Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ...

2 posters

Shko poshtë

Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Empty Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ...

Mesazh nga Darius Sat 3 Dec 2011 - 11:49

Avdiu Aliu fletë 9 gjuhë të huaja në mesin e të cilave edhe gjuhën japoneze, punon si agjent turistik dhe instruktor i skijimit ekskluzivisht me familjet VIP. Në prill të këtij viti ka organizuar një garë ndërkombëtare ku të gjitha të ardhurat janë destinuar për fëmijët që kanë mbetur pa prind nga Tsunami në Fukushima në Japoni
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Dua_te_investoj_ne_qendren_tur

Bisedë me skiatorin akrobatik Avdi Aliun

Shaban Sinani

Në qendrën e njohur për sportet dimërore Zermat në Zvicër prej para shumë viteve jeton dhe vepron Avdi Aliu një skiator i cili mund të krenohet se është në mesin e sportistëve të parë nga Maqedonia pas mvetësimit, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore “Nagano 1998”

“Është kjo shumë e saktë se isha në delegacionin e sportistëve që morën pjesë në LOD në Nagano në vitin 1998. Por kur nuk do të harrojë edhe faktin se në këtë eveniment më të madh të sportit nuk pata rastin të marrë pjesë në gara për shkak se shkresa për mbushjen e normës olimpike ishte e vonuar nga Federata e Skijimit të Maqedonisë.

Sido që të jetë unë shijova këtë manifestim më të madh botëror” shprehet për gazetën, Avdi Aliu i cili këto ditë gjendet në pushim tek vendlindja e tij në Kamjan .
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Akrobati_nga_kamjani

Avdi Aliu, instruktor skijimi dhe alpinist, është njohës i mirë i këtyre maleve,dy herë është ngjitur në majën e Matterhornit, sikur ecte pa frikë në këto thepa Alpesh.

Ai shprehet se këtu në të gjitha muajt e vitit ka vizitorë, njerëz që e adhurojnë bukurinë e natyrës e të ambientit malor në të gjitha stinët e vitit, por numri i tyre është më i madh nga dhjetori deri në prill kur edhe bardhësia e borës është në një sipërfaqe më të madhe. Sipas tij ka njerëz nga e tërë bota që duan nga afër të përjetojnë bukuritë e këtyre Alpeve dhe të mësojnë përvojën dhe ndjenjën e skijimit.

“Në Zermatt ë Zvicrës ku jetojë dhe veproj aktualisht merrem si agjent turistik por edhe punojë si instruktor i skijimit kryesisht me fëmijët e personave VIP por edhe me vet njerëzit e famshëm. Kjo më ka mundësua shumë që të njohë njerëz të famshëm në lëmin e sportit, artit, kulturës, biznesit,.....” thotë ai.

Ajo që e bënë të madh këtë isha skiator akrobatik është se ai tanimë është i dëshmuar edhe si njeri shumë humanitar . “Të ndihmosh fëmijët jetimë do të thotë të kesh ndjenja. Neve e dimë se në Japoni ndodhi Tsunami, kur numër i madh i fëmijëve mbetën pa më të afërmit e vetë .

Në prill të 2011 ka organizuar garë ndërkombëtare në skijimin akrobatik dhe të gjitha të ardhurat janë destinuar për fëmijët që kanë mbetur pa prind nga Tsunami në Fukushima në Japoni.

Të gjitha të ardhurat nga kjo ngjarje në maj të këtij viti i dorëzuam në qytetin Shinobu afër Fukushima ku në fakt ka qenë epiqendra e tsunamit në Japoni.

Për mua kjo ishte një ngjarje e madhe pasi atje patëm rastin të qëndrojmë plotë 6 javë. Vallë a duhet për këtë koment”shprehet Avdiu Aliu

Si skiator ka marre pjese disa here ne Euro Cup dhe Word Cup,në World Championships in Freestyle Ski(Nagano) Japoni 1997,ne Olympic Winter Games, Nagano 1998, ka zënë vendin e 17 ne Kupën Botërore 2003 ne Japoni ku ne Freestyle garonin 80 sportiste nga e gjithë bota.

Por jo nuk është e tëra meqë Avdi Aliu hapat e para të skitarisë i ka filluar në vitin 1990, në vitin 1991 regjistrohet në klubin e skitarisë në Zermat, suksesin e parë e ka arritur në vitin 1992 duke u ngjitur i dyti në kampionatin zviceran. Deri në vitin 1995 kryesisht ka fituar tituj në Zvicër.

“Fal shokut tim të ngushtë Jurg Biner, në vitin 1995 fillova me skijim akrobatik, ku edhe arrita të bëhem i njohur në të gjitha vendet e botës ku merrja pjesë meqë gjithmonë kam pasur fatin të jem në top 30-shin. Do të përmend vetëm disa nga sukseset në garat ku kam marrë pjesë .
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Mediumet_pe_avdiun

Në vitin 1997 në kampionatin botëror në Nagano isha i 34 nga gjithsejtë 80 garues nga e gjithë bota. Në vitin 199 në Tignes të Francës në kupën botërore isha i 30-ti, në vitin 2000 në La Plagnes të Francës isha i 33-ti në kupën botërore edhe pse këtu kishte borë artificiale dhe kushte nuk ishin të volitshme.

Kam marrë pjesë në Madhona Di Campilio në Itali, pastaj në 2001 në Stinbolley dhe Dyer Vali të SHBA-ve ku isha i 22-ti nga 90 pjesëmarrëse dhe në vitin 2002 në qytetin Inavashin (Fukushima) të Japonisë” dëshmon Avdi Aliu.


Është mikë me pronarin e komapnis Luk Oil, Vagiti Alexperov, nga Azarbajxhani që jeton në Rusi me të cilin edhe bëjnë plane për investime në Shpatet e Sharrit.

Dua të investoj në Qendrën Turistike Dimërore Kodra e Diellit për të zhvilluar sportin dhe turizmin

“Ëndrra ime e kamotshme është që në edhe në vendlindjen time në Maqedoni të investojmë në krijimin e infrastrukturës sportive për sportet dimërore ku vërtet ka bukuri natyrore për zhvillimin e sportit dimëror.

Pra, dëshira ime është e flaktë që të kthehem në vendlindje dhe të hapë një Qendër Turistike Dimërore në Kodrën e Diellit për të zhvilluar turizmin, sportin, kulturën . Unë dua që të shoh një qendër turistike ashtu siç mund të shohim në vendet tjera evropiane” thotë Avdi Aliu.

Pra ky sportist i vyeshëm i cili ka filluar famën e vetë në sport, jeton për sportin dhe synon që kë veprimtari ta përhapë në vend;lindjen e tij në shpatet e Sharrit, ku kushte për zhvillimin e sportit dimëror.
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Avdi_aliu_ne_skijimi
Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Avdiu_ne_mediumet_japoneze_1
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ... Empty Re: Skiatori akrobatik që promovon Maqedoninë në botë ...

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 5:54

Te pakten u krenokan maqedonasit me dicka.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi