Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Libra të rinj në shqip People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Libra të rinj në shqip People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libra të rinj në shqip

Shko poshtë

Libra të rinj në shqip Empty Libra të rinj në shqip

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 0:58

Besnik Mustafaj “Legjenda e lindjes sime” Botoi: “Toena” “Legjenda e lindjes sime” është një përzgjedhje e krijimtarisë poetike së Besnik Mustafajt, e shkruar në dhjetëvjeçarin 1976-1986. Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim pasqyrojnë lojën e mundimshme, aspak argëtuese, me censurën dhe me autocensurën. Ato shprehin dëshirën e autorit për të shndërruar në poezi jo gjithmonë parullat me të cilat ishte i mbushur realiteti përreth, por kontradiktat, tronditjet, zhgënjimet dhe shpresat që zgjoheshin brenda tij kur ballafaqohej ditë pas dite me historinë shqiptare, kur zbulonte e rizbulonte femrën, kur trembej apo ngazëllehej në përditshmërinë e tij. Ky është botimi i tretë për këtë antologji, i cili nuk është krejt i njëjtë me dy të parët. Sali Bashota “Rruzullimi i zjarrit” Botoi: “Ombra GVG” Janë 165 proza poetike të poetit Sali Bashota, që janë shkruar nga ai në 25 vitet e fundit e që janë përmbledhur në “Rruzullimi i zjarrit”. Vetë poeti Bashota, i cili njëherësh është drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ka treguar qëllimin e këtij botimi. “Synimi ka qenë që ato të bëhen bashkë në një vend e në të njëjtën kohë të pasqyrojnë ndryshimin në realitetin tonë përgjatë këtyre viteve”, – ka thënë Bashota. Këto proza poetike, në librin e ri të Bashotës janë zgjedhur dhe sistemuar sipas kronologjisë së botimit të librat të autorit, duke filluar nga viti 1986 e deri më sot. Ian McLean & Alistar McMillan “Fjalor përmbledhës i politikës” Përktheu: Zef Simoni Botoi: “IDK” Konsiderohet fjalori më i mirë ekzistues i politikës. Është hartuar nga një grup akademikësh dhe specialistësh ndër më të njohurit. Fjalori i drejtohet si studentëve të shkencave politike, të historisë, të sociologjisë, ashtu edhe politikanëve, gazetarëve, apo dhe gjithkujt tjetër që mendon se ka nevojë për një udhërrëfyes në terminologjinë dhe konceptet e politikës. Mbi 1 700 zëra, që mbulojnë konceptet më të rëndësishme të shkencave politike, me mjaft zëra të rinj në krahasim me botimin e mëparshëm, duke përfshirë mjaft prej temave të reja të aktualitetit, si kozmopolitizmi, globalizimi, terrorizmi, interneti, politika etj.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi