Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi te ndryshme

+14
Tonii
WebMaster
Ajo goca
zymer
Єямєℓiиdå
Kavaljeri
Aristogata
Next
julian
gesti
xhoel
Naki
rifati
CuN@BosS/
18 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Tue 3 Feb 2009 - 2:13

First topic message reminder :

Ndryshuar nga Stafi Drejtues...



Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 30 Nov 2010 - 12:42, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Mesazhi ishte i shkruar ne gjuhe te huaj...)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Ajo goca Sun 7 Nov 2010 - 1:14

Kjo quhet dashuri e vertet


Te dua perjetDashuria... eshte jete, shijoje
Dashuria... eshte enderr, endrroje
Dashuria... eshte e bukur, adhuroje
Dashuria... eshte dhimbje, sheroje
Dashuria... eshte tradheti, mesohu me ta
Dashuria... eshte detyre, plotesoje
Dashuria... eshte pasuri, ruaje
Dashuria... eshte loje, luaje
Dashuria... eshte mister, zbuloje
Dashuria... eshte fat, perfitoje
Dashuria... eshte avanture, kujdes
Dashuria... eshte luft, mesohu edhe me te
Por dashuria... eshte dashuri, lufto per te!!
Ajo goca
Ajo goca
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : albania
Postime Postime : 6699
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha Mosha : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Ajo goca Sun 7 Nov 2010 - 1:16

Te Kam Endrruar Shpirt

Mbi dritare nata leshon qetsine
dhe shiu i furishem shoqeron vetmine.
Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne
nje zemer te vetmuar e mbushin shprese.
Heshtja mbreteron...
Dy sy tevegjel ngadale mbyllen...
nje buzeqeshje e embel
vjedhurazi shikon
dhe niset ne kerkim te endrres se saje.
***
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy qe shkelqejne atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon...
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet...
Serish heshta mbreteron...
dhe syte e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
" Te kam enderruar,"
nje ze tingellon
dhe...
serish heshtja mbreteron..
Ajo goca
Ajo goca
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : albania
Postime Postime : 6699
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha Mosha : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Ajo goca Sun 7 Nov 2010 - 1:16

Mos Me Le Shpirt.. !

Mos me le ne pranvere
mos me le te mjere!!!!
mos me le pa lule
mos me le pa ere.
Mos me le te lutem se te dua shume!
mos me le pa shprese,
mos me le pa gjume!!!!!!
ti e di se te dua
dhe vuaj per ty te lutem te lutem!
mos ma dhuro vetmine
ti je per mua shok
ti je per mua gjdo send ti je ajo
qe ne zemren time ke,
me te bukurin vend!!
Ajo goca
Ajo goca
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : albania
Postime Postime : 6699
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha Mosha : 32

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Poezi te ndryshme

Mesazh nga WebMaster Sat 8 Jan 2011 - 3:49

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga WebMaster Sat 8 Jan 2011 - 3:49

Drita

Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas,
s'e ka as gjarperi nen gure.

Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend,
hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Tonii Thu 3 Mar 2011 - 10:26



S'e thur poemën aq të gjatë,
Me vargje si litarë,
Se kushedi e gris im atë
Dhe dredh me të cigare.

Nga kjo poemë e nisa rrugën
E vargjeve rinore,
Në rrokje e rima treta jugën
Dhe erën me dëborë...

Do bëj poema më të mira.
Po ti në mend do vish,
O moj e para më e vështira,
E thurur mes lajthish

Dhe do më thuash buzëplasur:
-S'më vure shumë fletë! -
Ahere ati im i dashur
Në varr do të jetë!

S'do futesh fare në botimet
E vargjeve të zgjedhur
Do mbetesh vetëm në kujtimet
E kaltër, e pazverdhur.

Po mund të ndodhë ndonjëherë,
Qeflinjtë e poezisë
Ty të të vënë në defterë
Si fakt të historisë:

"Dhe fshati ynë nxjerr poetë,
Siç nxorri trima shumë.
Vrapojnë vargjet me rëketë
Dhe piqen në një lumë,,...

Po ti, poemë, moj naive,
E thurur arë më arë,
Do sjellësh erën e lajthive,
Si dashurinë e parë

Dhe thellë rreshtave të tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do më zgjojë mua
Çibuku i tim eti...
D. Agolli
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Aristogata Thu 3 Mar 2011 - 10:45

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Ismail kadare
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Docteur Fri 24 Jun 2011 - 4:31

Liria

Liri te gjithe duam
dhe une kete kerkoj
liri sdi kujt i thua
pa te ka kohe qe jetoj

sa veshtire qenka jeta
ketu ne dhe te huaj
sa shume me mungon
vendi im dhe ata qe dua

Ngelem large ne mergim
si zogjte pa fole
liria eshte vendim
ku kam prinder dhe atdhe.


Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 24 Jun 2011 - 4:36

Ndermend sjell...
Ndermend sjell e dashur gjithmone
Shkelqimin e flokeve te tua,
Erdh koha qe neve u ndame;
E rende ka qene per mua.

Kujtoj ate mbremje vjeshtore
E zhurma gjethesh te thate
Le te ishin te shkurtera ditet,
Se hena na ndrinte me gjate.

Mbaj mend si me the ti nje mbremje:
"Do shkojne te kalterat vjete
Dhe ti do t'me harrosh ,i dashur
Do shkosh kushedi me nje tjeter."

Dhe sot dega e mbushur me lule
Per ty c'me kujtoi prap mua.
Sa embel me lule mbulova
Dikur kacurrelat e tua.

Dhe zemra ty pa te braktisur
Nje tjeter duke dashuruar,
Porsi nje rrefenje te dashur
Gjithmon' te kujton pa pushuar.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 24 Jun 2011 - 11:52

Psikologu_wolf shkruajti:Liria

Liri te gjithe duam
dhe une kete kerkoj
liri sdi kujt i thua
pa te ka kohe qe jetoj

sa veshtire qenka jeta
ketu ne dhe te huaj
sa shume me mungon
vendi im dhe ata qe dua

Ngelem large ne mergim
si zogjte pa fole
liria eshte vendim
ku kam prinder dhe atdhe.



Urime i nderuar per keto vargje kaq te bukura
dhe domethenese ne permbajtje.
Vertet mallengjyese dhe per me shume per nje
njeri qe e ka perjetuar dhe vazhdon t'a perjetoje
mungesen e kesaj liria, larg vendlidjes dhe te dashurve
te shpirtit, ne toke te huaj, ku nuk je askushi.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 24 Jun 2011 - 12:19

.......Thirrje deshperuese.....

Ne qerthullin e jetes kam mbetur e mbyllur
e lodhur,e shtypur,e vrare e shtrydhur
perzjere e bere lemsh ne fijet e ashpra te jetes
ne kufirin e holle midis jete e vdekjes

ne rrethin e mbyllur tragjik te moskuptimit
ne dyzimin e brishte mes ikjes e deshperimit
ne endrren e madhe te filozofise jetike
ne dilemen e jetes shpirterore a po fizike

'Zoti'me therret fort ne rrugen e drejte
'Djalli' me drejton per ne rrugen e vet
e drejta mes te dyve qendron gur pengu
e lodhur,e tundosur pyes,-ku eshte rrengu?

perplasur,neperkembur,rrembyer,marrosur
ne medyshjen e fjaleve qe s'paskan te sosur
ngaterruar ne krizen e moralit e hicmoralit
ne vijndarjen e zeze mes Zotit e Djallit

Nje thirrje nga brenda,gervish shpirtin
nje pergjigje nga jashte tund gishtin
ne keto dyzime , morali qendron lart
ky medalion,qe djallin me vehte se mbart
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 25 Jun 2011 - 1:39

Pershendetje Rula dhe me lejoni tju shpreh, miqsisht urimet me te sinqerta per kete poezi te thurur me kaq shume pershtatje dhe ndjenje ne cdo varg te radhitur aq bukur.

Te uroj suksese te metejshme ne vazhdim.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Docteur Mon 27 Jun 2011 - 4:58

Do doja...

-Sa do doja te fluturoja
-Ne krahet e tu te vi te rri
-Sa do doja te me mbushje
-Zemren time me dashuri
-I vetem jam larg teje
-Kaloj kohen ne vetmi
-Pres ditet pa durim
-Te jem prane teje shpirti im
-Sa e forte qenka dashuria
-As largesia smund te na ndaje
-Sa te forte jane ndjenjat
-Zemrat tona te bashkuara i mbane.
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 28 Jun 2011 - 5:09

Harrome te thashe..por ti mos me degjo

Harrome, te thashe .
Harro dhe kohen bashke,
hidherimin mezi e kaperdiva
ndersa fyti thahej cdo dite nga malli .

Kur fjala ngrinte ,ndersa zemra digjej ,
si llave dashurie do vershoja drejt teje,
ashtu si lumi vrapon cmendurisht drejt detit
te zhytem ne kripe, te veteflijohem dhe s'dua me kthim.

Por jo , hije u shnderrova nga ai cast ,
me e zeze se vete nata ,
lundroja ne erresire ndjenjash ,
kur dashuria e etur po mbytej nga lotet.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 28 Jun 2011 - 5:13

Mysafire .

Dashuria ime
aurora e mengjeseve te mia.
Hijet e trishtimit tremb nga syte e mi,
me diellin e buzeqeshjes tende.
Plageve te shpirtit u ve balsam.
Me puthje i qep.
Deshperimit i ngre kurthe,
ne kufijte e durimit.
Lumturine fton mysafire,
ME FUND !!
Kthen gota gezimi.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga WebMaster Thu 11 Aug 2011 - 22:40

Me fytyra te ndryshme anonimesh
me rrjeshta te shkurtra e gjata fjalimesh
mblidhen lloj lloj njerezish
ne nje vend te madh takimesh

Mblidhen bashke e fillojne te diskutojne
me tavolina rrumbullake prej kaucuku kuvendojne
ndodh qe rreth temes shume s'u behet vone
ndaj s'pertojne por nisin e chat-ojne

Dikush i merzitur nga jeta reale
nje tjeter i fiksuar nga ajo virtuale
te tjere per te kaluar kohen e lire
dhe te tjere qe qajne te shkretat halle

Qindra vizitore ketu na vijne
i pasuri dhe i varferi ketu bashke rrijne
nje ambjent kaq i bukur e perfekt
ku robte alkol e duhan nuk pijne

Sherre e zenka te bera po pa zarar
flirte e dashuricka plot po me karar
sa te dush shqipetare neper bote nga malli
shume shpejt jane kthyer ne atdhetar

Qofshin mysliman e qofshin te krishtere
kuvendojne per teologji gjithe shend e vere
Qofshin toske e qofshin edhe gege
diskutojne per gjuhen shqipe qe ka kaq vlere

Gjithe cunat nga Velipoja ne Vermosh
i kena pa genjeshter, te gjithe trimosh
dhe gocat simpatike e te embla saqe
te vje deshira qe per pune shpie ti ndihmosh

Ketu merr kuptim te plote demokracia
se zbatohet dite per dite sociologjia
ketu cdokush eshte popullor dhe vip
e asnje s'ka nevoje ta ruaje policia

Ja pra shifni sa shume veta ketu bisedojne
cdo dite e cdo jave me barcaleta gezojne
a tu befte dita njemije o forum
se ketu shyqyr po nisin shqipot te bashkejetojne
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Next Tue 29 Nov 2011 - 11:19

Vjeshtë, tashmë ! - Por pse të vajtosh një diell të përjetshëm, nëse jemi të përfshirë në zbulimin e ndriçimit hyjnor, larg njerëzve që vdesin stinëve.

Vjeshtë. Anija jonë që ngrihet në mugëtirën e heshtur rrotullohet drejt portit të ankthit, qyteti i bujshëm me qiellin plot njolla zjarri e balte. Ah ! zhele të kalbura, bukë e lagur nga shiu, dehje, mijra dashuri që më ka...
në torturuar ! Ajo s'do t'i japë fund pra aspak kësaj mbretëreshe të kobshme të miliona shpirtrave e trupave të vdekur që do të gjykohen !

Unë e përfytyroj lëkurën të çarë nga balta e nga fatkeqësia, krimba gjithë push e sqetulla dhe akoma, veç kësaj, krimba të mëdhej në zemër, shpalosur midis të panjohurish pa moshë, gjithmonë të rinj, pa ndjesi... Unë do të kisha vdekur aty... përjetim i lemerishëm ! E mallkoj mjerimin.

Unë druaj dimrin sepse është stina e rehatisë!

Nganjëherë unë shikoj në qiell plazhe pa fund mbuluar nga popuj të bardhë të gëzuar. Një vaporr i madh ari, lart meje, tund flamurët shumëngjyrësh nën flladin e mëngjesit. Kam krijuar të gjitha festat, të gjitha ngadhënjimet, të gjitha dramat. Kam provuar të shpik lule të reja, yje të rinj, trupa të rinj, gjuhë të reja. Kam besuar të kap pushtetet e padukshëm. Pra! Unë duhet të gropos përfytyrimin tim e kujtimet e mija!

Një lavdi e shkëlqyer artisti dhe tregimtari gjaknxehtë !

Unë ! unë që i kam thënë vetes magjistar a engjëll, i çveshur nga çdo moral, unë jam bërë baltë, me një detyrë për të rrëmuar, dhe realiteti maja-maja për t'u rrokur! I pagdhendur!

Jam mashtruar? mëshirimi do të ishte motra e vdekjes, për mua ?

Në fund të fundit, unë do të kërkoja ndjesë për të ushqyerit me gënjeshtra. E hajt. Ndonëse pa një dorë mike ! e ku të marrësh ngushëllim ?

Po ora e re është të paktën shumë torturuese.

Sepse unë mund të them që fitorja më është e padiskutueshme: kërcëllimat e dhëmbëve, fishkëllimat e zjarrit, psherëtimat kutërbuese zbuten.

Të gjitha kujtimet e neveritshme fshihen. Pendimet e mija të fundit zhduken, - zilitë për parazitët, kusarët, miqtë e vdekjes, të pashlyerat e çdo lloji. - Të dreqosurit, nëse unë hakmerresha !

Duhet të jesh tërësisht modern.

Pa himne: me hap fitimtar. Ruaj natën ! gjaku i etur nxjerr tym mbi fytyrën time e unë s'kam asgjë pas meje, veç këtij shkorreti të frikshëm !... Beteja shpirtërore është po aq shtazore sa dhe beteja njerëzore; por këndvështrimi i drejtësisë është privilegji i Zotit vetëm.

Megjithatë kjo është vigjilja. Marrim çdo fluks energjije dhe shpirtmirësie të vërtetë. Dhe në agim, të armatosur me një këmbëngulje të zjarrtë, do hyjmë në qytetet madhështore.

Çfarë flisja unë për dorë mike ! Një epërsi e këndshme, për këtë mund të qesh me dashuritë e vjetra mashtruese, e të fshikulloj me turp këto çifte mburravecësh, - unë kam parë ferrin e femrave këtu; e do të ishte e mundur për mua që të zotëroja të vërtetën e një shpirti dhe një trupi.
Lamtumirë - Artur Rembo
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 7 Feb 2012 - 23:18

Heshtje - D.Agolli



Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri

Pushteti i fjalës është i veçantë

Gatuan male dhe kakërdhi.



Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë

Pikojnë çezma me helm të zi

Kujdes me fjalën zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!



Nga fjala humbën Judë e Pilatë

Strategë e mbretër me mbretëri

Kujdes me fjalën zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!



Kur fjala nxiret nga buzët jashtë

Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi

Kujdes me fjalën zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!



Unë fjalën vetë e shtroj në kartë

Dhe brenda syve se ç’është e di…

Kujdes me fjalën zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 18:56

Te putha ne ball ti beje sikur flije,
te putha ne sy ti beje sikur s'shikoje,
te putha ne faqe ti beje sikur s'degjoje,
ah ziliqar
ti puthje ne buze kerkoje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te  ndryshme  - Faqe 3 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi