10 vendet më të lumtura në botë (FOTO LAJM)
2 posters
Faqja 1 e 1
10 vendet më të lumtura në botë (FOTO LAJM)
Çfarë është lumturia? Charles Schulz thotë se është si një qenush i gëzuar ndërsa John Lenon mendon se lumturia është si një armë e nxehtë. Çfarëdo qoftë ajo, në botë ekzistojnë shumë matës të lumturisë së vendeve, por një nga ato më seriozët është Legatum Institute.
Studimi i këtij Instituti i publikuar në revistën Forbes, bazohet në të dhëna 40 vjeçare dhe e vlerëson lumturinë e vendeve duke matur; ekonominë, sipërmarrjen, qeverisjen, edukimin, shëndetin, sigurinë, lirinë personale dhe kapitalin shoqëror.
Në renditjen për vitin 2011 ajo pozicionin si vendin më të lumtur Norvegjinë. Prej tre vitesh ky cilësohet si vendi më i gëzueshëm në tokë. /albeu.com/
Ja 10 vendet më të lumtura në botë:
1. Norvegji - Për të tretin vit në vend të parë. Me një GDP prej 54 000 dollarë për vit është mes vendeve më të pasura në botë dhe i pari vend social si dhe i dyti sa i takon sigurisë.
2. Danimarkë - Për të tretin vit qëndron në vendin e dytë. Vendi i vogël është i pari sa i takon sipërbarrjes dhe mundësive dhe bazohet në një nivel të lartë të kualitetit social. Ka konston më të ulet në botë të jetesës.
3. Australi - Është ngjitur nga vendi i pestë në të tretin për shkak të edukimit të përkryer, qeveri efiçente dhe zhvillimit të tregtisë bazuar tek burimet natyrore.
4. Zelanda e Re - Zelanda e Re është e dyta sa i takon qeverisje, edukimi dhe lirisë personale. Nuk ka vend më tolerant për emigrantët.
5. Suedi - Ka nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në politikë dhe barazinë sociale kombinuar kjo me mbrojtjen e mjedisit dhe teknologjinë e lartë.
6. Kanada - Vendi më i lulëzuar në Amerikë. Kanadaja renditet e para sa i takon lirisë personale. Një vend me hapësira gjigande ajo njihet si vend shumë tolerant dhe mikpritës.
7. Finlandë - Ashtu si “motrat e saj skandinave”, feja është një mendim i mëvonshëm në Finlandë, pasi me vetëm 13% shkojnë në kishë. Ajo renditet e treta në arsimim dhe sipërmarrje.
8. Zvicër - Numër një në qeverisje, e dyta për shëndetin dhe ekonominë. Vendi më i stabilizuar në Evropë.
9. Hollandë - Ka një demokraci të fuqishme me liri të gjerë civile dhe më shumë kohezion social, raportohet se 90% e holandezëve marrin kënaqësi të përditshme nga rrethinat e tyre natyrore.
10. SHBA - Një vend i përkryer për të nisin një biznes. Gjithashtu është numër një për shëndetin, ujin e pastër dhe është qeveria që shpenzon më shumë për kujdesin shëndetësor.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: 10 vendet më të lumtura në botë (FOTO LAJM)
a sa qef e kam ket shban vend shum shum perrallor
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 10 vendet më pak të lumtura në botë (FOTO LAJM)
» Vendet më të bukura në botë (FOTO LAJM)
» Foto lajm...
» Foto – lajm: Natyra na mrekullon përsëri, flutura hap flatrat për herë të parë…
» Bukuritë e botës ku jetojmë (FOTO LAJM)
» Vendet më të bukura në botë (FOTO LAJM)
» Foto lajm...
» Foto – lajm: Natyra na mrekullon përsëri, flutura hap flatrat për herë të parë…
» Bukuritë e botës ku jetojmë (FOTO LAJM)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|