Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.

Shko poshtë

Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.  Empty Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Dec 2011 - 9:16

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit“Pse duhet të zhdukë kryeministria filmimet e saj, kur qeveria, siç ka theksuar qindra herë zoti Berisha, paska qenë në mbrojtje të ligjit, të institucioneve dhe rendit demokratik nga grupe huliganësh, kokopalarësh e kriminelësh… – shkruan në një letër të gjatë për Shekullin, avokat Mark Nika, xhaxhai i një prej viktimave të 21 janarit, të ndjerit Aleks. Letra e z.Nika është e dyta letër e hapur paralajmëruese gjatë periudhës post-21 janar. Në brendësi, letra e plotë, ku lexohen ndjesitë e familjarëve të viktimave të 21 janarit, mbi atë që po ndodh sot me ambasadorët, klasën politike, drejtësinë etj.

Akte dhe deklarata që na vrasin për herë të dytë.  Familja-e-alesk-nikes1-300x298
Bashkëshortja e Aleksit dhe dy fëmijët e tij jetimë


I nderuar z.kryeredaktor i Shekullit!“…Po mbushen dhjetë muaj qysh se u ndamë përgjithmonë me Aleksin (Nika), i cili u vra me plumb në kokë me 21 janar nga forcat sulmuese të Sali Berishës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Them forcat sulmuese, pasi Aleksi u vra si një demonstrues opozitar, pa i pasur borxh kujt dhe pa sulmuar njeri, në një distancë prej rreth pesëdhjetë metrash nga porta e jashtme e kryeministrisë. Filmimet e të gjitha mediave televizive të pranishme tregojnë se armët e zjarrit nga Garda u përdorën kur demonstrata po shpërndahej. Po këto media kanë treguar se njëherësh me Aleksin, në harkun e pak minutave, u vranë edhe Ziver Veizi, Hekuran Deda e Faik Myrtaj, si dhe u plagosen dhjetëra të tjerë që i fali pushka. Nuk ka pasur nevojë për hetime të stërholluara për të provuar se Garda u urdhërua të hapte zjarr dhe hapi zjarr në drejtim të popullit, në kundërshtim flagrant me ligjin, kur s’kishte asnjë arsye apo nevojë për ta bërë këtë. Nuk ka pasur e nuk ka nevojë për asnjë hetim për të provuar se me 21 janar 2011 forcat e komanduara nga kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, nuk shpëtuan asnjë jetë, por morën jetë. Morën jetë- shënojeni dhe mbajeni mend mirë edhe ju, zoti ambasador i OSBE-së, që për turp e faqe të zezë mburreni me kontributin tuaj për të mbuluar me vellon e harrimit të vrarët, gjë që ju siguroj, nuk e keni arritur dhe nuk do ta arrini kurrë, pasi nuk ka mundësi që ju të pengoni përgjithmonë zbatimin e ligjit në Shqipëri. Por edhe sikur për një moment kjo të ndodhë, pra të ngrenë duart Prokuroria, Presidenti, Opozita dhe gjithë institucionet e tjera të shtetit demokratik, duhet ta dini se tradita më e mirë shqiptare nuk e pranon gjakhumbjen. Po kjo traditë, nëse vjen puna për të falur, ia njeh këtë të drejtë vetëm familjes që është dëmtuar. Pasi është zbardhur e vërteta e krimit. Ju dhe të tjerë si ju kujtoni se mund të bëni me ngjarjet e 21 janarit politikën e interesave tuaja në emër të gjoja stabilitetit. Si mund të tejkalohet 21 janari pa u zbardhur vrasjet? Deklarata të kobshme si këto në gojën e një diplomati na vrasin për herë të dytë. Ato tregojnë se ju jeni plotësisht jashtë funksionit që u është ngarkuar të kryeni.

Krimi i 21 janarit po vonon e po vonon të zbardhet nga ana e organeve të Prokurorisë. Qysh nga ajo ditë e zezë kemi marrë si familje vetëm lajme të këqija, që nuk na japim shpresë dhe forcë për të tejkaluar sadopak humbjen e djalit të vetëm dhe babës se dy jetimeve. Vetëm na helmojnë më shumë. Në fillim pamë kryeministrin t’u jepte mbrojtje, strehim dhe shpërblim gardistëve të grupit të zjarrit. Pamë prapë kryeministrin t’u turrej me sharje, ofendime dhe akuza, që kanë rezultuar shpifje të trasha, Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama dhe shumë liderëve të tjerë të Opozitës. Pamë disa diplomatë që folën në Shqipëri siç nuk mund të flasim kurrë në vendet e tyre pasi do t’i pështynte populli i tyre. Pamë me vonë tulatjen e Prokurorisë, pamë kursin e ri politik të kryetarit të opozitës, që na la përshtypjen e lënies disi anash të tragjedisë së 21 janarit….Nuk kisha ndërmend t’i numëroj një nga një lajmet e këqija në lidhje me mungesën e drejtësisë për Aleksin dhe të vrarët e tjerë të asaj dite. Mirëpo kjo histori nuk po mbaron kurrë. Ne si familje dhe besojmë gjithë opinioni publik është akoma më i shqetësuar dhe më i skandalizuar se dhjetë muaj me parë me këto që po sheh e po dëgjon së fundi.

Janë fshirë pamjet filmike nga serveri i Kryeministrisë, ku duhej të ruhej filmimi i gjithë veprimeve që kanë kryer demonstruesit dhe Garda. Këtë konstatim të rëndë e kanë bërë ekspertët amerikanë, të cilëve Prokuroria u është drejtuar për ekspertizë. Lajmin e kanë dhënë disa nga mediat e shkruara. Ne si familje revoltohemi me këtë poshtërsi të radhës në radhën e përpjekjeve për të fshehur vrasjet e 21 janarit. Por nuk befasohemi. Për ne dhe për shumicën dërmuese të shqiptarëve, krimi i 21 janarit ka lindur i zbardhur, siç ka shkruar një publicist i njohur. Gjithë vonesat dhe zvarritjet shumëmujore për ta zbardhur edhe në letër nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për ta fshehur. Në këtë pikë kontributi i diplomatëve që mburren për “tejkalimin” e 21 janarit ka qenë dhe mbetet shumë i madh. Pa mbështetjen e tyre askush në qeverinë shqiptare nuk do të guxonte të tentonte të zhdukte një krim me një krim, pra të zhdukte provat filmike për të fshehur të vërtetën e vrasjeve. Kamera e kryeministrisë ka qenë vetëm një nga kamerat e shumta që ka filmuar demonstratën e 21 janarit. Në këtë kuptim, prokurorët që po hetojnë kanë plot filmime të tjera për të mbështetur hetimin e tyre. Por çudia është pse pikërisht serveri i kryeministrisë është fshirë. Pyetja u drejtohet në radhë të parë diplomatëve që përmendëm më lart: pse duhet të zhdukë kryeministria filmimet e saj, kur qeveria, siç ka theksuar qindra herë zoti Berisha, paska qenë në mbrojtje të ligjit, të institucioneve dhe rendit demokratik nga grupe huliganësh, kokopalarësh e kriminelësh të hedhur në sulm nga opozita? Përgjigja është e thjeshtë: në ato filmime nuk ka qenë heroizmi i forcave të kryeministrit , por turpi i tyre. Me sa duket vendimi për të prishur filmimin e kryeministrisë është marrë për njërën nga dy arsyet e mëposhtme: ose aty ka pamje dhe skena të brendshme që nuk i ka kapur asnjë media, ose qeveria ka bërë gati planin e mohimit të gjithë filmimeve të tjera në shembullin e videos “Prifti-Meta” .Kryeministri Berisha kështu e ka nisur e kështu ka ndërmend ta vazhdojë qëndrimin e tij ndaj vrasjeve të 21 janarit. Ne nuk i kërkojmë atij të ndalojë. Në i kërkojmë Prokurorisë të veprojë. Me gjithë vendosmërinë e ligjit. I kërkojmë Presidentit të veprojë. I kërkojmë opozitës të përdorë të gjitha mjetet legale të luftës politike për zbardhjen e plotë të krimit dhe akteve që janë kryer më pas për fshehjen e tij. Ne i kërkojmë ndihmë përfaqësuesit më të lartë amerikan në Shqipëri, ambasadorit Arvizu. Ai është marrë shumë me 21 janarin kur ishte fjala për të ulur gjakrat në Tiranë. Tani është koha për të bërë drejtësi për të vrarët, për të afërmit e tyre, për mbarë popullin shqiptar.Kur sjellin në mend këto dhjetë-njëmbëdhjetë muaj që kaluan, kuptojmë një gjë të rëndë: Reagimi i ashpër, në shkelje të ligjit dhe në shpërdorim të detyrës nga Berisha ka qenë i frytshëm për hesapet e tij.Prokuroria është trembur dhe ka punuar e po punon ngadalë. Është i pakuptueshëm ose i qëllimshëm fakti që hetimi i masakrës iu besua Prokurorisë së Tiranës ( për ekipin e hetimit kam respekt) dhe jo asaj të krimeve të rënda, që është më me përvojë në hetimin e kësaj vepre penale. Asgjë nuk e pengon Prokurorinë të marrë në pyetje ish Ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, që tani nuk ka imunitet? Prokuroria duhet të pyesë edhe Ilir Metën për deklaratat e tij shumë domethënëse para dhe pas masakrës.Presidenti i Republikës nuk është ndjerë më për 21 janarin pas sulmeve të paprincipta të kryeministrit ndaj tij pas një deklarate shumë të kujdesshme e të përgjithshme që bëri zoti Topi se kjo ngjarje nuk duhej të kishte ndodhur. E kemi të qartë jo vetëm ne si palë e dëmtuar, por shumica e njerëzve se Berisha i ka rënë në qafë Presidentit me qëllim që ta kompleksojë, që ky të mos reagojë me forcë për vrasjen e qytetarëve në bulevard nga Garda e Republikës. Për fat të keq, Berisha ia ka arritur qëllimit. Ne mendojmë se Presidenti e ka pasur dhe e ka detyrë kushtetuese jo vetëm të dënojë masakrën, por të kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, apo të Kryeministrit. Presidenti ka munguar me reagimin e tij institucional në shumë skandale të tjera qeveritare në lidhje me 21 janarin.

Pse u hap zjarr kur demonstrata po shpërndahej? Ky veprim i kriminal i dënueshëm nuk është emocional, por i menduar thellë për t’u dhënë një mësim dhe për të ndaluar protestat e opozitës në tërësi. Opozita praktikisht i ka ndaluar protestat pas 21 janarit. Që nga fillimi i kësaj vjeshte ka përqafuar kursin e ri të dialogut dhe marrëveshjeve me qeverinë. Në leximin e sjelljes së opozitës, del se Berisha ka bërë veprimin e duhur duke urdhëruar përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstratës me pasojë vrasjen e katër qytetarëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. E them jo pa keqardhje se po të ishte për ne, kjo opozitë nuk duhej të pranonte të ulej në asnjë mënyrë me ketë qeveri që ka vrarë, pa u zbardhur e vërteta e 21 janarit dhe pa shkuar në bankën e drejtësisë urdhërdhëniet dhe ekzekutorët e vrasjeve. Po të ishte për ne, kjo opozitë nuk duhet të linte derë të Europës dhe SHBA-ve pa trokitur për të vërtetën e 21 janarit , duke vazhduar ndërkohë me protestat në Shqipëri. Ne kemi keq se kemi humbur njeriun tonë të shtrenjtë. E dimë se ky fakt nuk na jep të drejtë të imponohemi apo të futemi në motivet që përcaktojnë politikën e opozitës. Por jo vetëm si pjesëtar i familjes Nika, por edhe si qytetar, duhet të pohoj dy gjëra: E para, Aleks Nika ishte në Tiranë me 21 janar si opozitar i thjeshtë me thirrjen e opozitës së tij. Pavarësisht se çfarë roli kanë luajtur mercenarët civilë në bunkerin e kryeministrisë për të identifikuar demonstruesit, gjë që duhet ta sqarojë hetimi penal, Aleksi nuk është vrarë si djali i Ndue Nikës nga Lezha, por si opozitar i qeverisë së Berishës, si mbështetësi i PS-së, i Opozitës dhe Edi Ramës. E dyta, nuk është opozita që duhet të nxjerrë mësime nga 21 janari, por qeveria që përdori armët e zjarrit kundër popullit, si regjimet e Gegafit të Libisë apo Mubarakut të Egjiptit para se të largoheshin nga skena falë protestave të popullit libian dhe egjiptian. Mitingjet dhe demonstratat e organizuara nga opozita shqiptare për zgjedhje të lira e sensibilizuan Europën në atë masë sa parlamenti Europian nxori një rezolutë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Berisha ia gjeti anën të mos e zbatonte, bile vrau katër vetë, plagosi 27 të tjerë, vrau opozitën dhe i vodhi edhe mandatin e Tiranës – fakt i njohur botërisht. Cilat janë garancitë e opozitës se nuk do të vidhet e dhunohet përsëri nga i njëjti kryeministër dhe e njëjta shumicë e djathtë?Opozita ka detyrim moral e ligjor të na mbrojë ne të vrarëve. Të mbrojë Prokurorinë, e cila ndodhet edhe tash nën trysninë e pushtetit. Edhe sikur të mendohet se gjykimi i drejtë dhe i plotë i masakrës së 21 janarit do të realizohet kur të vijë opozita në pushtet, kjo nuk ka për t’u realizuar, së pari, sepse po zhduken provat, së dyti, sepse do të dalë dikush që të thotë se opozita po bën revansh. Dalja e së vërtetës dhe dënimi i fajtorëve varen nga funksionimi i ligjit që kemi në fuqi. Ne si familjarë të Aleks Nikës, përsërisim thirrjen tonë drejtuar Prokurorisë: më shumë guxim, më shumë veprim për zbardhjen ligjore të 21 janarit.

Mark Nika

Avokat, xhaxhai i Aleks Nikës

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi