Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Shko poshtë

Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi  Empty Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Mesazh nga Durrsaku Sun 27 Nov 2011 - 1:07

Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata që do t’i japin jetë festës në Kosovë.

Sheshi “Nënë Tereza” do të ndricohet enkas nga komuna për këtë ditë, ndërsa përgjatë tij do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Komuna përkujdeset për aktivitetet kulturore, një koncert për fëmijët në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë dhe në mbrëmje një koncert festiv në orën 20:00 në sheshin “Nëna Tereza”.

Por mëngjesi i 28 nëntorit fillon gjithashtu me tubimin e Aleancës Kuq e Zi e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të mblidhen Festa e Pavarësisë
Pavarësia, festë në Selanik
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente

në Prishtinë për të hapur një flamur gjigant kuq e zi, i cili mbërrin nga Vlora.

Sic është paralajmëruar marshi nis nga ora 10:30 në Kinema ABC dhe më pas mijëra qytetarë do të marshojnë në shëtitoren nga hotel Grandi drejt New Born-it.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje për të cilën kjo datë ngërthen në vete të gjitha fazat e kombformimit, vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.

Sipas zyrtarëve të VV-së, 28 Nëntori nuk është vetëm ditë pushimi, por mbi të gjitha, ditë festimi, ditë reflektimi dhe ditë angazhimi institucional e shoqëror për kombin shqiptar drejt realizimit të këtij projekti madhor politik që nisi më 1912.

Thaci uron Berishën

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci i dërgoi një mesazh urimi homologut shqiptar Sali Berisha.

"Shpallja e pavarësisë është një akt i rëndësishëm për popullin. Më 28 nëntor u kurorëzua përpjekja për liri", shkruan në mesazhin e urimit Thaci.

Kryeministri vlerësoi ndihmën e vazhdueshme që Shqipëria jep për Kosovën

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=223709&ref=fp
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi