Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

5 posters

Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 16 Dec 2011 - 5:14

[You must be registered and logged in to see this image.]Një femër që lidhet me një mashkull me të ri në moshë komentohet shpesh si lulja që po vyshket dhe ka nevojë për t’u ujitur.
Ndërsa partneri i saj më i ri shihet shpesh nga shoqëria si i dashuri-loder, Piter Pani që refuzon te rritet apo një “shkencëtar” që zbavitet me subjektin e eksperimentit të tij.
Rastet e marrëdhenieve të tilla i shohim përditë sidomos në media. Yjet e Hollivudit, ilustruesit më të mirë të këtyre raporteve, po krijojnë dita-ditës bindjen se mosha nuk është me kriter kur vjen puna te çështjet e zemrës.
Prej shekujsh janë të njohura të ashtuquajtura faktet shkencore të cilat provojnë se meshkujt kërkojnë femra të moshës së tyre apo më të reja për qëllime riprodhimi, ndërsa femrat duan meshkuj të moshës se tyre ose më të mëdhenj për mbështetjen financiare dhe emocionale.
Pra, çfarë e “ndez” mekanizmin që krijon lidhjet mes femrave të pjekura me djem më të rinj në moshë.
Disa shprehen se femrat e pjekura e kërkojnë shoqërinë e meshkujve më të rinj se vetja për shkak të energjisë që ata kanë. Djemtë e rinj janë përgjithësisht të këndshëm dhe spontane. Ata mund të jenë me fleksibel në marrëdhenie dhe nuk kane egon e një burri të moshës mesatare.
Duke lënë menjanë interesin financiar, i cili në disa raste shihet si arsyeja kryesore që mban në këmbë këto lloj marrëdheniesh, le të ndalemi në shkaqet që i shtyjnë meshkujt e rinj drejt femrave më të mëdha në moshë.
1. Pjekuria.
Femrat me te medha ne moshe kane me shume eksperience dhe kjo i ben meshkujt te ndihen me rehat ne marredhenien me to. Vajzat e reja jane me pak te qendrueshme ne mendime ne krahasim me grate e pjekura, te cilat e dine se çfare duan dhe jane me te pergjegjshme ne marredhenie.
2. Të qenit tabu
Njihet tendenca e njeriut për të dëshiruar atë që është e ndaluar. Të qenët “mollë e ndaluar” i bën shumë tërheqëse femrat më të mëdha në moshë.
3. Konkurrenca më e vogël
Vajzat e reja mund të kenë shumë admirues, ndërsa gratë e pjekura ofrojnë alternativën. Ka gjithnjë e më shumë gra tërheqëse beqare ose të divorcuara që janë të hapura për eksperienca me djem të rinj. “Gjueti” të tilla gjejnë vend në internet dhe në baret e qyteteve të mëdha.
4. Marrja e përgjegjësisë
Djemtë e rinj nuk kanë shumë eksperience me femrat dhe mund të mos e dine çfarë duhet të presin prej tyre. Ata ua lënë komandën partnerëve të tyre më të mëdha, të cilat janë gjetur më parë në situata të tilla. Një gjë e tillë duket se vlen edhe për anën seksuale. Shumica e njerëzve mendojnë se seksi bëhet më cilësor me kalimin e moshës dhe një partnere me eksperience konsiderohet si element plus. Femrat e pjekura e dinë se çfarë duan dhe dinë të kënaqin një mashkull në shtrat.
5. Inteligjenca dhe besimi në vetvete
Njerëzit fitojnë më shumë besim në vetvete me kalimin e viteve. Shumë prej meshkujve të rinj në moshë tërhiqen nga gra në moshë, pasi i gjejnë ato me pak sipërfaqësore. Për ta, një bisedë me një grua të tillë mund të jetë shumë më interesante dhe e zgjuar sesa me bashkëmoshataret e tyre, shpesh të papjekura dhe të cekëta.
6. Pavarësia financiare
Shumica e femrave të pjekura janë financiarisht të pavarura dhe kanë karriera të suksesshme. Meshkujve u pëlqejnë partneret që dinë të mbajne veten dhe nuk kanë nevojë që dikush të kujdeset financiarisht për to.
7. Nevoja për figurën e nënës
Thuhet se meshkujt kanë fëmijën brenda vetes. Një grua e madhe në moshë di ta plotësojë shumë mirë këtë nevojë.
8. Tërheqja dhe dashuria
Disa meshkuj çuditen se si shokët e tyre të rrethuar nga vajza të reja tërheqëse joshen nga gra më të mëdha në moshë. Por faktet tregojnë se shumë femra të pjekura janë tërheqëse dhe në lidhjet me to mund të gjendet romanca apo dashuria. Cilët djem mund t’u rezistojne 40-vjeçareve, si: Uma Turman, Xhenifer Aniston, apo Salma Hajek?
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga Arabela Fri 16 Dec 2011 - 5:49

gjitha arsye te pabaza,,nuk ja kane idene fare,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga Anakonda Sun 29 Jan 2012 - 6:31

Asnje nga keto te dhena nuk vlejne,kur te bie dashuria nuk ke cben pasi nuk ia mohon dot ate ndnjenje zemres.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga dajti modh Sun 29 Jan 2012 - 6:42

ato me ecsperience ..gjithmone jane nje shkalle me lart celebrate005
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga Space Sun 29 Jan 2012 - 7:34

me mir i vjeter :P
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet? Empty Re: Të dashurosh një më të ri në moshë, arsyet?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi