Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut

Shko poshtë

Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut Empty Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:28

Prishtinë, 12 dhjetor - Disa ditë para se t’ia mësyjnë Mesdheut, tre artistë kosovarë janë ndalur në “Stacion”. Qendra për Art Bashkëkohor në kuadër të projektit për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Bienalen XV të Artistëve të Rinj të Evropës dhe të Mesdheut, ka pasqyruar punën e tre përfaqësuesve kosovarë në këtë eveniment. Në bienalin, i cili në këtë edicion shtrihet në Selanik, Romë dhe Kazablankë, do të marrin pjesë Shota Bukoshi, Arbër Selmani dhe Liburn Jupolli.

Puna e Shota Bukoshit (kinematografi), Arbër Selmani (letërsi) dhe Liburn Jupollit (muzikë) do të shfaqet në ngjarjen e dytë të Bienalit që mbahet në Romë të Italisë prej 16 dhjetorit deri me 18 dhjetor 2011, në “MACRO – Museo d'Arte Contemporanea di Roma”. Në këtë eveniment artistik, Bukoshi do të marrë pjesë me filmat e saj të shkurtër “Dy rrëfime dashurie” dhe “Aureola e shthurur”. Selmani në këtë bienal prezantohet me shkrimin “Çka nuk vret, të bën më të fortë”, derisa Jupolli do të prezantojë një pasqyrim

mbi filmat dhe muzikën ‘horror’, zhvillimin e stilit dhe prezantimin muzikor në instrumentin të cilin ai vetë e ka dizajnuar – kitarën me tetë tela që e ka quajtur “Octo”.

Pjesëmarrja e artistëve kosovarë në këtë bienal edhe këtë vit organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, me synimin që përfaqësimi i artit dhe i kulturës që krijohet në Kosovë, por edhe pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në art e kulturë në Bienalin XV i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu të shënojë një kthesë domethënëse në përfaqësimin ndërkombëtarë të praktikave të reja artistikë të kësaj skene./koha.net/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi