Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare

2 posters

Shko poshtë

Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare Empty Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 17 Nov 2011 - 12:25

Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare Intelegjenca-truriLajme të mira për personat që janë mbi 55 vjeç: kush ecën ngadalë, shkon larg. Jo domosdoshmërish ata që ecin shpejt fitojnë garën. Deklarata të tilla të sjellin në mendje fabulën e famshme të Ezopit me breshkën dhe lepurin. Kjo fabul rezulton e vërtetë nëse zbatohet për trurin e njeriut: të rinjtë janë më të shpejtë në gjetjen e zgjidhjeve, por këto të fundit rezultojnë më pak efikase në krahasim me ato që gjenden nga personat 55 vjeç.

Pra, të gjithë ata që i tremben pleqërisë duhet ta mposhtin këtë ndjesi, sepse, sipas studiuesve, është një periudhë e bukur e jetës, që herët ose vonë secili prej nesh do ta kalojë. Për këtë çështje gjejmë pohim edhe në botën e shkencës: truri i 55-vjeçarëve punon më shumë se truri i të rinjve. Nuk vihet në diskutim zgjuarsia, por mënyra se si e përdorim materien tonë gri: mesa duket rritja në moshë na bën të kemi më shumë përvojë dhe të bëhemi më të mençur. Këtë gjë e thekson një studim i “Institute of Geriatrics” i Universitetit të Montrealit në Kanada. Studiuesit kanë krahasuar një sërë testesh mes dy grupeve vullnetare, njëri përbëhej me persona nga 55 deri në 75 vjeç, tjetri nga djem dhe vajza të reja.

Duke analizuar reagimet cerebrale me një skaner, shkencëtarët kanadezë zbuluan se aktiviteti i trurit reagon krejtësisht ndryshe në varësi të moshës: përballë një gabimi, më të rinjtë aktivizojnë menjëherë disa pjesë të trurit për të vendosur se si ta ndreqin strategjinë dhe çfarë të bëjnë më pas; ndërkohë që të moshuarit marrin kohë, duke aktivizuar ato pjesë të trurit vetëm pasi kanë arsyetuar një copë herë. Me fjalë të tjera, pa u trembur nga gabimi, kursejnë energji dhe vlerësojnë mirë të gjithë faktorët para se të veprojnë.
Praktikisht të dyja grupet e përfunduan eksperimentin me të njëjtin rezultat, ose më saktë me të njëjtin numër gabimesh. Edhe pse grupit të më të moshuarve iu desh më shumë kohë për ta mbyllur eksperimentin, autorët e studimit theksuan se kjo gjë nënkupton një përdorim më të mirë të burimeve intelektuale që disponojmë.

Të rinjtë mund të të japin përshtypjen sikur janë më të zgjuar, sepse i përgjigjen një pyetjeje ose një problemi më shpejt (lepuri i Ezopit). Por kjo mund të jetë një shenjë papërvoje, ndërkohë që reagimi i të moshuarve tregon më shumë pjekuri dhe reflektim (breshka).

Pra, kjo është fitorja e eksperiencës mbi rininë. “Një tru më i moshuar është i vetëdijshëm se nuk fiton asgjë duke qenë impulsiv”, thotë profesor Oury Monchi, që ka drejtuar studimin. “Tani kemi një provë neurobiologjike, që eksperienca fitohet me kalimin e viteve, sa më shumë plaket truri, aq më shumë mëson që t’i administrojë më mirë burimet e tij. Jo gjithmonë shpejtësia të ndihmon që të fitosh garën. Për të fituar duhet të dish në veçanti se si t’i përdorësh më së miri aftësitë e tua. Fabula e breshkës dhe e lepurit tregon karakteristikat pozitive të plakjes, duke na kujtuar se një tru më i vjetër ka më shumë besim në vetvete dhe nuk u trembet kritikave”, përfundon studiuesi.

Megjithatë, para se t’i gëzoheni moshës 55-vjeçare, duhet të kujtoni se Ezopi e shkroi edhe fabulën e dhelprës me rrushtë: që kur nuk arrin diçka, për shembull të kesh rini të përjetshme, hiqesh sikur kjo gjë nuk është edhe aq e rëndësishme, ama shpirti të qan.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare Empty Re: Truri përmirësohet pas moshës 55-vjeçare

Mesazh nga Anakonda Fri 17 Feb 2012 - 0:37

Po na len me pasoja qe tashi,jo me kur te plakemi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi