Big Mama: Ju rrëfej për operacionet plastike
2 posters
Faqja 1 e 1
Big Mama: Ju rrëfej për operacionet plastike
Ajo është “Big” në të gjitha aspektet. E thjeshtë dhe shumë e sinqertë, flet hapur për shumë gjëra, por dashurinë e zemrës nuk preferon ta bëjë publike ende. Dhe është gati i vetmi personazh publik që deri më tani nuk e kemi parë me ndonjë mashkull për krah.Themi mashkull që ia karrëmbyer zemrën dhe të jetë në lidhje. Big Mama vjen në një rrëfim të saj për “Panorama plus”, duke zbuluar shumë gjëra, marrëdhënien me Tuna Sejdiun, Rovena Stefën, a ka inat dikë nga kolegët, pse parapëlqen të jetë pjesë e organizimeve humanitare…Je fokusuar në Turqi, realizove këngën dhe klipin, si u prite, na thuaj ndonjë moment interesant?Çdo moment imi është interesant e budallallëku im nga natyra e tipi bën që ku të shkoj, e çfarë lëvizje të bëj, nuk krijoj monotoni. Momente të veçanta gjatë qëndrimit në Turqi kam pasur plot, diçka konkrete nuk më vjen në mendje për momentin.
Shumë radio e televizione transmetuan këngën, pastaj media të ndryshme ishin interesuar për të qenë pjesë e tyre. Na thuaj ku ka ngecur puna juaj për të vazhduar karrierën atje.
Do të vazhdoj edhe atje, edhe këtu. Vitin e kaluar u shpërngula krejtësisht në Stamboll, por e pashë që nuk do të mund t’ia dal në skaj, jam mësuar me vendin tim, me shoqërinë, bashkëpuntorët, atje prej zeros kam filluar të njoh e të njihem. Për momentin mendoj se i kam munguar publikut shqiptar, po ashtu më ka munguar edhe ai mua. Ndaj kam ardhur për të realizuar disa projekte në Maqedoni, po ndërkohë do të shkoj dhe do të vij, nuk do ta lë krejtësisht Turqinë, pra në raste nevoje do të shkoj.
Po puna e festivaleve… Bigu nuk shfaqet në festivale, kaq herët keni hequr dorë nga ato?
Jo, nuk kam hequr dorë, por edhe çdo vit pjesë e festivaleve nuk mund të jem. Nuk dua që të bëhem bozë e popullit, edhe pse festivalet i dua, më pëlqejnë dhe shoh se vitet e fundit organizohen në nivel botëror.
Ju keni qenë edhe moderatore (showgirl), pse u larguat nga TV, keni ambicie për të vazhduar ende me ndonjë program të ri?
Kur fillova karrierën time me muzikë, desha që çdo gjë ta bëj shpejt, si festivalet, klipet, prezantuesen. Besoj se ishte momenti që të bëj pak pauzë që mos të bëhem monotone te publiku. Por besoj se tani është koha dhe do të rikthem si me këngë, me prezantim, me të gjitha, po le të mbeten supriza, do të më shihni shumë shpejt sërish nëpër ekrane…
Gjithmonë shfaqeni me një look dhe stil interesant e unik, ndryshe nga flokët e gjata dhe stile të huazuara që kultivojnë këngëtarët tona, çfarë do ndryshoni akoma?
Kur eksperimentoj me flokët, ndiej kënaqësi dhe gjithë stresin e nervat i largoj duke u marrë me flokët dhe më pëlqen që të jem e veçantë, të mos jem si të gjithë.
Nuk ishe e kënaqur me formën e buzëve, që vendose t’i bësh më të mëdha?
Unë të mëdha i kam, por thjesht me hipi qejfi edhe i bëra. Jo se nuk isha e kënaqur dhe nuk i bëra të përjetshme, por për 6 muaj, vetëm sa të shoh a do më shkojnë, si do të dukesha dhe më pëlqejnë shumë, kështu që do t’i bëj prapë (qesh).
E vërtetë që do ikësh prapë në Turqi për një tjetër operacion për të larguar disa kile?
E tash e tepruat, unë u jap dorën, ju më merni krahun (qesh). Ku doli kjo tash? E kam bërë një herë, prapë nuk kam nevojë ta bëj. Por edhe po pata nevojë, prapë do e bëj, por tani nuk e mendoj.
Je i vetmi personazh i njohur që të gjitha i bën publike, vetëm që deri më tani nuk ke publikuar asnjë lidhje, ke thënë që ke në zemër dikë, kë?
Është e vërtetë se nuk kam asgjë të fshehtë, por kjo gjë më takon vetëm mua edhe nuk do ta publikoj se pastaj do më hani shpirtin derisa të më ndani (qesh). Shaka shaka, por le të mbetet imja dhe besoj se kur të vijë koha, do i kuptoni të gjitha, nuk e kam ndër mend ta mbaj të fshehur gjithë jetën.
Flitej se me Tunën keni pasur disa mosmarrëveshje, por në fakt ju jeni mikesha në facebook?!
Me Tunën në adoleshencë kemi pasur një hidhërim, ajo ka mbetur në të kaluarën dhe të harruarën, kemi qenë të reja.. Kur shihemi, respektojmë njëra-tjetrën, kaq.
Po raporti juaj me Rovena Stefën si është? Kemi dëgjuar se ajo ju ka shumë inat…
Është humbje kohe të mendoj dhe të flas për të e të njollos gjithë këtë intervistë të bukur. Kaq, ju falënderoj shumë për intervistën, ishte kënaqësi për mua!
BLERAND REXHEPI PANORAMA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Big Mama: Ju rrëfej për operacionet plastike
sje e vetmja,dhe sna interesojn operacionet e tua plastike.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të dalësh jashtë kontrollit nga operacionet plastike
» Kili intensifikon operacionet e shpëtimit
» Elvana mohon operacionet dhe bëhet bionde
» Orinda Huta: Ju rrefej bashkejetesen me Turin
» Fjolla Morina: Boll me operacionet e mia, ka këngëtare me ndërhyrje “të freskëta”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi