Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit

Shko poshtë

Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit Empty Promovohet, romani, “Edhe shiu ka gojë” i Besim Hotit

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 6:34

Mitrovicë – Promovimi i këtij libri u organizua në praninë e shumë të ftuarve, në një ambient të këndshëm në selinë e Shoqatës “Handikos” në Mitrovicë, e cila përkujdeset për personat me aftësi të kufizuar.“Tema është çështja imagjinare, por që më jep ndjenjën si gjënë më të vërtetë të kësaj bote”, ka thënë Hoti, duke e quajtur librin si të veçantë për shkak të karakterit që përmban.

Sipas autorit, 600 libra nga gjithsej 700 të botuara (një pjesë i janë dhuruar bibliotekës së qytetit), i jepen donacion Shoqatës “Handikos” me seli në Mitrovicë, nga shitja e të cilave do të përfitojnë anëtarët e kësaj Shoqate për nevojat e tyre.

“Të gjitha të ardhurat i dedikohen Shoqatës ‘Handikos’ si mjet pune, ndërsa për qytetarët shpresoj të hapet një derë për socializimin e tyre me këta njerëz”, u shpreh Hoti.

Ai falënderoi Kuvendin Komunal, përkatësisht DKRS-në në Mitrovicë, dhe të gjithë ata të cilët kontribuan dhe besuan në të arriturat e këtij libri, të cilët siç u shpreh ai, do të mbeten pjesë e kujtimit të përhershëm për të.

Ndërkaq, Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u shpreh të jetë i lumtur që një fytyrë publike, siç është zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, ka bërë promovimin e librit të tij të dytë. “Uroj që këtij njeriu edhe në të ardhmen t’i shërbej mendja dhe penda.

Ndjenjën për të mbështetur këtë projekt e ka bërë edhe më të fuqishme fakti se të gjitha të ardhurat nga shitja e librit do t’i dhurohen Shoqatës ‘Handikos’”, ka thënë Osmani, duke uruar që vepra të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, Merita Voca, kryetare e Shoqatës ‘Handikos’ në Mitrovicë, falënderoi autorin e librit për gjestin human, duke vlerësuar lartë kontributin e tij ndaj kësaj Shoqate.

Të pranishëm në këtë promovim ishin edhe disa nxënës të shkollës fillore ‘Andon Zako Çajupi’, të cilët me prezencën e tyre shprehën gatishmërinë për të kontribuar në shitjen e këtij libri. “Kemi ardhur të ndihmojmë edhe ne këtë pjesë të shoqërisë, të cilën nuk e shohim asnjëherë ndryshe, por gjithmonë të barabartë me ne”, thanë ata. (LajmeShqip.com)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi