e kështu të zgjohet zemra nga gjumi i të devijuarve, që shpërfillin vlerat dhe dhuntitë që u jep Zoti i tyre.

- Jeta është e shkurtë, ndaj mos e shkurto më shumë me zemërim;
- shokët janë të rrallë, pra mos i humb me fyerje e qoritme;
- edhe armiqtë janë të shumtë, ndaj mos i shto me sjellje të ulët.

• Tregohet se engjujt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen, e si mund të hyjë qetësia në një zemër që jeton në dyshime dhe epsh.

• Ruaju mjediseve me grindje dhe armiqësi, sepse aty shitet Feja me çmim të ulët, aty nuk ka burrëri dhe aty shkelet nderi në çdo çast.

- Djersa e puntorit është më e vlefshme se parfumi i dembelit,
- pëshpëritja e luftëtarit është më e bukur se vjershat e poetëve dhe
- buka e të uriturit është më e lezetshme se mishi i qengjit i të ngopurit.

• Garo në punë të mira sepse koha kalon, dielli lëviz, hëna rrotullohet, erërat fryejnë, ndaj mos u ndal sepse karvani i jetës nuk të pret.


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjala e mirë ...! Empty Re: Fjala e mirë ...!

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Dec 2011 - 19:23

Lum kush ta thote fjalen e mire ne sy dhe te pakten e di se c'mendojne te tjeret per ty.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi