Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ronan, djali gjeni i Woody Allen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ronan, djali gjeni i Woody Allen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ronan, djali gjeni i Woody Allen

2 posters

Shko poshtë

Ronan, djali gjeni i Woody Allen Empty Ronan, djali gjeni i Woody Allen

Mesazh nga Durrsaku Fri 25 Nov 2011 - 1:13


Ishte fëmija që të gjithë donin, ”Rosemary´s Baby” lindur nga Mia Farrow dhe Woody Allen, i shndërruar në “Golden Boy”, që nga ferri familjar ka ditur të fluturojë tutje dhe lart. Ronan Farrow, djali 20 vjeçar i Mia dhe Woody, është një “Enfant Prodige” I kurorëzuar me një diplomë në moshën 15 vjeçare, punon për Departamentin e Shtetit Amerikan dhe tani bursa e studimit më e kërkuar dhe më e rralla në botë, Rhodes i Oxford.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet një situatë familjare më e ndërlikuar dhe patologjike nga ajo e formuar nga Woody Allen dhe Mia Farrow, ndërsa Ronan erdhi në jetë në 1987. Ai ishte i pari dhe do të mbetet i vetmi fëmijë biologjik i Woody-t dhe ishte ende shumë i vogël për të kuptuar, por jo për të vuajtur në botën e tij të vogël, kur në 1992 nëna e tij Mia gjeti në oxhakun e apartamentit të Woody Allen një fotografi të vajzës së tij të adoptuar, Soon Yi Previn, nudo dhe zbuloi se vajza atëhere 22 vjeç kishte prej kohësh një marrëdhënie me Allen.

Shpërtheu një konflikt nuklear midis aktores, që kishte ende dy ditë punë në një film me Woody Allen, dhe regjizori mbushi faqet e para të tabloid të New York-ut për ditë të tëra. Lexoheshin detaje të pista të vërteta apo imagjinar, tregime ikjesh dhe ndjekjesh mbi suv të mëdhenj nëpër Central Park, nga njëri apartament te tjetri sepse mia dhe Woody nuk kishin dashur kurrë të jetonin bashkë dhe lënia përfundimtare e Ronan së ëmës, me vendimin e gjykatës ku i ndalohej babait që ta shihte atë.

Regjizori, autor dhe i akuzuar, duhet të ndërpriste punimin e filmit, të linte sheshin e xhirimit për të shkuar në gjyq ku mbulohej me akuza fyese e pastaj të kthehej në punë.
“Le të mbyllemi në flluckën tonë komike” i shpjegonte ai prodhuesit dhe mikut Robert Greenhut i cili kujton:”Woody ka një kapacitet monstruoz për të vënë në vijë gjërat e jetës së tij. Puna për të ishte puna, dhe të tjerat ishin të tjerat”.

Ishte një histori që do të kishte dëmtuar jetën dhe psiqikën e shumë të tjerëve, por jo Ronan-it, bjond shumë i ngjashëm me nënën dhe pa asnjë shenjë në fytyrë që të kujton të atin, kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur u lëshua mbi studimet. Në moshën11 vjecare u bë studenti universitar më i ri në historinë e Bard College, një universitet i vogël për super talente. Në moshën 16 vjeç, ishte përsëri i rëgjistruari më i ri në fakultetin e drejtësisë në Yale, ku kreu në dy vjet studimet në jurisprudencë.

Është një moshë ku të gjithë bashkëmoshatarët e tij mendojnë për dashuritë e para dhe punët e para të pasigurta. Ronan hynte në Kombet e Bashkuara si ambasador i Unicef në Afrikë. Bashkëpunonte me diplomatin e madh Richard Holbrooke në vdekjen e të cilit ishte prezent.

Drejtonte komisione studimi ndërkombëtar mbi të rinjtë, bashkëpunonte më New York Times, me Wall Street Journal e Herald Tribune. Shfaqej si analist dhe komentator për rrjetet e mëdha televiziv. Bashkohej në rendjen e Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë, ku Clinton e ka dashur si këshilltar special për të drejtat e njeriut.

(ar.si/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ronan, djali gjeni i Woody Allen Empty Re: Ronan, djali gjeni i Woody Allen

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 18:03

sa te zgjuar jan disa femije edhe pse ne mosh te vogel,shum inteligjent....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi