Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SKULPTORI ASIM LOKAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SKULPTORI ASIM LOKAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKULPTORI ASIM LOKAJ

Shko poshtë

SKULPTORI ASIM LOKAJ Empty SKULPTORI ASIM LOKAJ

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Sep 2009 - 7:34

SKULPTORI ASIM LOKAJ

( 1951
– 2001 )



(
Nuk jam lis që shkulem, as guri që
derdhem, jam dru i ashtëm i tokës më
pat thënë Asimi, në prill të vitit 1995, në
kafiterinë “Koha” në Prishtinë
)



Asim Lokaj
u lind në vitin 1951 në fshatin Lëbushë të Pejës, në një familje
patriotësh . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen
në Pejë. Hapja e Akademisë së Arteve të Kosovës, dega e skulpturës,
Asimit ia plotëson një nga dëshirat e tija më sublime, regjistrimin
në Akademi. Lisin, pemët, trungun e kumbullës kurrë
nuk e kam shikuar në formën natyrale por si lëndë
për të vu jetën. Jo njëherë po disa herë
kam skulpturuar veten, shokët, miqtë. Artin e skulpturës e kam pasion
të zemrës dhe shpirtit më pat thënë
jo njëherë, po disa herë. Talenti i Asimit, Ismet Jonuzit, dhe artistëve
të tjerë të brezit të tij, bën që
Akademia e Arteteve të Kosovës të
frekuentohet nga studentët më të
zot e më me talent. Talentin për skulpturën e kam dhuratë
të zotit, ndërsa në krijimtari angazhohem aq sa më
lejonë kushtet.Ruste,më tha Asimi gjatë
gjerbjes së kafesë, vepra ime “duart“ që
e paske parë në Tiranë,
është vepra ime më serioze për liri dhe bashkim kombëtar. Kjo vepër
( kryevepër ) e punuar në dru nga duart e arta të
Asimit në kohën më të ndaluar iu dha Muzeut Kombëtar në
Tiranë. Vepra “duart“ është
skulptura që mbushë Muzeun, dhe çdo vizitor që
ka vizituar Muzeun Kombëtar në Tiranë,
është ndalur me respekt përpara
“kushtrimit” prej druri. Jo njëherë
po disa herë Asimit i kam shprehur respekt për veprën
“ duart “. Në bisedë e sipër, Asimi më
pyeti, a i pa “duart” po i thashë, një
orë të tërë, përse një orë më
pyeti, përse a,..se mungonte emri yt,..e
çfarë të bëj tha; duhet të bisedosh i thashë
me stafin e Akademisë së Arteve të
Kosovës, që përmes një promovimi ti vëhet emri i autorit të
veprës“duart” , dakord tha, kjo më
pëlqen. Asim Lokaj për nga natyra nuk fliste shumë, ishte tip meditativ,
ishte i dhënë pas thëllimave dhe sipërfaqeve të
thella. Skulptura thoshte Asimi,nëse nuk i jepesh i tëri të gërryen,
të çmend. Në një intermexo e pyeta Asimin,si po jeton, a poi a del
të mbijetosh. I mbushur frymë më tha;nuk jam lis që shkulem, as
gur që derdhem,jam dru i ashtëm i tokës. Artisti, Asim Lokaj përveç
daltës ai e adhuronte shumë pushkën, artin e të
qënit i lirë. Ishte ushtima e lisave dhe pemëve që
Asimi iu ngjit maleve me trimat e UÇK-së.Në
fronin e luftës Asimi i dha Kosovës pikat e gjakut të
jetës që liria të jetë në duart tona. Me Asimin u njohëm në
Televizion. Asimi punonte në Skenografi,ndërsa unë
në gazetari. Me Asimin, Isa Kadriun, Hamdi Sopën, Bashkim Ramadanin,
Hamdi Gërvallën, Ismet Begollin, Sherif Konjufcën e të
tjerë, jo rrallë kemi diskutuar e debatuar për temat më
të ndaluara përçështjen tonë. Asimi kishte plot ide artistike për
skenën, për teatrin, për baletin dhe poezinë. Asimi e dinte se e
dashura ime ishte poezia, dhe jo rrallë
më ngacmonte me ndonjë varg apo për ndonjë
varg. Përveç “duarve” Asim Lokaj realizoi me shumë
sukses shtatoren në bronx të Naim Frashërit në
Tetovë, në madhësinë 3.10 x 1.oom, pastaj skulpturën
“persiatja”, “portreti” e dhjetëra të
tjera. Asim Lokaj një jetë të tërë
ia kushtoi skulpturës dhe çështjes së
atdheut. Idetë antiplumb të veprës së
Asimit, “duart” janë aktuale dhe japin mesazhe për të
gjitha kohrat. Ky artist i mirëfilltë
dhe patriot ka dy biografi;një të
krijuesit, dhe një të luftëtarit të
paepur. Prandaj, herët a vonë Asimi do të
ketë një vend të nderuar në panteonin e artistëve dhe patriotëve
të kombit. Në këtë ese për artistin Asim Lokaj, ftoj Akademinë
e Arteve të Kosovës, Akademinë e Arteve të
Shqipërisë, Muzeun Kombëtar të
Tiranës, që të bëjnë promovimin

post mortum të veprës së
Asimit “duart”. Me këtë shqiptarët do të
kryenin një amanet të mijëra e mijëra të
rënëve.Unë kujtoj, se nuk do të
jetë larg dita kur me “duart” e Asimit do promovojnë
bashkimin kombëtar. Andaj,lavdi veprës së
Asimit, lavdi!




Rrustem Geci - Dortmund
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi