Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

+2
Durrsaku
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga WebMaster Sat 10 Dec 2011 - 8:14

Homoseksualet shqiptarë jetojnë kohë të vështira: mospranimi në një shoqëri konservatore u hap rrugën diskriminimit, dhunës fizike dhe vetëvrasjeve. "Kam bezdi kur kam afër ndonjë homo, me thënë të drejtën nuk e duroj dot, më vjen t'i fus një dru të mirë. Dreqi e mori çfare meshkujsh janë ata. Ta shpifin, nuk i shoh dot me sy." Ky burrë tiranas nuk është i vetmi që mendon kështu.Bezdia, neveria, mospranimi janë shfaqjet më të hasura të homofobisë se burrave në Tiranë. Kur në metropolin e vendit, që ka një mendësi më të hapur, ka një perceptim të tillë të burrave ndaj pjesës së tyre homoseksuale, kuptohet sesi ai radikalizohet në qytete të tjera dhe në provinca të mbyllura të Shqipërisë. Nga ana tjetër një qëndrim i tillë i vetë burrave ndaj homoseksualitetit është një barometër për gjithë shoqërinë, shigjeta e të cilit arrin ngjyrën e kuqe të alarmit.

Sekret dje, e fshehtë sot
Erioni, 48 vjeç, është një nga homoseksualët e Tiranës. Përvojat e tij kapin dy kohë: të shkuarën komuniste dhe këto 20 vjet të një shoqërie demokratike: "Para viteve 90-të, në kohën e regjimit komunist ka qenë një tmerr i vërtetë të mendoje vetëm të thoje 'unë jam homoseksual', sepse kjo dënohej jo vetëm moralisht por edhe me ligj. Ka qenë një tmerr i vërtetë, mund të të dënonin me burg 7-10 vjet. Duhet ta mbaje sekret."
Erioni u shpëtoi burgjeve komuniste por nuk u ka shpëtuar dot fshehjes, frikës, diskriminimit, me të cilat ndeshej dhe po ndeshet në shoqërinë postkomuniste të Shqipërisë.
"Nuk mund ta mendoja se pas 20 vitesh, homoseksualët do të ishin përsëri të fshehur, përsëri të frikësuar, njerëz që do të arrinin deri në vetëvrasje, Vitin e kaluar pati tre vetëvrasje për shkak të braktisjes nga shoqëria, nga familja. Kjo tregon qartë se cila është situata në Shqipëri." - tregon ai.

Diskriminim i hapur

Diskriminimi ndaj homoseksualëve në Tiranë nuk është as i sofistikuar, as i fshehtë. "Është i hapur në ambiente publike, në institucione pune, është i dhunshëm. Kam qenë i pranishëm kur meshkuj kanë keqtrajtuar homoseksualë në mjedise publike, i kanë rrahur dhe goditur në mënyrë shtazarake. Policia jo vetëm nuk i mbron homoseksualët por arrin deri atje sa i godet vetë." - thotë Erioni.
Prandaj ai e mban të fshehtë që është homoseksual, atij i duhet t'ia fshehë shoqërisë dhe familjes preferencën e tij seksuale, ndonëse për këtë ndihet krejt i pafajshëm. Megjithatë për homoseksualët shqiptarë, për këta 'mëkatarë pa faj' një ndryshim ka ndodhur. Ligji 'Kundër diskriminimit' hyri në fuqi në fillim të këtij muaji.

Një ligj jo funksional, i destinuar të mbetet në letër

Ligji erdhi si një nismë e shoqërisë civile dhe u hartua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë. Për Erionin ai është një hap pozitiv, por i pamjaftueshëm për të ndaluar diskriminimin dhe ndryshuar homofobinë e shoqërisë shqiptare. "Ai është një ligj i miratuar për të qenë në rregull me partnerët ndërkombëtarë dhe përmbushur kriteret për anëtarësimn së BE. Mendoj se ky ligj nuk do të jetë funksional, sepse shoqëria është agresive, vetë institucionet nuk kanë ende bindjen për të mbrojtur të drejtat e homoseksualit. Edhe institucionet që do ta zbatojnë këtë ligj vijnë po nga kjo shoqëri që është diskriminuese. Kjo fjalë më duket e butë, homoseksualët në Shqipëri janë të trembur, nuk ndodh që të dalin hapur, pra i parandjejnë të gjitha rreziqet që u kanosen," - thotë Erioni.

Shpresat dhe mbijetesa e homoseksualeve ne Shqiperi

Erioni po u mbijeton rreziqeve. Ai nuk ka ndër mend të largohet drejt një vendi të Evropës Perëndimore, ku homoseksualët si ai gëzojnë të drejtat që u garanton zbatimi i ligjit dhe mendësia e një shoqërie që e pranon atë që është ndryshe nga shumica. "Dua të kontriboj që edhe në Shqipëri të vijë një ndryshim jo ligjor por një ndryshim real, funksional për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve. Shpresoj që pas disa vitesh, nëse bisedojmë prapë, të mos e besoj që t'i kem thënë unë këto fjalë, sepse edhe ne meritojmë të kemi një vend në shoqëri."

Autor: Ani Ruci

Redaktor: Esat Ahmeti
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Durrsaku Sat 10 Dec 2011 - 8:18

te jesh homoseksual ne tirane i thuhet ndryshe by.....r
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Anakonda Wed 25 Jan 2012 - 8:09

Nuk kane te drejtat si homoseksualet neper bote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Emona Wed 25 Jan 2012 - 8:16

Nuk e dija qe Ka Ligj Per Homot...!!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 25 Jan 2012 - 9:22

Pergjithesisht ne Shqiperi drejtesine vetem ne letra e gjen sa per nr ligjesh...te kemi te themi se ekziston ligji...ndaj skan pse ndihen te diskriminuar personat ne fjale.... (tongueout)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Arabela Wed 25 Jan 2012 - 9:30

po pra se ate hall po kemi,, :searching44: :searching44:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë? Empty Re: Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi