Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte

2 posters

Shko poshtë

Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte Empty Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte

Mesazh nga WebMaster Sat 19 Sep 2009 - 6:13

Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte
Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte 1236334200-josheseNuk eshte e lehte qe nje femer e cila ka plot detyrime familjare te kete shume kohe per t’u kujdesur per veten e saj. Por nuk eshte kurre vone qe sapo te gjeni pak kohe te lire t’u futeni punes per te ndryshuar dhe per te qene sa me terheqese ne syte e partnerit. Duket si nje enderr qe nje grua te luaje nje rol te tille pas 10 oresh pune, pa permendur detyrat qe duhet te permbushe ne familje. Eshte per te ardhur keq qe femrat nuk po e perdorin me kete sharm te tyre. Tani ka ardhur koha qe femrat te zgjohen dhe te behen "perendesha te seksit". Pikerisht per kete arsye seksologet rekomandoje 20 menyrat per t’u bere joshese.
1- Thuaj disa fjale partnerit para se te shtrihesh ne krevat, qe mund te jene fjale çfaredo dhe nuk ka pse te aludohet seksi. Thoni ato fjale me ze seksi, qe te duken te buta dhe deri diku te pista.

2- Mos vish kemishe nate pasi te kesh bere nje dush. Thjesht mbulohu me nje peshqir, mundesisht te shkurter, pa fshire pikat e ujit te mbetura ne lekure. Lereni qe peshqiri te tregoje pjeset me magjepse te trupit tuaj.

3- Beni ecjen tuaj sa me shume seksi duke u perpjekur te lekundni vithet tuaja dhe mos harroni te mbani drejt kurrizin tuaj qe te evidentohet sa me shume gjoksi dhe te duket me shume vrull.

4- Nje ere e lehte djerse mund te shtoje kenaqesine e dyanshme gjate parapritjes per seks. Kjo nuk do te thote se ju keshillohet te beni stervitje para se te beni seks, por mund te merrni ne konsiderate nje zbavitje te vogel ne qilim.

5- Shpikni nje nofke per veten tuaj. Diçka te kendshme, te embel dhe te shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos te dije per te.

6- Kollituni pak me shume se sa duhet. Vishni te brendshme te stilit te larte, mendafsh me dantelle. Perseri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do te vereni se do te keni nje gjendje shpirterore shume sensuale duke ndjere prekjen e mendafshit ne lekuren tuaj.

7- Mos qendroni me ne distance pasi bashkeshorti juaj mund te mos kuptoje qellimet tuaja te prapta.

8- Harrojeni per disa dite rrobat e perditshme te shtepise. Vishni pantallona te shkurtra me nje prerje shume te shkurter dhe lini te brendshmet tuaja ne sirtar. Nisni nje bisede perfundimi i te ciles do te jete zhveshja, ne menyre qe partneri te shohe se ju s’kishit asgje poshte.

9- Hartoni vete nje plan seksi te papritur.

10- Vishni fustan te tejdukshem dhe qendroni aty ku drita ndriçon me shume. Se shpejti do ta kuptoni se çdo te ndodhe.

11- Blini nje fustan nate apo rrobe shtepie me shume kopsa. Lerini disa prej tyre zberthyer, qe te shihni se çdo te ndodhe me pas.

12- Shiheni ate direkt ne sy, sikur po kerkoni diçka ne syte e tij. Ai me siguri do t’ju pyese perse po e veshtroni aq shume.

13- Nje kercim i improvizuar erotik eshte gjithnje i mirepritur.

14- Nese kohet e fundit keni qene pasive, atehere vereni veten ne rolin kryesor. Shpesh burrave u pelqen qe te drejtohen nga grate ne momentet e tyre te afshit.

15- Luaj rolin e vajzes lozonjare dhe flirto me te ne menyre shume energjike. Ngadale por me siguri ripunoni me menyrat e vjetra te sjelljes, filloni te qeshni nen hunde ashtu si ne fillimet e lidhjes tuaj.

16- Mos e rendoni veten me tualet gjate nates. Burrave u pelqen t’u rreshqase dora ne fytyren e femres.

17- Vendosni vetem pak shkelqyes ne buzet tuaja per t’i embelsuar ato.

Intimiteti dhe mirekuptimi

Meshkujt frikesohen se gjate lidhjeve nuk do te realizojne intimitet dhe mirekuptim per jete te kenaqshme seksuale. Nese edhe partneri juaj e ndien kete frike, eshte e sigurt se ju nuk flisni hapur per seks. Ju mund te bisedoni per ndjenjat, synimet profesionale, per planet qe keni me femijet tuaj... por vetem per seks jo. Ky eshte problem i shpeshte midis partnereve, ngaqe meshkujt mendojne se seksualiteti eshte çeshtje instinktive, shume e natyrshme per te cilen nuk ka nevoje te flitet. Por pas heshtjes se tij mund te fshihet frika se deshirat e tij seksuale ju duken te pahijshme. Gjate aktit seksual ju shikon ne sy? Ndjek çdo ndryshim ne frymemarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: "Te pelqen"? Keto shenja nuk duhet lene pas dore: nese vazhdimisht eshte i kujdesshem, e harron veten dhe mund te ndodhe qe ta humbe ereksionin. Nje marredhenie ka gjithmone nevoje per perkujdesje.

Ç’mendojne meshkujt

Frika kryesore e mashkullit eshte ne do te jete ai i afte te realizoje nje marredhenie te plote dhe te kenaqshme, nga e cila pastaj vijne te gjitha frikerat. Eshte e shpeshte ne fillim te lidhjes ose te kontaktit per nje nate. Te çiftet me me pervoje kjo frike humb ngaqe kenaqesia e partneres eshte deshmi e aftesise te tij. Ne qofte se ai eshte edhe me tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj me te gjate, pyesni veten - mos eshte problemi te ju? Ndoshta e vleresoni ashper ose mendoni se nuk eshte mjaft i mire per ju. Pas aktit, shpeshhere ju pyet: “A te pelqeu?”. Per shkak te ngarkeses se vazhdueshme, nuk mund te arrije ate qe do. Ndonjehere deshiron te beje me shume dashuri sesa seks, duke e bere marredhenien te bezdisshme. Ne qofte se doni te keni mirekuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Mundohuni te krijoni nje marredhenie me sa me pak komplekse.

Ndjenjat dhe kujdesi

Studimet me te fundit te psikologeve kane arritur ne perfundimin se kuptimi "shkull i vertete"nuk njesohet me fjalen rebel por “i ndjeshem”. Disa vite me pare me “mashkull i vertete”, etiketoheshin ata qe kishin marredhenie te shumta seksuale me partnere te ndryshme dhe ne shtratin e seciles prej tyre nuk e benin asnjehere pyetjen “Te pelqeu?!”. Tani, thone psikologet, do te degjosh nga goja e nje femre “ai eshte mashkull i vertete”, nese kujdeset veçanerisht per ndjenjat e saj. Pa pyetur fare per ndjenjat e tyre, sot me e rendesishmja eshte te kenaqet partnerja. E frika se “ajo nuk do te arrije kulminacionin erotik eshte aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth. Meshkujt bashkekohore me shume frikesohen se nuk do te kenaqin partneren sesa nga fakti se nuk do te arrijne kenaqesi per vete, thone psikologet. Keshtu hyjne ne nje rreth vicioz: frika shton mundesine e ejakulimit te parakohshem.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte Empty Re: Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Apr 2012 - 18:40

coollllllllllllllll lol.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi