Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A thua e marrin vesh prindërit?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A thua e marrin vesh prindërit?!

+5
Durrsaku
Klio
T_o_n_i
Ariel
Aяtємιѕα
9 posters

Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 19 Nov 2011 - 13:55

A thua e marrin vesh prindërit?! Gossip-girls-smallPeriudha e adoleshencës cilësohet si mosha më e dashuruar, pikërisht në këtë fazë të rinjtë preferojnë të nisin lidhjet e tyre të dashurisë në mënyrë tinëzare, pa kuptuar familja apo prindërit.Të paktë janë ata që përfundojnë vetëm në një lidhje, sepse mosha është e tillë që nuk të lejon të vendosësh përfundimisht. Mbase disa të rinj edhe mund ta përfundojnë kapitullin e dashurisë, ngase po të kuptojë familja menjëherë do të lidhet fejesa apo martesa.Edona Gashi mendon që dashuria është mbi të gjitha dhe në disa raste ia vlen të mbahet e fshehtë edhe nga familja. Mirëpo përsëri dëshiron që mos të nisë një lidhje pa dijeninë e mamit.

“Unë jam pro dashurisë së fshehtë, por kuptohet që mosha e re nuk e lejon të niset një lidhje, mirëpo ja që ndonjëherë edhe dashuria na i verbon sytë dhe nuk dëgjojmë për askënd në këtë dynja. Unë personalisht kisha dëshiruar që fillimisht të informohet mami në qoftë se më kishte pëlqyer dikush, mirëpo nëse do të refuzonte ajo, nuk besoj se e kisha braktisur dashurinë. E nëse do të nisja një lidhje të fshehtë, atëherë qortimin më të madh do ta kisha nga mami. Mirëpo me kalimin e kohës besoj se do të më kalonte hidhërimi im që do ta kisha me mamin”, ka thënë ajo.

Nëse prindërit e marrin vesh, pason fejesa, martesa…

Edhe Meriton Bajrami mendon se dashuria është mbi të gjitha, mirëpo pohon se nuk duhet filluar në një moshë të re.

“Natyrisht që jemi në një fazë kur dëshirojmë të kemi afera të ndryshme dashurie, mirëpo ndonjëherë edhe mund të pësojmë. Në qoftë se prindërit do ta kishin kuptuar që kam një të dashur, atëherë do të më kishin fejuar apo ndoshta edhe martuar. Por fillimisht do të kisha marrë një të bërtitur nga ta, mbase edhe një qortim të madh”, shprehet ai.

Asnjë prind nuk do të pëlqente që fëmija i tyre të lidhej në një moshë të re, ndonëse edhe kjo kërkon një sakrificë dhe një obligim të madh. Filloreta Halili edhe pse për momentin është e lirë, nuk e ka menduar situatën e prindërve nëse do ta niste një lidhje dashurie.

“Nëse do të më ndodhte një situatë e tillë patjetër se do e kisha pohuar te prindërit, sepse mendoj se gënjeshtra thjeshtë do i përkeqësonte gjërat. Por ishalla nuk më bie rasti në situate të tilla. As s’ia kam idenë se çfarë do të ndodhte. Por për t’ia mohu s’ besoj t’ia mohoja, sepse ata do e kishin marrë vesh tani! E sigurt që do filloja të qaja duke dhënë ca argumente jo kështu, jo ashtu, çfarë të më vinte në mendje (qesh). Uroj që mos të ndodhem ndonjëherë në situatë të tillë”, shton ajo.

Pra me apo pa dijeninë e prindërve adoleshentët mbeten mosha më e dashuruar në të cilën fluturojnë nga një lidhje në një lidhje tjetër./zëri/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Ariel Sun 20 Nov 2011 - 1:18

Qe te kontrollosh adoleshentet dhe te marresh vesh se cbejne ata....varet nga marredhenia qe eshte krijuar prind - femije....
Nese prindi e rrit me diktat...imponim dhe i injekton friken asnkehere nuk do mare vesh se cben femija...dhe si pasoje vijne gabimet e renda...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga T_o_n_i Sun 20 Nov 2011 - 1:24

te njejten mendoj edhe un si moma
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Klio Sun 20 Nov 2011 - 6:03

Dhe une jam dakort me teten....do ju tregoj per nje shoqen te lagjes te cilen prinderit e saj nuk e len te dale,as te shkoj eskursione me shkollen,etj etj.....por goca ne fjale deri tani ka nderuar disa te dashur ne menyre te tille duke lene oret e mesimit,ose kur i ka prinderit ne pune gjen menyren dhe cfare nuk ben.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Durrsaku Sun 20 Nov 2011 - 6:08

nuk jam me diktaturen por as me lirine e tepert se dhe liria e tepert prish dhe njeriun me te ndershem
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Klio Sun 20 Nov 2011 - 6:10

Lero shtrengo thote mami imA thua e marrin vesh prindërit?! 471525
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Ariel Sun 20 Nov 2011 - 10:18

Mu per zotin kur nuk me shpeton cuni...gocat sbohet llaf qe jo....Kjo sepse une jam njekohesisht 17 vjece, 14 dhe 12 vjece...jam brenda ngjarjeve, problemeve, deshirave te femijeve te mi ne cdo moment...me hapen dhe me thone cdo gje pa komplekse....Kjo me ben qe ti kontrolloj dhe ti keshilloj dhe si perfundim te pakten deri tani jane ata qe une dua te jene...dhe shpresoj ti kem keshtu dhe ne vazhdim.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Free spirit Sun 20 Nov 2011 - 10:23

Ariel shkruajti:Mu per zotin kur nuk me shpeton cuni...gocat sbohet llaf qe jo....Kjo sepse une jam njekohesisht 17 vjece, 14 dhe 12 vjece...jam brenda ngjarjeve, problemeve, deshirave te femijeve te mi ne cdo moment...me hapen dhe me thone cdo gje pa komplekse....Kjo me ben qe ti kontrolloj dhe ti keshilloj dhe si perfundim te pakten deri tani jane ata qe une dua te jene...dhe shpresoj ti kem keshtu dhe ne vazhdim.
tamam si mami im 00027003 [TePuC]
Free spirit
Free spirit
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : In my world
Postime Postime : 4803
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Ariel Sun 20 Nov 2011 - 10:35

Klio shkruajti:Dhe une jam dakort me teten....do ju tregoj per nje shoqen te lagjes te cilen prinderit e saj nuk e len te dale,as te shkoj eskursione me shkollen,etj etj.....por goca ne fjale deri tani ka nderuar disa te dashur ne menyre te tille duke lene oret e mesimit,ose kur i ka prinderit ne pune gjen menyren dhe cfare nuk ben.

Do te tregoj nje ngjarje...
Dikush na u lidh me nje goc ke nje nga gjimnazet e Durresit. Ate gocen e conte babi ne shkolle dhe e merrte babi nga shkolla...per cdo gje e shoqeronte babi...dhe kur babi e conte ne shpi ne dreke ...flinte nje ore gjume babi dhe ikte ne pune mbasdite deri ne oren 9 te darkes...ne kete kohe mbasdite e mbyllte me celes gocen...
Takimet i benin paradite ndermjet pushimit te oreve ose edhe linte oret e mesimit goca dhe oren e gjashte ishte ne shkolle se do e merrte babi...
Mirpo si do ja benin per mbasdite???
I thote ky mistreci ne tel ne kohen qe babi flinte ne dreke...- merr celsat nga xhepi babit dhe mi hidh nga ballkoni...
ja hedh kjo biba...dhe shkon mistreci dhe i ben kopje...kthehet dhe ja hedh nga ballkoni dhe i vendos ke xhepi babit...
Deri ketu ne rregull...ja jep kopjet goces dhe dilnin sa here i donte qejfi ktyre...dhe kthehej goca para ores 9 qe vinte babi nga puna...
Nje dite ja kishin fut per plazh....kur po ktheheshin i del dikush perpara dhe frenon fort ky...mirpo kjo goca i kishte lene celsat ke kroskoti dhe i bien brenda ke nje e care qe ka lidhje me kondicionerin mo... opo ca ska fut dhe nuk i nxirrnin dot...lajmeron servisin e bmw dhe erdhen mbas nja dy oresh dhe ja nxjerrin...shkon ne shpi kjo namin baba vet...
Dhe baba vet si i mencem merr ne tel mistrecin dhe i thote pse ma ke marr gocen...- Jo mo vlla thot ky goca ka ardh vet...jo po ca menje ke ti...menje qejfi i thot ky....e dru qe ka honger ajo goc nga baba vet....dhe kot.. se vazhduan dhe ca kohe pa e marr vesh baba....
Nji kjo eshte kur e shtrengon gocen kaq shume...nuk eshte kjo menyre e te edukuarit..

Edituar për herë të fundit nga Ariel në Sun 20 Nov 2011 - 10:41, edituar 1 herë gjithsej
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Ariel Sun 20 Nov 2011 - 10:39

Free spirit shkruajti:
Ariel shkruajti:Mu per zotin kur nuk me shpeton cuni...gocat sbohet llaf qe jo....Kjo sepse une jam njekohesisht 17 vjece, 14 dhe 12 vjece...jam brenda ngjarjeve, problemeve, deshirave te femijeve te mi ne cdo moment...me hapen dhe me thone cdo gje pa komplekse....Kjo me ben qe ti kontrolloj dhe ti keshilloj dhe si perfundim te pakten deri tani jane ata qe une dua te jene...dhe shpresoj ti kem keshtu dhe ne vazhdim.
tamam si mami im 00027003 [TePuC]

po dukesh ti mi 00027003 [TePuC] [TePuC] [TePuC]

Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Free spirit Sun 20 Nov 2011 - 10:40

hahaha me duket se gjata kopjen a mamit ketu ne forum [TePuC] [TePuC]
Free spirit
Free spirit
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : In my world
Postime Postime : 4803
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Ariel Sun 20 Nov 2011 - 10:42

Free spirit shkruajti:hahaha me duket se gjata kopjen a mamit ketu ne forum [TePuC] [TePuC]

00027003 00027003 00027003 po prandaj dhe une te kam xhan mi Te kam xhan Te kam xhan
ty edhe Klion ju kam si kimetlije...ju du fort... Te kam xhan [TePuC] [TePuC]
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Free spirit Sun 20 Nov 2011 - 10:44

ahahha dhe un ty mamush [TePuC] [TePuC]
Free spirit
Free spirit
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : In my world
Postime Postime : 4803
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/08/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga dajti modh Sun 20 Nov 2011 - 10:54

he he he keto kalamojt e sotem kane lind me kompjuter te koka A thua e marrin vesh prindërit?! 426788
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Leo_uk Sun 20 Nov 2011 - 11:08

ca do bej dhe prindi i shkrete ne Shqiperi.. ashtu eshte rrit vete me dhune dhe i duket normale ajo qe ben me gocen e vet..fukarralleku te poshteron, te injoron dhe te ben te humbasesh ndjenjat njerezore.. fukarai aty i mbledh te gjitha te femija, sepse nuk ka me cfare merret tjeter..e kam vene re sa me te varfer te jene familjet aq me fanatike dhe te dhunshem.

kur shihja se cfare hiqnin femrat e reja ne Shqiperi, thoja jam me fat qe jam mashkull... dhune psikologjike nga familja edhe dhune psikologjike nga i dashuri.. keq te kesh dhe keqe mos te keshe te dashur per nje femer ne Shqiperi.. Kohet kane ndryshuar shume tani, por prape hiq kto qytet e medha te tjeret jane vende numero.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Klio Wed 23 Nov 2011 - 2:46

Ariel shkruajti:Mu per zotin kur nuk me shpeton cuni...gocat sbohet llaf qe jo....Kjo sepse une jam njekohesisht 17 vjece, 14 dhe 12 vjece...jam brenda ngjarjeve, problemeve, deshirave te femijeve te mi ne cdo moment...me hapen dhe me thone cdo gje pa komplekse....Kjo me ben qe ti kontrolloj dhe ti keshilloj dhe si perfundim te pakten deri tani jane ata qe une dua te jene...dhe shpresoj ti kem keshtu dhe ne vazhdim.

Ja fiks fare,mamit tim nuk ja hedh dot per asgje,gjithmone me thote me mire me trego te verteten per gjithcka sepse sic e sheh une nuk te ndaloj per asgje,por thjeshte dua te jesh e sinqerte me mua,te jemi ne bashkepunim per nje te ardhme me te mire tenden me thote.E vetmja gje qe mami im ka me shum siklet eshte kur me sheh ne internet,nuk i pelqen te ri me ore te zgjatura....
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Dec 2011 - 6:36

Varet nga marredhenia prind-femije dhe se c'fare roli ka prindi me femijen e tij.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A thua e marrin vesh prindërit?! Empty Re: A thua e marrin vesh prindërit?!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi