Shkoi me pistoletë në zyrat e MPJ, gjykata e mbyll gruan në psikiatri
Faqja 1 e 1

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka vendosur pak ditë më parë të shtrojë në një spital psikiatrik Margarita Zenelajn, e cila u ndalua më datë 06.12.2011 në ambientet e Ministrisë së Jashtme me një pistoletë në çantë.
Sipas vendimit të Gjykatës, mësohet se Zenelaj vuan nga sëmundja psikike e “Psikozës Manjakale” dhe për këtë arsye ajo duhet të shtrohet në një spital. Në vendim thuhet se në datën 06.12.2011, organi i policisë është njoftuar nga punonjësit e Shërbimit të Informacionit të Ministrisë së Jashtme se një qytetare insistonte për të hyrë brenda ambienteve të Ministrisë. Patrulla e Policisë ka shkuar menjëherë dhe ka gjetur Margarita Zenelajn tek dera e Zyrës së Informacionit. Punonjësit e policisë, kanë kontrolluar çantën e saj dhe në të kanë gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Parabel” dhe një karikator me tetë fishekë. Në këto kushte, më datë 06.12.2011, ora 16:00, Policia Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka kryer arrestimin në flagrancë të Margarita Zenelajt, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Nga epikriza e lëshuar nga eksperti psikiatër-ligjor Dr. G.M., rezulton se e ndaluara vuan nga sëmundja psikike e “Psikozës Manjakale” dhe për pasojë rekomandohet shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik. Në raport me rëndësinë e faktit, duke mbajtur parasysh kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal, Gjykata çmon të drejtë kërkesën e prokurorisë, duke konkluduar që në rastin konkret ndaj personit nën hetim, Margarita Zenelajt, duhet të caktojë si masë sigurimi personal atë të “shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Kukës, bllokohet puna në zyrat e aplikimit për pasaporta
» ZYRAT\Itali dhe Greqi,sa do te kushtoj pasaporta e nje emigranti..
» Tiranë, zënkë në “bllok”, i riu qëllon me pistoletë
» Korcë, sherr në zyrat e Omonia-s
» A lejohet te punoje femra ne zyrat shteterore?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|