Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli”

Shko poshtë

Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli” Empty Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli”

Mesazh nga Emona Sun 18 Dec 2011 - 3:12

Arif Bozaxhi - laureat i çmimit “Esad Mekuli” 18arifi_1812110952_1Prishtinë, 18 dhjetor – Të shtunën, në Prishtinë, në takimin letrar “Esad Mekuli” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës u shpall laureati i sivjetshëm i çmimit “Esad Mekuli”, të cilin e mori shkrimtari, Arif Bozaxhi.

Arif Bozaxhi – është emër i njohur në botën letrare, një poet, publicist e përkthyes, por dhe njëri nga veprimtarët që u dallua posaçërisht nga fundi i viteve ‘80 së bashku me atdhetarët e tjerë të Kosovës për çlirimin e saj nga zgjedha jugosllave. Angazhimi i tij para, gjatë e pas Luftës së UÇK-së në shumë fusha ka dëshmuar përkushtimin e tij për të ndihmuar proceset në të gjitha segmentet shoqërore, saqë i ndjekur nga pushtuesit serbë, do të detyrohet të strehohet përkohësisht në Gjermani, ndër të tjera, thuhet në vendimin e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Poet me prirje të veçantë krijuese, me një varg eliptik dhe figura stilistike e të mendimit, të cilat i përdor në mënyrë inventive, poezisë së Arif Bozaxhiut i japin një ton dhe një qasje të mëvetësishme.

Poeti, publicisti e përkthyesi Arif Bozaxhi shkruan në turqisht, në shqip e në gjuhë të tjera dhe në këtë kontekst ka dhënë ndihmesën e tij edhe si përkthyes, duke prezantuar veprat e tij, por edhe krijimtarinë tonë letrare në qarqe evropiane e botërore.

Autor i disa veprave poetike në turqisht, shqip e në gjuhë të huaja, i përfaqësuar në rreth tridhjetë antologji të ndryshme të botës, që është dëshmi e receptimit të vlerave poetike të tij dhe e komunikimit me botën letrare, krijimtaria e Bozaxhiut shquhet edhe me thellësinë e ndjenjës dhe me vargun eliptik, kërkime që i bën pa reshtur, duke gjetur figura e shprehje stilistike, që poezisë i japin kontura të pastra artistike, duke dëshmuar individualitetin e tij krijues. Duke qenë kërkues i së bukurës dhe sfidues i së shëmtuarës, poezia e tij me varg metaforik e eliptik është e frymëzuar dhe funksionale, ka dimensione shoqërore, politike, intime e artistike.

Ka botuar, ndër të tjera, edhe veprat poetike “Hiri i lotit” (1996), botuar shqip e gjermanisht, “Flutura në grila” (2005), në shqip e anglisht dhe më vonë edhe frëngjisht, si dhe krijime të tjera. Tani janë në proces të botimit edhe dy vepra të këtij autori, “Ëndrra e shiut” në shqip dhe “Pesha e gjithësisë” në gjuhën turke.

Duke pasur parasysh këto dhe vlerat e tjera të krijimtarisë letrare të tij, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në mënyrë unanime vendosi që sivjet laureat i çmimit “Esad Mekuli” të jetë poeti i nderuar turk, Arif Bozaxhi, theksohet në kumtesë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi